23/11/2024

Ervin Bushati: Albumi i ri do të vij me mjaft surpriza

0

Ervin Bushati tregon për karrierën e tij si këngëtarë. Ai tregon për eksperiencën e tij me grupin “Mister’ dhe për shkëputjen nga ky grup. Karriera si solist ka qenë shumë më e suksesshme megjithëse edhe grupi “Mister” ka lulëzuar në kohën e tij shprehet këngëtari Ervin Bushati. Lidhur me shkëputjen e tij nga festivalet ai shprehet se, “Kam kohë që nuk kam marrë pjesë në një festival. Vitin e kaluar morra pjesë në festivalin “Mikrofoni i artë”. Por kjo nuk do të thotë që unë nuk do të marr pjesë në një festival në të ardhmen. Nuk e kam quajtur të domosdoshme që të jem pjesë e tyre”.

-Si ka qenë eksperienca juaj me grupin “Mister”?
Grupet muzikore kanë qenë një shkollë shumë e mirë për të gjithë këngëtarët që tashmë jam promovuar shumë mirë edhe vetëm. Mund të përmend grupe të njohura rrok. Për mua ka qenë një shkollë shumë e mirë grupi “Mister”, bashkëpunimet gjithmonë janë shumë të bukura. Grupi “Mister” për mua ka qenë një eksperiencë shumë e bukur. Ne ishim ndër të parët grupe ‘dens’ dhe për më tepër ne futëm edhe rrymën ‘tekno’ në muzikën e lehtë shqiptare. Mund të përmend këtu festivalin e vitit 1993 me këngën “Vlera e X”. “Mister” është një grap që rezistoj për më shumë se tetë vjet dhe ishte një ndër grupet më të preferuar të kohës. Unë u rrita së bashku me grupin “Mister”, isha vetëm 17 vjeç.
-Si e shpjegoni faktin që shumë grupe ekzistojnë për një farë kohe dhe më pas ndahen?
Sepse Shqipëria është e tillë. Tregu muzikor është i tillë në Shqipëri por edhe në botë. Grupe shumë të mëdha ekzistojnë për një farë kohe dhe më pas ndahen sepse gjithsecili vazhdon rrugën e tij solostike. Në grupin “Mister” kanë hyrë dhe kanë dalë shumë këngëtare, por unë mendoja se numd të jepja më shumë vetëm si solist. Una kam nxjerrë edhe dy albume dhe tani po bëhem gati për të tretin.
-Grupi “Mister” ka patur këngë veçanta…
Po, kanë qenë vërtetë këngë të goditura. Është menduar një vit për një këngë sepse atëherë një festival ka ekzistuar. Kemi patur një bashkëpunim të shkëlqyer me të madhin Vangjel Kozma, ai ka bërë të gjitha tekstet e grupit “Mister” dhe kanë qenë shumë të goditura me orkestracionin. Edhe atë mund ta quaj fare mirë si pjestarë të grupit.
-Më pas ndahet grupi dhe ju dilni në skenë si solist. Pas sa kohësh ka ndodhur kjo dhe kur ka qenë suksesi më i madh?
Pas gjashtë muajsh në treg të albumit “Mister” me hitin e tij “Jepma mollën”, album i cili pati një rekord shitjesh, m’u kërkua që të bëj një produksion tjetër. Kështu që unë mendova të bëj një bashkëpunim me këngëtarin Bujar Qamili dhe a pata të ftuar në albumin tim personal me titull “Kam mall”. Mendoj se ishte një “booom” ky album.
-Si e priti Bujar Qamili këtë bashkëpunim?
Në fakt nuk ishte një ide e Bujar Qamilit ky bashkëpunim megjithëse ai e përdori në një koncert recital në Pallatin e Kongreseve dhe ndër të tjera ai kishte edhe këtë duet. Ai e mundësoj këtë këngë me një orkestër “live” dhe kur unë u bëra gati për nxjerrjen e albumit tim më pëlqeu që këtë këngë ta kisha në albumin tim. E orkestruam këtë këngë në një studio, e orkestroi Jetmir Mehmeti, kompozitor me të cilin unë kam bashkëpunuar herë pas here. Kjo këngë u pëlqye mjaft në tregun muzikor. Që nga ajo kohë këngëtarët e tjerë krijuan përshtypjen se unë kisha patjetër një bashkëpunim në album. Edhe tani që unë po merrem me albumin tim të ri më pyesin nëse kam një bashkëpunim të ri edhe në të.
-Pas bashkëpunimit me Bujar Qamilin ju keni patur edhe një bashkëpunim me këngëtaren e njohur Irini Qiriako…
Ka qenë një ftesë e Irini Qiriakos. E dëgjova këngën ashtu si e këndon Irini, me polifoninë e mrekullueshme që këndon zëri i saj. Mendova se ky bashkëpunim do të ishte i bukur. Kjo këngë u bë shumë gazmore, e shitur dhe shumë e kërcyer.
-Pjesmarrja e aktorëve në videoklipin e këngës është një plus për këngën?
Aktori i humorit vjen natyrshëm në këngë. Për ne erdhi shumë natyrshëm, nuk mund të them që këngëtarët e tjerë kopjuan stilin tonë, por nëse kënga pranon aktorin e humorit apo qoftë çdo element tjetër do të ishte shumë bukur, por gjithmonë nëse vjen natyrshëm. Mendoj se me këngën “Lidhe qenin” ne goditëm.
-Kur ka dalë albumi juaj më i fundit?
Albumi i fundit ka mbushur dy vjet e gjysmë që është në treg. Tani kam gati albumin tjetër, e kisha planifikuar për në verë, por u vonova pak në studio sepse kërkoj më të mirën. Nuk ngutem asnjëherë për të nxjerrë një album sepse albumi është domosdoshmërisht në kohën e vet dhe unë mendoj se çdo album tjetër që do nxjerr do e shikoj gjithmonë pak më mirë dhe do punoj pak më shumë. Nuk kam dëshirë që të rrëshqas në një shkallë që unë e kam arritur në vite.
-Përzgjedhja e materialeve për një album është në grup ato personale?
Them që është personale e imja sepse unë e nuhas mirë tregun dhe dëgjoj shumë këngë të kolergëve të mi dhe shoh se çfarë kërkon tregu. Unë jap gjithçka timen në këngë dhe nuk influencohem nga tregu.
-Ju këndoni edhe këngë balade…
Ishte hera e parë që unë kisha dëshirë të merrja pjesë në një festival me një baladë dhe për më tepër të kompozuar nga unë. Isha kantautor në këtë festival dhe është balada “S’ka më natë”, është transmetuar shumë herë, por mendoj se baladat duhet të transmetohen shumë herë deri sa të perceptohen nga publiku ndërsa këngët ritmike kapen që në fillim. Është një këngë që ka fjetur me mua. Më ka befasuar në momentin që e kam kompozuar dhe mendoja në fillim që nuk më pëlqente. Nuk isha mësuar që të këndoja këngë të kompozuara nga vetë unë. Mendoj se kemi arritur diçka në këtë këngë. -Pse nuk jeni më pjesmarrës në festivale? Po. Kam kohë që nuk kam marrë pjesë në një festival. Vitin e kaluar morra pjesë në festivalin “Mikrofoni i artë”. Por kjo nuk do të thotë që unë nuk do të marr pjesë në një festival në të ardhmen. Nuk e kam quajtur të domosdoshme që të jem pjesë e tyre.

Sot

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok