22/12/2024

ERNEST KOLIQI MOTI ERDHI NË SHKUP

0
Ernest-Koliqi

NGA KALOSH ÇELIKU

Ernest Koliqi, pas sistemit komunist para se të vijë në Shkodër, Dje, erdhi: me një libër sa për sy e faqe në Shkup. Shkrimtari, dhe Ministri i Arsimit gjatë kohës të “Shqipërisë Madhe”. Burri, që moti kohë ka ardhë në Shkup si Ministër i Arsimit, gjatë Luftës Dytë Botërore. Edhe, në Prishtinë. Që, nga “Shqipëria e Madhe” me kufinj politik të sakatuar të TROJEVE ETNIKE SHQIPTARE. Edhe atë, me “Kufirin” politik shqiptaro – shqiptarë në Grupçin, në afërsi të Shkupit:  pa Shkupin Historik Shqiptar, Velesin, Prilepin, dhe Manastirin. Alfabetin e Sotshëm të Gjuhës Shqipe. Asaj kohe, si Ministër i Arsimit me mësuesë vullnetarë nga Shqipëria, që e mbuloi Kosovën, Malin e Zi, dhe Maqedoninë e Djeshme Jugosllave, Sot, Maqedonia e Veriut. I gjeti, shqiptarët ende pa “Vatan”. Vetëmse, Unë si nxënës i klasës tretë fillore ato Libra Këndimi, i trashëgova nga Vëllai. Libra, që i lexoja tinëz sistemit komunist vjershat e Rilindasëve nën hijen e Lisit midis livadhit. Vargje, që edhe më rritën si shkrimtar. Dhe, nuk ka nevojë Sot, të vijë nga këto shërbetorë dudumë të arratisur dhe shashtisur pas parrtive politike në Shkup me brekët ende nëpër këmbë. Shqipërinë Etnike ta veshi këmbekokë me ferxhenë e zezë krahëve nëpër “Bit-Pazar”. Qytetin historik shqiptar.

Ernest Koliqi, sot në Shkup: nuk erdhi vetëm me një libër nga Dudumi shqiptar, por u kthye në Shkodër me gjithë Bibliotekën e tij të pasur personale nëpër botë. Edhe, Shkodra e priti krah-hapur, ashtu siç e pretë Nana Djalin e saj nga mërgimi në gjirin e vetë, në Vendlindje.

Edhe, ka qenë jetëgjatë sistemi komunist shqiptar dhe jugosllav në luftë me veprat e tia artistike – letrare kombëtare. Edhe në Shqipëri, edhe në Kosovë, edhe në Maqedoninë e Sotshme të Veriut. Trojeve Etnike Shqiptare. Dhe, këtyre viteve të rrezikshme politike në Shkup, Prishtinë, dhe Kosovë me dhurimin e librave tona në Bibliotekat Universitare. Përinatë të këtij soji të “analistëve” politik neokomunistë, është ende gjallë edhe SotekësajDite Ernest Koliqi. Edhe, do të jetë përgjithmonë edhe matanë Varrit nëpër botë. Përderisa, është dhe do të jetë gjallë Shqipëria, përtej Ditës Nesërme.

Punë tjetër është, se: këto politikanë të Ditës Sotshme, dhe “analistë” politik, nuk e njohin me themele Historinë e popullit Shqiptar: arsimin dhe kulturën, por e njohin politikën e tyre partiake. As, nuk e dinë se, kush ka qenë Ernest Koliqi?! Shkrimtari, i Bashkimit të Trojeve Etnike Shqiptare me arsim dhe kulturë asaj kohe mes ujqërve delengrës. Që, sot turren me brekët nëpër këmbë pas partive politike dhe pasurisë personale, familajre partiake, duke përçarë popullin shqiptar me “politikë madhore”.

Sot, e marrin vesh: kush ka qenë Ernest Koliqi, në Shqipëri?! Pasi, Vendlindja e tij; Shkodra, e mori në gji përjetësisht, përtej Ditës Nesërme. Dhe, pas një shekulli me Bibliotekë personale e sjellin në Shqipëri, në Shkodër. Edhe, atë: jo, vetëm me një libër personal kotnasikoti para kamerave për reklamë televizive, ta lajnë veten nga mëkatet e Djeshme partiake politike. Pavetëdije se, deri Dje: kanë punuar si argatë në tjera fusha dhe male me ferra gomari të armikut arave dhe livadheve. Politikanë, dhe “analistë” politik partiak me një torbë taxhi me kordhë kanapi përqafe. Përpiqeshin, ta përzënë Ernest Koliqin nga Tirana, Shkupi Historik, dhe Prishtina. Sot, duan ta sjellin në Shkup me “Din e iman”, duke reklamuar veten edhe vetëm me një libër?! Që, aspak nuk ka nevojë Ernest Koliqi për atë libër “artistik”.  Moti kohë, edhe më të vështira ka qenë dhe është në Shkupin Shqiptar. Sot, e mori Shkodra në gji, dhe e përkundë në Djep, si Nana djalin. Edhe, atë: në Bibliotekën Kombëtare “Marlin Barleti”, në Shkodër.

Përçudi, Sot: e sjellin “me duar e këmbë” në Shkup, shqiptarët dudumët  me “Din e Iman” vetëm me një libër?! Edhe, kush?! Shqiptarët e arratisur dhe dalldisur për “Liri”. Që, Koliqi me vite ka jetuar i fshehur hatullave të sistemit komunist të ”Vëllazërim – bashkimit?! Unë, si nxënës e kam pasur me vite barrë mbi samarë në shpinë, që nga sistemi komunist. Sot, edhe më i egër neokomunist për të cilin, po të ma gjenin librin e tij në shtëpi, do t’i haja disa vite burg. Nuk e dua më sistemin komunist politik jugosllav, as të sotshmin Neokomunist “demokratik” për Diën e Nesërme! Duartrokitje, rrufjanëve shqiptarë! Aspiratave tyre për poste partiake dhe pushtet! Pasuri personale, familjare, dhe partiake! Aqmëpak, ta kem edhe Nesër si barrë mbi Varr. Që fatkeqësisht, ende e duan sistemin komunist. Dhe, sot: atë,  Neokomunist.

Edhe, kur ato vijnë në pushtet, me partizanët e tyre partiak kope, që më përcjellin hap pas hapi mu si Dje, si “armik” i popullit dhe shtetit Neojugosllav, tinëz më hudhin në oborr letra politike mes bërlloku para Shtëpisë të Gruas time Besnike, mua si shkrimtar me “përmbarusë” me emra dhe mbiemra dhe anonimë me adresa, rrugë dhe numra të gaburar vendbanimi, në emër të njerëzve të vdekur?! Ende, pa i pastruar vetë rrugët dhe kontejnierët e mbeturinave edhe para kopështeve të  fëmijëve nga “bërlloku”.

Unë, nuk i kam borxhe Maqedonisë të Veriut. Maqedonia e Veriut, me vite ka borxhe ndaj meje si Shkrimtar. Nuk, do t’ua kërkoj borxhet, fleni rehat! Ditë, të mbarë në Qeverinë e “vëllazërim-bashkimit, dhe pasurisë personale e familajre!…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok