09/12/2024
u1_Perparim-Hysi

(tregim)

Nga Përparim Hysi

Unë i njihja që të dy, prej kohësh. Me SHKËMBIN qeshë koleg dhe nuk kish intimitet, qofshin nga ato, me rrezik “pontencial” që mos ia besonim njëri-tjetrit. Pas ca kohësh, në shkollën tonë erdhi dhe ERA dhe këtu nis  fillin tregimi im. Nëse doni të kini ndonjë karakteristik të të dyve për të cilët po shkruaj, po  ju them në”vija të trasha”, vetëm kaq:SHKËMBI është siç ka emrin!  Një burrë me ADN të fortë dhe veç, burrërisë, qe altruist që nuk i gjendej shoku. ERA qe jo vetëm e brishtë,  por, pa u futur në imtësira, qe si një flladë maji që, jo vetëm të kënaqë, kur fryn, por bëhet e domosdoshme dhe për lulet:për polenizimin e tyre. Duke folur, larg e larg, pa hyrë në të tjera hollësira, lexuesi e kupton se këta dy emra janë pseudonime dhe, nëse përkojnë me persona të tjerë,  kjo është vetëm rastësi dhe asgjë tjetër.

*

Po e sjell këtë tregim (në të vërtetë, është përjetim), për miqtë e mi, se me ata të dy ka ndodhur që të bien në dashuri me njëri-tjetrin, në një kohë, kur që të dy kishin familjet e tyre dhe nuk kishte ndonjë”çarje” apo mosshkuarje, qoftë në familjen e SHKËMBIT apo në atë të ERËS. Por, sado që shkonin,  pa u marrë dorën, i zu  dashuria reciproke me njëri-tjetrin. Se dashuria është si puna e gripit: të zë pa të marrë dorën. Ky”grip” jo vetëm që i zuri rëndë,  por sa vinte dhe shtonte dozën. Nëse zini e pyesni që a ishte e ligjshme dhe nëse ishte e moralshme, po ju them:-Dashuria as nuk i njeh ligjet, i thyen ato haptas dhe, po kështu, nuk pyet për moral. Të dashuruarët, pothuajs, i hyjnë detit në këmbë. Pa dalë me karta të hapura (ato më janë besuar mua), mund t’ju them:që të dy, qoftë SHKËMBI, qoftë dhe ERA nuk ishin për prishjen e ciësdo prej familjeve.Qenë familjarë perfektë dhe, në ndodhi kështu,  qe si vetvetiu apo ca më shumë si një”cunam” shpirtëror që i përfshiu që të dy në vorbullën e tyre. Parë dhe gjykuar me gjakftohëtësi, kjo dashuri qe sa e bukur, por aq e trishtë dhe dramatike.  Por, kur thonë, le të  dalim nga”deti” i mistereve,  në stere…

*

Ja se si shkruante SHKËMBI, ERËS:

” Ti, sikur ke dalë nga një”fabrikë ëndrrash” dhe unë nuk gjej veç se “çfarë marke”je?

Mos vallë je tunduese zëmrash që, veç nga këto  drithma unë nuk po fle…

Dhe ERA:

“Fli i qetë! Ti,  me atë shpërthim ndjenjash, më shokove

Dhe nuk rezistova dot.Më paralizove

……………..

U mbylla gjithë ditën në heshtje, por, në fakt, kuvendoja me ty.E përfytyroj veten sikur kam mbshtetur kokën në kraharorin tënd.Ah, sikur ta dije se sa të dua! Me hap të sigurt drejt FERRIt mund të shkoj.

*

Hapa kutitë dhe nxora gjithë shkrimet e tua që  janë shkruar enkas për mua. Eh,  se si jam bërë! Ta hajë dreqi, përse duhet të vuajm kështu? Natën të rishoh.Të prek dhe zë fshij lotët që bien sikur “malaksin” dashurinë tonë aq të fshehtë dhe aq të madhe. Më bëhet, sikur i ndjej rrahjet e zemrës, jo vetëm të miat, por edhe të tuat, se a nuk ka thënë ERICH FROMM:-Në dashuri ndodh paradoksi që dy qenie bëhen një dhe, megjithëatë, mbeten dy. Do më pëlqente deri aty, kur bëhen një . Ja, kështu, të shkrova dhe ti, ngaqë je më i madh dhe më me përvojë, më shkrove:

“ERA, moj mike e shtrennjtë! Jeta, mjerisht, pret më “gërshërë reshperi”. Dashuria jonë ngjetë me atë udhëtarin e shkretëtirës.Atij i janë tharë buzët për ujë dhe, i etur, vrapon drejt një burimi me ujë, por, sa afrohet, të shuajë etjen,  burimi është tharë. Ne, mjerisht, sado persona realë e tokësor, jetojmë si surealë dhe përmjet një iluzioni. Kurrë buzët tona të etura nuk do ta shuajnë etjen. Një diturak, kur flet për dashurinë, thotë:”Dashuria është si lufta: e lehtë për ta fshehur,  e vështirë për t’u ndalur.”  Duket sikur i ka thënë për ne.Se vërtet që e fshethtë është dashuria jonë, por a mund të ndalet ndonjëherë? Unë, për vete, nuk besoj.

*

… puthjen time po ta dërgoj me hënën e kësaj nate. Dil e prite! Ta marrësh vesh:asnjëherë nuk më zë gjumi pa u pëërqafuar me ty.Pa shkëmbyer dy fjalë dhe ca më shumë, një puthje. Sado që kjo ndoh virtualisht, është si balsam mbi plagën e dhimbjes që kam në shpirt.  Dhe ti më qetëson, se di ta përballosh këtë dhimbje të fshehtë e të dhimbshme. Unë, pasi lexova letrën tënde,  të shkrova:

“Mbi rreshta rri gjatë e lexoj. Përpiqem të gjen ngushëllim dhe të largoj trishtimin. Përpiqem…

SE unë, më duket, të kam dashur, pa të njohur. Tani që të njoha më shumë, do të dua pafundësisht.Tik-taket e zemrës sime e shtojnë ritmin, kraharorin tim të brishtë godasin dhe me ty flasin.

*

Kjo dashuri kaq e bukur dhe kaq e fshehtë e dramatike pati një fund të dhimbshëm. Filloi emigrmi dhe njerëzit u bënë kashtë e që kokërr. Kështu ndodhi dhe me këtë çift të dashuruar që, për shkaqe fare subjektive,  e humbën njëri tjetrin. ERA në AMERIKë dhe  SHKËMBI në GREQI. Me asnjërin prej tyre nuk kam komunikim, por, për çfarë shkrova, kam qenë, paksa, “kasaforta” e atyre letrave. Duke botuar, me shkurtime, disa prej letrave, jo vetëm rrëfej për një dashuri të sinqertë, por dhe fundin e saj të trishtë.A nuk  ndodh me këtë dashuri si me atë thënien:”Të tjera duam.Të tjera na duan dhe të tjera marrim?”.

Tiranë, 16 nëntor 2024

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok