22/12/2024
Kalosh-Celiku

Nga Kalosh Çeliku

Shkupi, kryeqyteti i Maqedonisë Veriut, i rrethuar me katunde shqiptar, ende është i ndarë me lumin Vardar në dy pjesë: Ana Shqiptare, dhe Ana Maqedonase. Sot, e dëshmoi veten përmes mjeteve të informacionit Facebook –ut, Instgramit, dhe portaleve elektroinike, se: ende, është Kryeqytetet i ndarë në dy pjesë mes shqiptarëve, dhe maqedonasve. Një Mitrovicë e dytë e Veriut të Kosovës me Asociacione të komunave serbe.

Shekuj me radhë, i përballoi pushtimet shekullore historike serbe, Perandorisë osmane, Komuniste, dhe Neokomuniste. Megjithatë, ende mbeti ai Shkupi historik shqiptar, i çliruar dhe pushtuar dy herë me radhë: Kryengritjen e Dervish Carës me krahun e djathtë të luftës Emin Xhambazin (Ҫeliku, 1983/ ’84), dhe të Hasan Prishtinës, Bajram Currit, Isë Boletinit dhe Idriz Seferit në vitin 1912. Nuk e di në botë, a ka ndonjë Kryeqytet i rrethuar nga të katër anët me katunde shqiptar. E, pa Shtet të përbashkët. dhe gjuhë zyrtare shqipe?! Kryeqytet, që falë “politikës madhore” të “vëllezërve” maqedonas dhe politikanëve shqiptarë, Sot: e kishte mbuluar këmbekokë edhe bërlloku.

Hordhitë pushtuese vijnë, edhe shkojnë. Ashtu, siç erdhën e shkuan edhe partitë politike për pushtet, në sisteminin Komunist dhe Neokomunist. Përsëri, e pushtojnë qeverinë e “vëllazërim-bashkimit” edhe ikin me brekët nëpër këmbë. Po Shkupi, ende mbetet shqiptar i ndarë në dy pjesë me lumin Vardar. Edhe, qafëpërqave me partitë politike: shqiptare, dhe maqedonase. Nuk i lëviz këmbët e tij matanë shelgjeve as një hap përtej Vardarit, “Urës Gurit”. Edhe, pse: dhentë u kanë mbetur maleve “sallmadi”, matanë Vardarit. Ende, i rrethuar me fshatra shqiptarë.

Situata e tensionuar që ka shpërthyer tek ndërmarrja publike “Higjiena Komunale” në Shkup, është e rrezikshme. Një turmë e madhe e punëtorëve u tubuan në shenjë proteste ndaj drejtoreshës, Kosna Mazneva, të cilët kërkojnë kushtet e tyre ligjore. Ndërkohë, në ambientet e ndërmarrjes kanë qenë të pranishme edhe forca policore, që ishin thirrur nga drejtoria.

Punëtorët ankohen se drejtoresha, Kosna Mazneva, po ju bën atyre presion që të dalin dhe të punojnë rrugëve në heqjen e mbeturinave. Përinat, ata si hakmarrje ia kanë lënë koshat e mbeturinave me ditë rrugëve të “Bit-Pazarit”, Komunës të “Ҫairit” me kryetar shqiptar dhe lagje shqiptare. Nuk e di si qëndron situata me Komunën e “Sarajit”, dhe “Haraqinës”. Komunat e “Ҫairit”, dhe “Gazibabës”, vetë i pash me sy: mbyteshin në bërllok. Njëzëri, janë duke protestuar për shkak se, 200 punëtorë prej tyre mund të mbesin pa punë. Ata kërkojnë edhe rritje të pagës, K -15 dhe stazh të beneficuar.

Protestat paqesore, janë edhe ligjore. Kërkesat e tyre qytetare, por jo edhe gjatë orarit të punës, duke e lënë bërllokun në rrugë para dyerve të shtëpive t’u vijë era. Që, sot: kur dola të hip, zbres shkallëve te Sheshi “Skënderbeu”, bërlloku e kishte mbuluar Anën shqiptare. E, Ana tjetër maqedonase, matanë Vardarit e pastër xham?! Mëkot, qytetarët paguajnë edhe tatime të dhunshme me përmbarime. Ndonjërit, një muaj para vitit Ri, i bllokohet edhe llogaria rrjedhëse.

Edhe, faji dihet: partitë politike para zgjedhjeve lokale dhe parlamentare i punësuan aktivistët e tyre si punëtorë sezonial pa kontrata pune. Jo, vetëm në ndërmarrjen publike “Higjiena Komunale”, por edhe në institucionet e tjera shtetërore. Edhe, atë: mirëmbajtjen e parqeve, pemëve, kositjen e barit, dhe mbjelljen e luleve që t’i vadisin gjatë stinës verës. Sot, ato lule kanë tharë te sheshi “Skënderbeu” edhe pa një pike uji. Parqet, janë rrethuar me tela gjemborë, dhe ferra para pallateve shtetërore dhe private.

Faji dihet, është i partive politike dhe kryetarëve të komunave me nga dy-tre mandate, që në vend të barit dhe luleve, u mbiu bërlloku parqeve para dritareve të qytetarëve. I prenë edhe pemët, që i mbolli sistemi komunist, dhe në mes të parqeve ndërtuan pallate biznesi. Lulëzuan si këpurdhat pas shiut me leje e pa leje, ndërtimet e egëra familjare, klanore dhe partiake. Edhe, atë: gjatë stinës verës?! Vapës madhe Natyrore e politike, kur mund të shpërthejë edhe ndonjë epidemi Natyrore. Ose, politike…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok