21/12/2024

EMOCIONET E NJË EKSPOZITE NË DIASPORË

0
Gjerg-Kola-Aliaj

Nga Petrit R. Aliaj

Mbas disa vitesh marr rrugën përsëri për në komunën Arco të provincës autonome në Trento.Këtë rrallë jo për të realizuar ndonjë takim me drejtuesit e shoqatave të kësaj province por për të vizituar një ekspozitë të piktorit Lezhjan Gjergj Kola i cili banon në komunën Limone pranë liqenit Garda në provincën Breshja .

Si shumë të tjera ekspozita, këtë rrallë ajo do të organizohej në Arco, nën përkujdesjen e një stafi artistësh dhe për autorin ishte një rikthim i dytë e i kënaqshëm në bazë të interesimin të banorëve të këtij vëndi piktoresk. Krijimet e artistit Gjergj Kola përgjatë 30 viteve, kanë rrugëtuar në galeritë e artit e muzeumet e shumë vendeve me famë botërore , si në:Europe, Azi, Afrikë dhe Amerikë .Ai është autor i një seri ilustrimesh për libra të botuara në gjuhët shqipe,  greke,  italiane,  franceze,  angleze,  spanjolle,  gjermane,  portugeze,  norvegjeze,  turke,  arabem e kineze. Komentet e shkëlqyera nga kritikët ndërkombëtarë janë vlerësime për figurën dhe veprat e këtij artisti bashkëkohor të cilin mund ta konsideroj denjësisht si një nga piktorët më në zë shqiptar për vetë shtrirjen në hapësirat nd/kombëtare, sukseset, çmimet dhe vlerësimin me medaljen e artë në vitin 2015 në Barcelonë.Ai ka ekspozuar 5 herë në Luvër(FR).Në veçanti autori përmend ekspozitën e tij të përherëshme në Vatikan, dedikuar tërësisht nënë Terezës, sikurse edhe në New York, nën përkujdesjen e fondacionit LinPold. Me punimet e tij janë realizuar dy filma dokumentarë në vitin 2018 me temë kundër genocidit dhe racizmit,  kjo e fundit u paraqit në komunën Orciano në provincën Pesaro-Urbino(It).

Piktori Gjergj Kola përpara se të trasferohej në Trentino, ka punuar e jetuar një kohë të gjatë në rajonin Marche dhe pati lidhje të ngushta me drejtuesit e artit bashkëkohor në universitetin e Urbinos nga ku specifikat në trajtimin e artit të tij në pikturë ishin edhe subjekt i katër tezave për të diplomuarit në universitetin e Firences, bazuar në një pikturë murale që piktori e kishte realizuar në një shkollë .Këtu një përkujdesje të veçantë në paraqitjen e punimeve të piktorin ka treguar edhe prof, Silvia Cupini , docente për historinë e arteve e cila në  vizitën e papa Franceskut në Shqipëri, e shoqëroi atë me punimet e demostruara në Vatikan të piktorit Gjergj Kola.. .

Botime të shumta librash shoqërohen me punimet e tij, ku një kontribut të veçantë jep gruaja e piktorit zj. Vjollca Kola si për rastin e ekspozitës në Siena të titulluar “Legjendat Shqiptare”ashtu edhe për librin e ilustruar e të përkthyer në 6 gjuhë.                                                                                                                                       Duke vizituar ekspozitën e paraqitur në Arco, vërejmë se ka një gamë punimesh të cilat preknin të gjithë Gardën,  liqenin e shndritshëm nga dritat llamburitëse të rrethuar nga malet .Male të cilat mbas stinës me dritë hijet e tyre, krijojnë sfonde të ndryshme që rrëshqasin mbi ujin e liqenit si nimfat shumë ngjyrëshe  ku së bashku me retë mbi të,  të japin përshtypjen e një zhytje apo fluturimi mbi hapësirën ujore.                                Portretet e peisazhet në natyrë e për natyrën,  ishin një dukuri e veçantë e fantazisë së artistit të shprehur ndërmjet penelit .

Në këtë ekspozitë shumë prej nesh, vinim nga rajone e provinca të ndryshme dhe nuk munguan surprizat, mbasi nga qyteti i Lezhës kishte ardhur posaçërisht për të nderuar bashkëqytetarin e tij , krye bashkiaku i këtij qyteti z.Pjerin Ndreu i cili u prit në një takim edhe nga drejtuesit e komunës Limone në kuadër të bashkëpunimit dy palësh në sektorin e turizmit, artizanatit dhe shkëmbimeve të ndryshme kulturore e në fusha të tjera me interes .                                                                                                                     Me z.Pjerin Ndreu, pata rastin të njiheshim në një pritje(10.08.2021 që ai dha në Bashkinë e Lezhës për nder të një delegacioni me aktivistë e drejtues të organizatave shoqërore në emigracion.  Ku konkretisht nga Greqia ishte zj.Brikena Qama, Norvegjia zj.Vjollca Aslani e z.Daut Haxhaj, Zvicra z.Sutki z Hulaj dhe nga Italia zj.Antoneta Nushi e Petrit Aliaj të cilët ishin edhe organizatorë të konferences “Diaspora Faktor Uniteti dhe Qëndrese”në Tiranë. (09.08.2021)

Në përshëndetjen e tij z.Ndreu për artistin Gjergj Kola u shpreh se;”Gjergji na bën të ndihemi krenarë të gjithë ne shqiptarëve në saj të talentit e punës së tij me pasion, sakrifica, durim e fantazi e për më shumë edhe në rritjen e famës e vlerësimit që i është bërë nga kritika bashkëkohore dhe bashkëpunimi shumë planësh me krijimet e shumta në galeritë e arteve e ato private më prestixhiose të botës.Punime të cilat po përdoren edhe në ilustrimet e koopertinave të librave në vende të ndryshme të botës “                                                                                                                                                                        Një paraqitje të mrekullueshme i bëri ekspozitës së artistit tonë Gjergj Kola edhe prof. Maria Luisa Crosona, specialiste në fushën e literaturës, filozofisë dhe të arkeologjisë kristiane.Prof.Maria Luisa Crosona gjithashtu është njohëse e shkëlqyer e arteve ku për rastin dhe në saj të vlerësimeve për punimet e piktorit  Gj.Kola, arriti të hapi të parën ekspozitë në Riva del Garda, si kurse e mbështeti autorin edhe për hapjen e kësaj ekspozite në komunën Arco..                                                                                                                                          Ndër pjesëmarrësit dua të veçoj praninë e mjeshtrit të penelit e të daltës, mikun tonë Miço Mone i cili kishte ardhur posaçërisht nga Verona së bashku me poetin Tonin Nikolli për të ndjekur nga afër këtë ekspozitë të kolegut të tij.Gjithashtu pata rastin të njihesha edhe me z.Marjan Buna, bashkëshortin e drejtueses së shoq.Teuta në Trentino zj.Leonora Zefi.Shoqatë e cila është shumë aktive në terren dhe bën pjesë nëFederatën e Shoqatave Shqiptare në Itali(FNAI). Ndërsa nga Breshja ndodhej z.Astrit Nurka së bashku me mikun e tij Mauro Karota.Shumica e dashamirësve në këtë ekspozitë ishin aktivistë të shoqatave artistike nga komunat për rreth liqenit të Gardës të cilët në çdo moment shoqëroheshin me shpjegimet në dy gjuhë të zj.Vjollca Kola.

Faleminderit miku ynë Gjergj Kola për emocionet që na dhuruat ndërmjet punimeve tuaja të mrekullueshme në vaj dhe grafikë .Si një bir i vëndit të shqiponjave ndërmjet këtyre rrjeshtave të uroj ty e të gjithë shqiptarëve në emigrim, suksese në jetë e në krijimtari.Krijimtari e cila na mban afër si komunitet edhe për treguesit e vlerave të gjithë sejcilit që demostron në jetën e përditëshme.Krijimtari e cila lidhet pa tjetërsisht edhe me prej ardhjen tonë e integrimin me dinjitet në shoqërinë në të cilën bashkëjetojmë si një popull paqësor .

Petrit R Aliaj.

President Nderi i Federatës Kombëtare Shqiptare FNAI.(It)

Arco(It)17.09.2021

EMOZIONI DI UNA MOSTRA NELLA DIASPORA

Dopo qualche anno riprendo la strada per il comune di Arco in provincia autonoma di Trento. Come molte altre mostre,  questa raramente sarebbe stata organizzata ad Arco,  sotto l’egida di uno staff di artisti e per l’autore si trattava di un secondo e soddisfacente ritorno basato sull’interesse degli abitanti di questo luogo pittoresco. Le creazioni dell’artista Gjergj Kola da oltre 30 anni,  hanno viaggiato in gallerie d’arte e musei di moltissimi paesi di fama mondiale,  quali: Europa,  Asia,  Africa e America.E’ autore di una serie di illustrazioni per libri editi in lingua albanese,  greco,  italiano,  francese,  inglese,  spagnolo,  tedesco,  portoghese,  norvegese,  turco,  arabo,  cinese.                                                                                                                                         Ottimi commenti della critica internazionale sono elogi per la figura e le opere di questo artista contemporaneo che posso considerare con dignità come uno dei pittori albanesi più famosi per la sua presenza nello spazio internazionale,  i successi,  i premi e il premio con la medaglia d’oro. 2015 a Barcellona. Ha esposto 5 volte al Louvre (FR).                                                                                                                                                  In particolare l’autore cita la sua mostra permanente in Vaticano interamente dedicata a Madre Teresa,  così come a New York,  sotto gli auspici della Lin Pold Foundation. Con le sue opere sono stati realizzati nel 2018 due documentari a tema contro il genocidio e il razzismo,  quest’ultimo è stato presentato nel comune di Orciano in provincia di Pesaro-Urbino (It)con i direttori di arte contemporanea dell’Università di Urbino da dove le specificità nel trattamento della sua arte in pittura sono state anche oggetto di quattro tesi per laureati dell’Università di Firenze basate su un dipinto murale che il pittore aveva realizzato in una scuola .Qui una cura particolare nella presentazione delle opere del pittore ha mostrato la prof, ssa Silvia Cupini (universita di Urbino),  assistente professore di storia dell’arte che durante la visita di Papa Francesco in Albania lo ha accompagnato con le opere dimostrate in Vaticano del pittore Gjergj Kola.. . Alle sue opere sono associate numerose pubblicazioni di libri,  dove un contributo speciale è dato dalla moglie del pittore Sig. Vjollca Kola sia per il caso della mostra a Siena dal titolo “Leggende Albanesi” che per il libro illustrato tradotto in 6 lingue. Visitando la mostra presentata ad Arco,  notiamo che c’è una serie di opere che hanno toccato tutto il Garda,  il lago risplendente di luci scintillanti circondato da montagne,  l’acqua del lago come ninfe multicolori dove insieme alle nuvole che lo sovrastano,  danno l’impressione di un tuffarsi o volare sopra lo spazio acquatico. Ritratti e paesaggi in natura e per la natura,  erano un fenomeno speciale della fantasia dell’artista espressa tra il pennello.

In questa mostra,  molti di noi provenivano da diverse regioni e province e ci sono state molte sorprese,  dopo che era venuto dalla città di Lezha “Alessio” soprattutto per onorare il suo concittadino,  il sindaco di questa città,  il signor Pjerin Ndreu,  che è stato ricevuto in un incontro anche dei vertici del comune di Limone nell’ambito della cooperazione bilaterale nel settore del turismo,  dell’artigianato e degli scambi culturali vari e in altre campagne di interesse per entrambe le parti. Con il signor Pjerin Ndreu,  ho avuto l’opportunità di incontrarmi in un ricevimento (10.08.2021) che ha tenuto nel Comune di Lezha in onore di una delegazione con attivisti e leader di organizzazioni sociali in emigrazione. In particolare dalla Grecia la signora Brikena Qama,  Norvegia Sig.ra Vjollca Aslani e Sig. Daut Haxhaj,  Svizzera Sig. Sutki Sig. Hulaj e dall’Italia Sig.ra Antoneta Nushi e sig.Petrit Aliaj che hanno fatto parte dell’organizzazione della conferenza “Diaspora Fattore di Unità e Resistenza” a Tirana (09.08. 2021)

Nel suo saluto,  Mr. Ndreu per l’artista Gjergj Kola ha affermato che “Gjergji fa sentire a tutti noi albanesi orgogliosi del suo talento e del suo lavoro con passione,  sacrificio,  pazienza e fantasia e ancor di più nella crescente fama dell’apprezzamento fatto dalla critica contemporanea e dal collaborazione multipiano con numerose creazioni nelle più prestigiose gallerie d’arte e private del mondo, Opere che vengono utilizzate anche nelle illustrazioni di copertine di libri in diversi paesi del mondo”

Una bellissima presentazione è stata fatta alla mostra del nostro artista Gjergj Kola dal prof. Maria Luisa Crosona,  specialista in letteratura,  filosofia e archeologia cristiana.                                                                                       La prof.ssa Maria Luisa Crosona è anche un’ottima conoscitrice d’arte dove per l’occasione e nell’apprezzamento per le opere del pittore Gj. Kola,  è riuscita ad aprire la prima mostra a Riva del Garda e ha supportato l’autore per l’apertura di questa mostra nel comune di Arco ..

Tra i partecipanti voglio evidenziare la presenza del maestro del pennello e dello scalpello,  il nostro amico Miço Mone che era venuto apposta da Verona insieme al poeta Tonin Nikolli per seguire da vicino questa mostra del suo collega.Ho avuto anche l’opportunità di incontrare Sig. Marjan Buna,  marito della direttrice della associazione “Teuta” in Trentino,  Sig.ra Leonora Zefi Associazione molto attiva nel settore e che fa parte della Federazione delle Associazioni Albanesi in Italia (FNAI). Mentre da Brescia era il signor Astrit Nurka insieme all’amico Mauro Karota.

La maggior parte degli appassionati di questa mostra erano attivisti di associazioni artistiche dei comuni intorno al Lago di Garda che in ogni momento erano accompagnati dalle spiegazioni bilingue della signora Vjollca Kola.

Grazie amico nostro Gjergj Kola per le emozioni che ci hai regalato tra i tuoi meravigliosi lavori ad olio e grafica.Come figlio della terra delle aquile tra queste righe, auguro a te e a tutti gli albanesi in emigrazione,  successo nella vita e creatività che ci tiene vicini come comunità e per gli indicatori dei valori di tutti coloro che manifestano nella vita di tutti i giorni.Creatività che è indissolubilmente legata al nostro arrivo e all’integrazione dignitosa nella società in cui conviviamo come popolo pacifico.

Petrit R Aliaj.

Presidente Onorato Federazione Albanese FNAI.

Arco (It) 17.09.2021

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok