21/12/2024

Egoistët e varfër në shpirtë!

0
Florim-Zeqa1

Shkruan: Florim Zeqa

Në muajn korrik të vitit 2007, i ftuar nga një delegacion i nivelit komunal shkuam për vizitë tek një lider partiak në kryeqytet. Përgjatë dy orëve sa qëndruam në selinë partiake, lideri partiak për të gjitha sukseset e arritura në Kosovën e atëhershme meritat ia atribuonte vetes e jo të tjerëve, duke u shprehur pandalur për dy orë rresht; unë e bëra këtë, unë e bëra atë, unë, unë, unë…!

Peshorja zgjedhore i tregoi vendin liderit egoist

Por, çfarë ndodhi me liderin egoist kur hipi në peshoren zgjedhore?! Herën e parë peshoj pak, herën e dytë më pak, ndërsa herën e tretë pothuajse nuk e lëvizi fare peshoren shkaku i humbjes totale të besimit në elektorat!

Ndër dukuritë më të shëmtuara që janë prezente tek qenja njerëzore janë; urrejtja, xhelozia, mendjemadhësia, karrierizmi, lakmia, etj, ku të gjitha së bashku e përbëjnë një injorancën e  skajshme dhe varfërinë shpirtërore.

Këto dukuri janë të shfaqura më shpesh tek politikanët, intelektualët dhe klerikët fetar. Si pasojë e përplasjeve të tyre, efektet negative barten në shoqëri dhe shkaktojnë dëme të pariparueshme, ndarje dhe përçarje të përmasave kombëtare.

Egoizmi, urrejtja, mendjemadhësia, karrierizmi, lakmia, xhelozia dhe inatet personale mes klasës politike sot i kanë arritur nivelet më të larta, të cilat shpesh kulmojnë me kacafytje verbale dhe fizike në paralement dhe mediume televizive duke e shpërfaqur kështu imazhin më të keq para qytetarëve të vendit.

Kur kokat e mençura bien pre e varfërisë shpirtërore

Njerëzit në këtë botë mund të jenë të pasur me para, mund të kenë pasuri enorme materiale, por nëse ju mungon pasuria shpirtërore, ju mungon gjithçka! Thënë ndryshe, ka diçka që është më e rëndësishme sesa ana materiale, pra është ajo shpirtërore.

Egoizmi dhe varfëria shpirtërore para së gjithash vijnë si produkt i lakmisë dhe urrejtjes (xhelozisë). Dëshira apo ambicia për ta parë vetën të parë dhe mbi gjithë të tjerët, shpeshëherë edhe kokat më të mençura i bën të bien pre e varfërisë shpirtërore. Kurse mendjemadhësia është dukuri vrastare dhe armiku më i fshehtë i një intelektuali! Kur dikush mendon që i di të gjitha dhe e ndjen veten superior ndaj të tjerëve, atëherë ai vlen më pak se çdo kush tjetër. Kur një njeri i mençur mendon se është bërë vet Zoti, ai vlenë më pak se njeri i zakonshëm.

Termi “egoist” rrjedhë nga fjala latine “ego” që do të thotë unë! Egosit është njeriu që mendon vetëm për vete, që do vetëm vetveten e nuk shqetësohet për të tjerët, që vë interesat vetjake mbi interesat e shoqërisë dhe jo vetëm kaq.

Egoistëve dhe karrieristëve çdo herë ju pengojnë sukseset e të tjerëve, ata ngujohen në lëvozhgën e tyre dhe mundohen t’ua zënë diellin të tjerëve.

Të tillë janë ata që veten e vendosin në plan të parë, duke u përpjekur të personalizojnë sukseset dhe rezultatet e përbashkëta shoqërore në stilin; unë e bëra këtë dhe atë, sikur të mosa isha unë nuk do të bëhej kjo apo ajo punë, etj. Këto janë shpërfaqje varfërisë shpirtërore, e cila është prezente kudo në shoqërinë tonë, filluar nga nivelet më të ulëta e deri tek ato më të lartat të nivelit akademik!

Padyshim se shëmbullin më të mirë të një lideri të përgjegjshëm partiak dhe shtetëror e kemi atë të presidentit historik Ibrahim Rugova, të cilin asnjëherë nuk e kemi dëgjuar duke thënë “unë e bëra këtë”, por e kemi dëgjuar gjithnjë duke i ndarë sukseset dhe të arriturat me bashkëpunëtorët dhe aleatët e tij. Po ashtu, asnjëherë nuk e kemi dëgjuar Rugovën duke thënë të pavërteta apo duke e ofenduar dikë. Dhe pikërisht kjo e ka bërë Rugovën të veçohet si një “lis i madh” në mesin e shkurreve të vogla! Ndarja e të arriturave personale me të tjerët përveqse madhështore, është edhe hyjnore!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok