22/12/2024

Edward Gibbon (8 maj 1737), një prej njohësve më të mirë britanikë të jetës dhe veprës së Gjergj Kastrioti-Skënderbeut!

0
Edward-Gibbon

Në përvjetorin e lindjes së historianit të madh anglez Edward Gibbon (8 maj 1737), një prej njohësve më të mirë britanikë të jetës dhe veprës së Gjergj Kastrioti-Skënderbeut!

Nga Jahja Drançolli

Historia e Gjergj Kastrioti-Skënderbeut në Angli/Britani të Madhe është vazhdimësi e studimive të kryere të paktën nga shekulli XVI e në vazhdim. Së këtejmi, përmes shekujve që pasuan periudha e Skënderbeut, personaliteti dhe kontributi i tij në Europë është shtjelluar në vepra historike e letrare si dhe në studime të ndryshme në Angli dhe më pastaj në Britaninë e Madhe. Vend të veçantë këtu zë Edward Gibbon (i lindur më 8 maj 1737, në Putney, Surrey, Angli—vdiq më 16 janar 1794, Londër), dhe vepra  “Rënia dhe rënia e Perandorisë Romake” (“The Decline and Fall of the Roman Empire”), e botuar së pari në gjashtë vëllime ndërmjet viteve 1776 dhe 1788, dhe nga fillimet e shek. XIX e më pastaj në dymbëdhjetë vëllime. Është fjala për një histori të gjatë që nga shekulli II i erës sonë deri në rënien e Konstandinopoja e vitit 1453.

Në kapitullin 67 (LXVII), në faqet 168-174, bëhet fjalë për origjinën dhe edukimin e Gjergj Kastrioti-Skënderbeut, princit të Arbërisë.

(“Birth and education of Scanderbeg, prince of Albania”), përkatësia fetare, kthimi në Arbëri (28 Nëntor 1443), qëndresa heroike kundër osmanëve në kohën e Sulltan Muratit dhe Sulltan Mehmetit II, roli i Skënderbeut dhe Arbërit të kohës së tij në Europë, vdekja (më 17 janar 1467, sipas kalendarit venedikas), dhe disa detaje të tjera të panjohura historike para kohës së Edward Gibbon!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok