16/05/2025

Edvin, as Zaho s’të beson me premtimin për BE…

0
Nikoleta_Kovaci1

Nikoleta Kovaçi:

Edvin, as Zaho s’të beson me premtimin për BE…

…dhe, a e di pse?

Se BE-ja, nuk pranon në gjirin e vet nji vend që asht i mytun në ujë e s’ka ujë në shpia…

Se BE-ja s’pranon nji vend që hala i ikin dritat me orë e çdo ditë…

Se BE-ja s’pranon nji vend që s’ka rrugë…

Se BE-ja s’pranon nji vend që s’ka asnji lloj sherbimi publik…

Se BE-ja s’pranon nji vend që s’ka shërbim shëndetësor…

Se BE-ja s’pranon nji vend që s’ka sistem konkurrues arsimor…

Se BE-ja s’pranon nji vend që i ka çmimet ma të naltë se ajo e rrogat mizerabël…

Se BE-ja s’pranon nji vend me pensione sa nji ditë pune aty…

Se BE-ja s’pranon shtet pa institucione…

Se BE-ja s’pranon nji vend me qeveritarë hajdutë, kriminelë, trafikantë droge e njerëzish…

Se BE-ja s’pranon nji vend ku drejtuesit e institucioneve i zgjedhin anëtarët e krimit të organizuem, ku gjyqtarë, prokurorë e policë janë në shërbim të krimit….

Se BE-ja s’pranon nji vend ku zv.kryeministri masi vjedh me kryeministrin, shesin, manipulojnë, tjetërsojnë e rrënojnë bashkë vendin që drejtojnë, shkon te BE-ja me pshtue kryet prej shefit të vet…

Se BE-ja s’pranon nji vend që mban nji qeveri që si lukuni vjedh lekët e popullit të vet…

Se BE-ja s’pranon dhe s’ka më e pranue kurrë nji vend që s’ka ba nji investim të formatit të vet, sepse asnji shtet i BE- së nuk mundet me pranue nji vend me popullin ma të varfër të Evropës me kaq shumë zuzarë që janë ma të pasurit e Europës…

Ka edhe ma, po kam frikë se lodhet Zaho tue i lexue..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok