15/11/2024

EDI RAMA NJË ATDHETAR E I NGRITUR, APO NJË TRADHËTAR E SHPIRTSHITUR

0

Nga Dedë Preqi

I tërë stabiliteti i Ballkanit perëndimor lidhet sot me rrolin dhe përceptimin e politikës serbe, e cila me udhëheqjen e  Aleksandër Vuçiqit, si diçka tashmë kinse të « refomuar », por në realitet pa dyshim se rruga  e saj nuk dallon nga e kaluara, dhe asgjë nuk ka të veqantë në historinë e një populli bezdisës dhe luftënxitës.

Me shekuj nëpër luftëra të ashpëra dhe pushtuese, por gjithsesi duke marrë vetëm një kuptim primitiv e të egër, dhe thjeshtë, sikur po i bëhët një ftesë nga gjithë populli liridashës shqiptarë dhe të tjerë, që të pushojë me djallëzinë e vet Serbia, dhe mos të përsëritët historia e përgjakshme.

Është iluzion të thëmi se krimet mbetën jashtë atij që vepron, por në realitet veprimet e tilla nuk e humbin imazhin e keq, sepse gjurmat e krimeve janë vrragë të pa shlyera dhe kurdoherë ato kthehen, por për fat të keq mund të përçohen nëpër gjenerata të reja dhe të pafajshme.

Sot në këtë kohë moderne, ku gjithë bota angazhohet për t’ia dhënë kuptimin më të mirë jetës dhe mirëqenjës së vet njerëzore, përpjekjet e një bote tjetër njerëzore akoma janë të fiksuara në luftëra dhe pushtime, sikur që kemi shembullin e Rusisë së Putinit dhe Serbisë së Vuçiqit, ku i pari i afrohet me forcat ushtarake Ukrahinës për ta pushtuar, ndërsa i dyti, i reklamon përditë forcat e veta ushtarake, duke e kërcënuar Kosovën.

Dhe çfarë janë tani aspiratat e Serbisë, me synimet dhe apetitet e saj të njohura hegjemoniste, sikur edhe tani me nismën e « Ballkanit të hapur », të cilin po e inicon sot kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, me përkrahjen e Edi Ramës dhe Zoran Zajevin e Maqedonisë Veriore, pa pjesëmarrjen e vendeve tjera të Ballkanit, siq janë Kosova, Mali i Zi dhe Bosna, që në realitet nuk ka synim tjetër Serbia, vetëm realizimin e çëllimeve të veta, ku brenda këtij plani mund të fshehet një djallëzi e krijimit të Serbisë së madhe, që të në kuadër të këtij projekti të fusë të gjitha vendet e Ballkanit, nën ombrellën e vet, në veqanti Kosovën, të cilën e ka në « kokë ».

Ky plan i Vuçiqit, është më se i rrezikshëm, brenda të cilit nuk ka gjë tjetër përveq grimcave atomike , që mund ta ndezin tërë Baalkanin dhe rajonin, por është shumë e çuditshme se si po e përkrah edhe BE-ja, duke e konsideruar si një lëvizje e lirë për bashkimin rajonal përmes tregëtisë së mallrave, pa e llogaritur lëvizjen e lirë të njerëzve, padyshim se duhet të tregohemi  të vendosur ndaj projekteve të tilla serbe, dhe të krijojmë një ide të mbrojtjes nga ky rrezik, i cili po bëhët me vetëdijen e njeriut.

Ku qëndrojnë rreziqet për të cilat bëhët fjalë ?

Rreziku më i madh ndaj njeriut bëhët fjalë për atë që i bie në sy, siq janë shkatërrimet e dhunshme materiale, masakrat e njerëzve të pafajshëm, dhunimet e panumërta, dëbimi i njerëzve nga trojet e veta, dhe të gjitha këto janë elemente kundërnjerëzore, të cilat i shkakëtoj regjimi i Millosheviqit ndaj shqiptarëve të Kosovës, dhe për këto krime që qojnë deri në gjenocid, Serbia e sotme në krye me Vuçiqin, as që i shkon ndërmend të kërkojë falje, por përkundrazi as nuk i pranon si të tilla.

Prandaj, me çfarë logjike duhet t’u besohet njerëzve të tillë sot, kur një ndër bashkëpunëtorët më të ngushtë të kasapit të Ballkanit, që dha urdhër për shkakëtimin e këtyre krimeve në Kosovë, ishte vetë Aleksandër Vuçiq, i cili sot inicon projektin e « Ballkanit të hapur », që më parë dëshiron të bëjë tregëtinë e lirë të mallrave se të inicojë të bëjë lëvizjen e lirë të njerëzëve.

Këti ditë në sheshin e Tiranës, organizohet një protestë e madhe pothuaj gjithpopullore, e udhëhequr nga dr.Sali Berisha, e cila ishte kundër iniciativës dhe planit për « Ballkanin e hapur », me domethënjën se një iniciativë e tillë nuk është në favor të Shqipërisë dhe në veqanti në favot të Kosovës, me ç’rast protesta i drejtohet drejtëpërsëdrejti edhe iniciatorit të këtij projekti , Aleksandër Vuçiq, i cili e kishte takimin e radhës këto ditë në Tiranë.

Edi Rama, si nikoqir i takimit e hapi fjalën me plot gojën « I dashur Aleksandër », duke i uruar mirë se ardhje kryetarit të Serbisë, por edhe atij të Maqedonisë veriore Zoran Zajev, i cili ndër të tjera u bënë thirrje edhe tri vendeve tjera të Baalkanit, Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnjes, që ti bashkangjiten këtij projekti « madhor », që Rama e quante edhe si një sistem teorik dhe praktik i përpunuar mirë për tregëtinë e lirë në rajon dhe më gjërë.

Prandaj, siq thotë një fjalë popullore, nganjëherë edhe armikun duhet me e marrë me të mirë, sepse ndoshta ia zbut turrin « qafirit », por përgjigja e drejtë ndaj kësaj fjale do të tëngëllojë shumë shqetësusese, sepse një armik i përkoshëm do të tingëllonte me një përgjegje më të lehtë, por një armik shekullor nuk bënë për ty projekte të mira, por na krijohet përshtypja se shumica e dinë se për çfarë bëhët fjalë.

Për Edi Ramën, nuk ishte brengosëse protesta e popullit të vet dhe as që i bënte përshtypje, por EDI, e kishte brengën e madhe se si të kujdeset për mikun e vet Vuçiq, që mos ti mbetët ndonjë halë e peshkut në fyt dhe ta përcjellë me ndonjë verë të kuqe, që i përngjanë gjakut të shqiptarëve.

Sheshi i Tiranës, ishte i mbushur plot me protestues shqiptarë, me çrast kishte plot njerëz edhe nga vendet tjera të rajonit, nga Kosova, Presheva, Maqedonija dhe tjera, të cilët protestonin kundër këtij projekti të rrezikshëm, por edhe kundër Edi Ramës, i cili po bëhej vegël e Vuçiqit dhe Serbisë.

Dhe çka mund ti shtojmë kësaj çështje, si piknisje për të reflektuar, para se mund të sëmurët shpirti, mund të sëmurët truri edhe sistemi nervor dhe tërë ndërlidhja e ideve. Por sigurisht kjo mund të ndodh kur e vërteta humbet si e tillë dhe kuptimi i saj, kur e keqja ia zë vendin të drejtës dhe të mirës, kur ajo që është e shenjtë nuk përceptohet fare, dhe pastaj ç’kuptim  ka nën këtë këndvështrim koha e lirisë, e demokracisë dhe jeta e këtij populli, i cili me shekuj u nëpërkëmb nga armiqë të ndryshëm, por për fat të keq, disa herë edhe nga vetëvetja.

Madje edhe nga një këndvështrim tjetër, athua se Edi Rama, është njeriu dhe politikani më i menqur ndër shqiptarë dhe një atdhetar i ngritur, i cili po qëndron me idenë e tillë dhe të pa varur, duke përkrahur projektin e armikut të shqiptarëve, i cili jo shumë largë, tentonte edhe ta çfaroste këtë popull dhe ta fshinte nga faqja e dheut,  ose Edi Rama, është një mercenar i paguar mirë nga Serbia dhe nga qarqe tjera, si një tradhëtar kombëtar, që e shohim me sy dhe na bënë magji, por nuk kemi çka me i ba, sepse është një pjellë e dreqit tonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok