Edhe 100 elektriçistit Lech Walessa që i ndrroi siguresat regjimit polak
Nga Dorian Koçi
Lech Walessa sot mbushi 80 vjeç. Ai është figura mitike e themelimit dhe rezistencës së Solidarnosit në Poloni, sindikatës së pavarur të punëtorëve. Lëvizja Solidarnos luajti një rol shumë të madh në deskrititimin e imazhit të një partie komuniste siç ishte ajo polake dhe në shkatërrimin e monopolit të përfaqësimit të pushtetit politik të klasës punëtore nga një parti komuniste.
Më herët në Poloni në 1956, 1970 dhe 1976 protestat e punëtorëve në uzina dhe fabrika ishin shtypur nëpërmjet aparatit të dhunës të stukturave të Ministrisë së Brendshme por në vitin 1980 kjo gjë nuk ishte më e mundur. Në vend prej kohësh që prej proceseve të montuara gjyqësorë ndaj punëtorëve u ruajtën kontaktet midis familjeve dhe punëtorëve të akuzuar dhe të rinjtë dhe intelektualët opozitarë ishin nisiatorët e fillimit të luftës së intiligjencës për të të drejtat e njeriut dhe kushtetutën , i grupeve të organizuara të opozitës (KOR,ROPICO) . Në këtë mënyrë ishte krijuar një bllok opozitar që me protestat dhe formimin e Solidarnos mori përpjestime më të mëdha duke sfiduar seriozisht pushtetin monopartiak të partisë Punëtore Polake dhe trashëgiminë e saj të dhunshme komuniste.
Në vitin 1980-1982 regjimi komunist polak në bashkëpunim me KGB-në dhe shërbime të tjera partnere të vendeve komuniste të Evropës Lindore u përpoq përmes një operacioni që kulmoi me vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme në vend të shtypte reovltën e punëtorëve polakë. Pas konforntimeve të ashpra të ditëve të para gjendjes së jashtëzakonshme dhe shtypjen e fortë të manifestimeve në vitin 1982-1983, gjendja u karakterizua nga një dhunë e kufizuar. Militantët kladenstinë ishin të ndërgjegjëshëm se do të vuanin pak vjet në burgjet që pastroheshin nga amnistitë. Në këtë stad të evolucionit, sistemi kishte shkuar shumë larg origjinës së tij staliniste.Evolumi i ngjarjeve nga janari 1989 deri në qershor 1989 solli në fuqi qeverinë e Tadeusz Mazovieckit , të parën qeveri që nuk përfshinte më monopolin e Partisë Punëtore Polake dhe i hapi udhë pluralizmit politik në Poloni.
Ngjarjet e revoltës së “Solidarnosit” dhe rrëzimi i pushtetit komunist në Varshavë patën jehonë jo vetëm në Evropën Lindore por edhe në Tiranën zyrtare. Ndryshimet demokratike dhe institucionale u trajtuan duke theksuar qëndrimin e regjimit shqiptar kundër çdo pluralizmi politik dhe social. Shtypi zyrtar e shprehu këtë refuzim në një numër artikujsh që e përshkruan pluralizmin si “të papajtueshëm me socializmin dhe me parimet themelore të teorisë marksiste-leniniste .Duke komentuar ngjarjet hungareze dhe polake,një zyrtar i lartë i Partisë së Punës theksoi se krijimi i pluralizmit politik në vendet e Evropës Lindore përfaqësonte dështimin e revizionizmit dhe jo të komunizmit. “PPSh-ja e ka bërë të qartë, jo vetëm tani, por menjëherë pas zhvillimeve të Kongresit famëkeq të njëzetë të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik që rruga anti-marksiste e përqafuar nga revizionistët modernë ishte e destinuar për të rivendosur sistemin kapitalist dhe ai sistem nuk do të sjellë asgjë, përveç krizave, zhgënjimit dhe dështimit të fortë. Tani e gjithë bota mund të dëshmojë këtë. Udhëheqësit komunistë shqiptarë dhe ideologët kryesorë të regjimit u munduan të argumentojnë se Shqipëria nuk ishte as lindje as perëndim dhe se PPSH kishte denoncuar prej kohësh revizionizmin sovjetik dhe shndrrimi i këtyre vendeve nga vende komuniste në vende kapitaliste ishte një zhvillim i pashmangshëm i devijimit të tyre nga ideologjia komuniste.
Lech Walessa ishte Presidenti i parë i zgjedhur pas rrëzimit të komunizmit në Poloni dhe që gëzoi një popullaritet të madh, por jo të mjaftueshëm për tu rizgjedhur në 1996. Kur humbi zgjedhjet BBC publikoi një foto ku kishte vajtur për peshkim duke dhënë shembullin më të mirë të lojës së demokracisë në terren. Sjellja e tij demokratike krijoi standartet e duhur për Poloninë që vetëm 8 vjet më vonë u pranua në B.E.
Në Shqipëri për fat të keq zgjedhjet e vitit 1996 u manipuluan dhe opozita u dhunua, çka solli dëme të pariparushme për jetën politike të vendit. Shqipëria ende nuk është anëtare e B.E dhe mëkati fillestar i zgjedhjeve të manipuluara i shenjoi fatin si talisman i keq.
Pjesë nga libri
Dorian Koçi, Nga Adriatiku në Balltik Udhëkryqe shqiptaro-polake, Toena, Tiranë, 2020.