23/12/2024

“E përjetshmja” si partia e Dushanit dhe e Vuçiq!

0
Enver-Bytyci1

Nga Enver Bytyçi

“Partitë shkojnë e vijnë, përveç kësaj tonës”, thotë kryeministri i Shqipërisë gjatë ceremonisë së ndarjes së disa “tapive” të tokave në Theth. Me termin “kësaj tonës” ai ka parasysh Partinë Socialiste. Në fakt kryeministri ka të drejtë. Partia e Dushan Mugoshës e vitit 1941 është sot në pushtet, sërishmi si partia e Aleksandër Vuçiq. Kjo parti ka mundur të jetojë gati 85 vite. Për fatin e keq të shqiptarëve për ta shpopulluar, rrënuar, poshtëruar dhe degraduar këtë vend në llojin e vendeve si Kolumbia.

Por Edi Rama ka sërishmi të drejtë. Me luftë civile, me eleminime masive, me dhunë të pashembullt kundër kundërshtarëve politikë e tani me funksionim si mafia-shtet, Partia Socialiste (Komuniste e e Punës) ka mundur të jetë e është në pushtet për rreth 66 vite. Bilanci i saj nuk është thjesht një dështim. Eshtë një tragjedi dhe dramë për shqiptarët. Akti i fundit i kësaj drame që ka krijuar në vend edhe Rilindja e këtyre 11 viteve në pushtet ende nuk është shfaqur. Holokausti shqiptar i asgjësimit të qytetarëve me vrasje të kontrolluar në Onkologjinë e Spitalit “Nënë Tereza” është vetëm një rej episodeve.

Kjo nuk ndodh thjesht për faktin se Partia Socialiste dhe Edi Rama e ushtrojnë pushtetin me arrogancë. Ndodh edhe se dikush p.sh, duke marrë atë tapinë letër nga Edi Rama, i thotë atij “Faleminderit se na ktheve në idenitet”! Tokën e trashëguar me qindra e mijëra vjet ia dedikon një copë letre që ia jep njeriu me sentimentin anti-verior e anti-kombëtar. Se edhe në Theth ka servilë kaq perversë, askujt nuk ia merrte mendja. Një malësor dinjitoz e me dinjitet e ka të vështirë të flasë me atë gjuhë përpara çdo njeriu, përveçse me Zotin. Por ja që ndodh edhe kjo. Ngrihet lart një person, që ka shkatërruar identitetin e Shqipërisë e të shqiptarit. Ai që i ka poshtëruar në vazhdimësi shqiptarët gjatë më shumë se një dekade. Ai që i ka detyruar edhe fëmijët e servilit në fjalë të ikin nga Shqipëria dhe popullsia e këtij vendi të pakësohet sikur të ishte në gërmadhat e luftës. Ky lartësohet se “po na kthen në identitet”!

Ndërsa e vërteta tjetër që shpreh kryeministri përmes deklaratës së tij të cituar në fillim ka të bëjë me pohimin e së vërtetës se partia që “nuk vjen e shkon”, pra Partia Socialiste e Rilindjes dhe vetë kreu i saj, janë të vendosur në asgjësimin e pluralizmit në Shqipëri. Ky është identiteti më i saktë i kryeministrit të Shqipërisë. Të qenit mashtrues, intrigant, armiqësor, urrejtës, përçarës, hajdut e anti-kombëtar! Deklarata e Edi Ramës është në fakt projekt i së shkuarës, i të sotmes dhe i të ardhmes së afërt. Zhdukja e pluralizmit, para së gjithash zhdukja e Partisë Demokratike të Shqipërisë. Demokratët duhet të presin furtuna më të mëdha përpara. Ajo që thoshte Rama në Theth është paralajmërim se ai ka gati skenarë të tjerë të asgjësimit të kësaj partie.

Nëse dikush e quan këtë që po shkruaj një fantazi e si të pavërtetë, bën gabim. Edi Rama ka ardhur në pushtet me betimin se do ta zhbëjë Partinë Demokratike dhe se do ta likuidojë Sali Berishën. Për këtë ka prova dhe fakte pa fund! Më pas synon të krijojë disa partiza të tipit Shabani a Lapaj, me qëllim që të ketë një opozitë fallco, të përzgjedhur e të emruar. Mundet të ketë planifikuar ta ketë pjesë të dekorit edhe ndonjë parti “atlantiste” të Lul Belulit! Por ai nuk se duron që në Shqipëri të ketë opozitë të vërtetë.

Për këto arsye atij i duhet treguar më 11 korrik, se Partia Demokratike jo vetëm ekziston, por është e fuqishme e në këmbë për ta rrëzuar nga pushteti me çdo kusht e nëse manipulon, blen e vjedh zgjedhjet, edhe me çdo mjet!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok