E PAPRITURA BEFASUESE NË QIELL “E MBETUR” … DHE INTRIGA NË TOKE “E ZBRITUR”
Përjetim
NGA DR. EDUARD A. SKUFI, ATHINË
Ishte një ditë fillimi Qershori e vititi 1999, kur ditëlindjen time do ta kaloja në ajër. Ai udhëtim flururues kishte një veçanti, pasi po më përcillte për në airport, bekimi i nënës. Ajo e prekur, por me një buzëqëshje që kur nuk ju shua, duke më përqafuar, mes emocionesh më tha: “ Shpirti i nënës, kujdes, thesar im je ti”…, unë duke i përkëdhelur flokët, ju përgjigja… “por florinjtë e vërtetë mi dhurove ti”!
Si zakonisht ajo më pregatiti me kujdes valixhen e udhëtimit dhe mua nolstalgjia më çoji në valixhen e emigrimit. Për mua, ajo valixhe ishte një copë e identitetit tim, një pikë referimi, por kishte dhe një kuptim metaforik, ngaqë sillte aq emocione dhe kujtime…
Aeroplani ishte bërë një ndajshtim i pranishëm, i të zakonshmes profesionale, por kësaj here përmbante dhe një tranzit. Më duhej të udhëtoja me Lufthansen, nga Athina në Frankfurt dhe prej andej tranzit, për në Stokholm me kompaninë ajrore SAS. Ai ishte kësaj here destinacioni im shkencor, me një sërë kujtimesh që flasin. Unë isha pak i vonuar, për shkak të preokupacioneve, ndërsa kolegët e mi, kishin udhëtuar një ditë më parë.

Nga mbritja në Frankfurt, sipër në shkallë duke zbritur “kushëriri” me zonjën dhe fëmijët
Unë kisha zgjedhur fluturimin e hershëm të mëngjezit, që ta kisha kohën përpara. Në aeroplan përçudi nuk kishte shumë pasagjerë, zura vendin tim pranë dritares, vendet pranë meje ishin të lira. Sodita për pak natyrën dhe fillova të rishikoj referatin tim për në kongres. Paralelisht hidhja nga një sy dhe në libërthin, me atraksionet e Stokolmit. Here pas here piloti kapiten, na informonte ku ndodheshim, duke e ilustruar fluturimin. Ishte një kohë e bukur, me qiell të kaltërt, që të jepte mundësi ta shijoje udhëtimin. Papritur një aeroplan i vogël prej letre ra mbi librin tim. Dy fëmijë çapkën, e mjaft të lezeçëm, rreth 6-7 vjeç, në sediljet pranë, me shikimin e penduar kërkonin falje. Njeri prej tyre i qeshur, brun me sy të zinj, portreti i tij më kujtonte këngëtarin e vogël, Hoselito, ndërsa tjetri më serioz, bjond me sy të kaltër, më ngjante me vogëlushin artist, sovjetik Pavel Boriskin, në petkun e Vanjës tek filmi “Fati i Njeriut ”.

Buzëqeshja ime i afroi, morrën aeroplanin letër, për të vazhduar lojën. E ëma dhe i ati i qortuan me takt dhe ata u kthyen në vendet e tyre. Pas pak vijuan me një lojë tjetër, ishte një loje me letra, ku çdo letër simbolizonte një personazh të antikitetit, kush e gjente fitonte. Kështu loznin dhe edukoheshin. Për një çast u grindën dhe kërkuan mendimin tim. Unë them se në këtë figurë është Platoni, spjegoi bruni, ndërsa vëllai im mendon për Sokratin. Këtu mbrapa shkruan P…, domethënë Platoni. Ngjajnë me njeri tjetrin në pamje, u spjegova duke qeshur. Kështu ata erdhën përsëri pranë, të më bënin shoqëri. Unë i ndikuar nga rasti, u improvizova një lojë me copëza të prera kartoni, ku kisha shkruar një fjali, e cila mund të lexohej, nëse bashkoheshin saktë pjesët e puzzle-it. Ata shpejt e zgjidhën sekretin dhe fjalia “ I love You”, u bë e dukshme.
I ati u afrua drejt meje, duke më kërkuar falje për shqetësimin që mund të shkaktonin fëmijët. Papritmas, shikimi i tij u ngul mbi emrin në referatin tim dhe mbeti për pak atje. Jeni doktor, më tha. Po i thashë, po shkoj në Stokolm për një kongres. Quheni Skufi, më tha me një zë të ulët. Nga jeni?! Shtoi me zë të dridhur. Nga Albania, pohova i çuditur. Ai u zbeh pak në fytyrë. Keni ndonjë lidhje me Polikseni Bularatin, Skufin apo thjesht sinonim… Aeroplani futej mes rresh dhe herë errësohej drita në kabinë, herë hapej…Nuk e di ishte vërtet një turbulencë e aeroplanit, apo trokitje në shpirtin tim. Lirova gravatën dhe shqiptova i befasuar: “ Eshtë gjyshja ime. Oh, my God… Pas possible…e pamundur”!!! Ai siç ishte në këmbë u ul menjëherë në sediljen bosh. Keni njeri tuajin në Greqi, ripyeti. Gjyshja më ka thënë se ka motrën e vogël, Fereniqin, të martuar me një argjendar të dëgjuar, spjegova. I mbushur me djersë mbeti për pak pa folur, mes emocionesh, ai nxorri nga axhenda e tij një fotografi të vogël bardhë e zi dhe tha “Ky është babai im, pranë tij jam unë, dhe kjo është nënë Fereniqi.
Unë, jam djali i saj”…, mezi mundi të shqiptoi dhe mbeti i ngrirë, me shikimin e fiksuar tek mua. Atë moment erdhi e alarmuar e shoqja dhe bashkë me të dhe stjuardeset, sollën ujë dhe kërkonin mjek. Mos u shqetësoni, jam unë, u thashë, por në atë çast isha dhe vet, “doktor pacient”. Ishte një moment kur arsyeja mbetet instiktivisht në hije, nga forca emocionale befasuese, aq e papritur e fjalës, siç thonë anglosaksonët “dropped a bombshell”… Ajo ishte një surprizë tronditëse në ajër, rrufe në qiell të kaltërt në 40000 këmbë lartësi. Një ndodhi e papritur me efekt të fortë emocional, që mbetej në kufijtë e një ëndrre apo një eventi surreal, si një skenë me akt të fuqishëm dramatik. Akoma dhe sot, më rezonon në shpirt ai impakt rrënqethës, nga magjia e atij udhëtimi… Aty, në sedilet pranë meje u krijua një fole miqësie, bukuria e asaj suprize të paparashikuar, na bashkoi. Nikolla, kështu quhej kushëriri, i lauruar në Harvard për ekonomi financë, më prezantoi me Laurën, bashkëshorten polake, pedagoge e psikologjisë në universitetin e Athinës. “Në këtë udhëtim fantastik, fati na fali këtë surprizë, gjeta kushëririn tim, por më e bukura është se sot doktori ka ditëlindjen”, fliste i emocionuar ai. Ndërsa Laura e shoqëroi me një buzëqeshje të përmbajtur. Nikua mes gëzimit thirri stjuardesën dhe i kërkoi të sjelli një shampanjë. Keni Luis Roederer, i tha. Po, Crystal Blu u përgjegj e qeshur ajo. Hapi shampanjën mbushi gotat dhe filloi të këndoj, “gëzuar ditëlindjen”. Disa pasagjerë pranë me një… Uau, duartrokitën. Mandej ai më njojti me profilin e “halles” së panjohur: “Nënë Fereniqi një zonjë fisnike, e kishte kthyer shtëpinë tonë në një galeri, me qëndisjet dhe krijimet e saj, por ajo nuk pati fëmijë, kështu më birësoi mua nga kunati i saj. Më rriti me kujdes e dashuri dhe më fali edukatë e kulturë, pa kushte. Ajo ishte një grua e bukur si në paraqitje dhe në shpirt, por për fat të keq u largua nga jeta para dhjetë vjetësh, në mënyrë të papritur, mbase dhe nga brenga, sepse më parë humbi të shoqin. Unë ndjeva keqardhje dhe ula kokën.
Ndërkaq nga mikrofoni u dëgjua zëri i kapitenit, që na njoftonte fillimin e uljes. Sa shpejt kaloi ky udhëtim i paharruar, u shpreha unë dhe ai më shtrëngoi dorën. Shpejt ai nxorri kartën personale, shkruajti mbi të numrin e telefonit të tij konfidencial dhe unë i dhashë timen. Fëmijët qëndronin pranë të habitur, por së fundi ata nuk harruan të buzëqeshnin.
“Ne do të vazhdojmë udhëtimin me tren nga Frankfurti, për në provincën polake Slubice, ku Laura ka shtëpinë e prindërve. Aty do të qëndrojmë për pak ditë, mandej do të kthehemi në Athinë, atje patjetër do të takohemi ”. Bëmë foto, u përqafuam e u ndamë, por përshtypjet e atij udhëtimi të çuditshëm mbetën…
Një mbasdite korriku isha duke pirë kafen në ballkon me mamanë, bisedonim dhe rendeshim në kujtime, por asaj i kishte mbetur mendja tek surpriza në aeroplan.
Papritmas ra telefoni dhe unë pashë në ekranin e vogël, numrin e Nikollës. Ai na ftonte në King George, në Tudor Hall, për një darkë, pasi kishin përvjetorin e martesës. Ishte mjaft i përzemërt dhe i ngohtë në komunikim. Shkuam në orarin e caktuar, u takuam sëbashku dhe u ngjitëm me asensorin në katin e shtatë. Ishte e papritur e këndshme ai imazh që takuam, përballë verandës, mbretëronte madhështori Akropoli, në një pejsazh natyror magjepës. E çuditshme si muzgu ndërronte kalimthi ngjyra, për një çast u vesh me një blu në jeshil. Unë mbeta i fiksuar tek ai imazh. “Më kujton periudhën blu, monokromatike të Picassos, kur hija e trishtimit dhe melankolisë e mbulonte. Veç mua nuk më largohej nga mendja, piktura me “Lypësin e verbër plak dhe një djalosh pranë tij me shikim të humbur”, shpreha i emocionuar dhe Nikua e pohoi duke shtuar…

Pejsazhi me Akropolin nga Tudor Hall
“ E shikon me sensibilitetin e një oftalmologu, por veç artistit gjeni, në imazhin e tij “dihotomik”, fsheh një “monstër të megalomanisë”, siç e ka karakterizuar në librin mbi të, gazetarja e shquar grekoamerikane, Arjanna Stasinopoulos-Huffington. Por retorikën e tij unë e lashë pa koment, pasi e gjykoja atë si artist.,,
Shijuam bisedën intime në shumë dimensione, më tepër se ato kulinare. Aty Nikua më foli dhe për pasurinë e madhe që i kishte lënë nënë Fereniqi dhe zgjuarsinë e saj për ta administruar.
Kur mbaruam, Nikolla nxorri kartën gold të kreditit, për të paguar. “Paraja duhet të jetë në funksionin tonë dhe jo ne në funksionin e saj”, tha i buzëqeshur, duke më përqafuar. Kalonin ditët dhe ne nuk mbeteshim pa komunikuar, takoheshim, pinim kafen tonë, diskutonim dhe çdo gjë shkonte në një harmoni admiruese. Në muajin gusht, ata shkuan për pushime në Zakintho, ku kishin një vilë në breg të detit, mandej do të ktheheshin disa ditë në Janinë, për të vizituar shtëpinë e babait. Na ftuan dhe neve, por ne kishim të tjera detyrime.
Në fillim të Tetorit, kur vjeshta ndryshonte pejsazhin e natyrës, Nikolla më komunikoi dëshirën e xhaxhait të tij, ose më mirë babait “biologjik”, për të më takuar. Ishte një e shtunë e vrejtur, e me shi.Vesha kostumin italian blu saks, jo për modë, por për prezantim dinjitoz, e dija se imazhi në këto raste, ishte një armë.
Ai më mori me makinën e tij, Range Rover dhe shkuam në Kolonaki, ku ishte zyra e tyre, në një godinë të stilit neoklasik. Jashtë saj në një pllakatë ishte shkruar “Master in stock exchange”, pra biznesman në bursën financiare. Më poshtë emri i tij dhe titulli shkencor, ku ndriste Harvardi dhe mbas tij emri i xhaxhait, si konsulent, pa shtojcë tjetër. Ngjitëm shkallët ornamentale dhe u gjendëm në një dhomë të mobiluar, me kolltukë klasikë, një zyrë me tavolinë të madhe, mbi të cilën kishte një mori dosjesh. Ndërsa anën tjetër një mulazh bretkoce dhe një vazo qelqi me monedha dhrahmish. Në mur mbi tavolinë, një skicë dhe citimi “ Paraja është vetëm një mjet, por që nuk të bënë të lumtur”. Nga dera anësore hyri një burrë i gjatë. i bëshëm me mustaqe, serioz në pamje, i veshur me këmishë të bardhë e tiranta mbi të, me papijon në qafë dhe një zhile të shkopsitur. Por ajo që më bëri përshtypje ishte se mëngët e këmishës ishin të përveshura, (papijon në qafë me mëngë të përveshura stononte ose dilte jashtë protokollit). Mirëseardhe doktor, oho elegant, me “pura lana vergine”, më kujtove thënien e Makiavelit: “Shumë shohin atë që dukesh, pak dinë atë që je”, më tha me një zë bas, “bossi” me tingëllim cmire. Çfarë dëshironi të pini, vazhdoi. Unë kërkova një espresso freddo, atë preferoi dhe Nikolla, por shtoji dhe cheese cake. Xhaxhai telefonoi për porosinë diku pranë. Pas pak erdhi garsoni me porositë. Bossi e pagoi duke i plotësuar, me monedhat e vogla nga kavanozi. “Me mbushët me të holla i tha djaloshi”. Ai e pa vëngër dhe me cinizëm ju përgjegj: “Dhe ato pare janë. Nuk të pëlqejnë ty alvane”. Djaloshi i mori dhe u largua. Kujtova se vazua me të holla ishte simbol i Feng Shui, por kishte dhe funksion tjetër. Nikolla për të ndryshuar rrjedhën e bisedës, i foli xhaxhait për mua. Ai mbasi thithi kafen, më tha “ Bravo, Je doktor në spitalin Ygeia, mesa duket ke kartën e identitetit grek, apo je me leje qëndrimi”…Po, kam kartën e identitetit, ju përgjigja shkurt. Donte të mësonte gjithçka rreth meje, mbi origjinën e prindërve, mbi nivelin profesional dhe kulturor dhe rrethin grek mbështetës (patjetër duke u riinformuar ). Por unë isha i kursyer dhe lakonik në përgjigjet e mia. Vetëbesimin e kisha strategji, por diçka nuk më pëlqente në bisedën e tij, nuk edi se çfarë donte të hetonte! Nikolla e kuptoi dhe e kaloi bisedën në kujtimet e nënë Fereniqit. Xhaxhai, përfitoi dhe tregoi rastin kur vëllai më i madh, bashkë me të jatin kishin shkuar para lufte në Gjirokastër, për tregëti arturinash, veç asaj atje blenin djathin dhe gjalpin, që ata e pëlqenin shumë. Një ditë dimri kur po ktheheshin në Janinë, gjatë rrugës, u zunë pritë disa shqiptarë muslimanë, “labë” i quanin, mesa më kujtohet, të cilët ua vodhën të gjitha. Shikoji sot, i ndihmuam u hapëm derën dhe si po na e shpërblejnë…Unë reagova me finesë: Në çdo vend historikisht ka ndodhi të tilla, sigurisht ka dhe njerëz jo të mirë, dhe heshta…Nikolla e aprovoi duke tundur kokën. Doktor pse hesht?, më pyeti bossi. Dhe heshtja kur duhet flet…, reagova shpejt. Përpiqesha të disiplinoja emocionet, ti dominoja ato. Ishte një pingpong i pa dëshiruar, të cilën nuk doja ta luaja. Dhe përsëri në heshtje vazhduam…Nikolla me shikonte i menduar pa folur, mbetur i befasuar nga retorika, apo u bë aleat me cinizmin e babait?! Papritur ai u ngrit dhe ne u larguam me një përshëndetje formale. Në makinë Nikolla, mundohej ta justifikonte “xhaxhanë”, me moshën dhe impaktin e hidhur të atyre kujtimeve. Fillimisht nuk u përgjigja, pasi intuita ime më çonte diku tjetër, mbasa tek shkaku i fshehtë, por esancial…E keqja më e madhe mbetet, kur ke sy dhe nuk shikon, shtova unë.
Mbasditja në mes të Nëndorit, më gjeti për një vizitë mjekësore në shtëpinë e një zonje me probleme të syve, në Kolonaki. Duke dalë nga shtëpia e saj, u ndesha pranë zyrës së tij, me “kushëririn“.
“Ku,je.Humbe” më tha, por unë nuk e dija kush kishte humbur. I nxituar vazhdoi, “do të shihemi”, që mesa dukej përkthehej, nuk do të shihemi kurrë. Ngrita kokën instiktivisht nga dritarja e tij e zyrës, një hije maskohej mbas perdes së tylit. Ishte “bossi”, autori i intrigës, ai që e ktheu brutalisht, atë surprizë të këndshme në intrigë dhe me gjuhën e “shpërfilljes”, e shndërroi atë nga një inkandeshencë emocionale në antarktidë të ngrirë…

Kurba maniakale e parasë
Në vazhdim, telefonatat u bënë më të rralla dhe formale, derisa nuk u dëgjuan më. Në prag të krishtlindjes i telefonova për ta uruar, nga ana tjetër e receptorit u dëgjua mesazhi: “Ky telefon nuk ekziston”,… pra numri ishte ndryshuar. Mjerimi nuk mund të bashkëjetonte me fisnikërinë …
E gjykova, e analizova, u konsultova me nënën dhe me një mikun tim noter, të gjitha rrugët të çonin tek lakmia e pronave, mbase mund të më konsideronin si kërcënim. “Obsesioni i aseteve “ u kishte prangosur mendjen dhe shpirtin, veç verdikti i vetdijes qëndronte mbi ta si kamë!
Citimi “Paraja është vetëm një mjet, por nuk të bënë të lumtur”, mesa duket mbetej vetëm, slogan i imazhit skenik të tyre.
…Kështu papritmas u shua ky përjetim, me surprizën befasuese në qiell të “mbetur”…dhe intrigën në tokë të “zbritur”…
