20/04/2024

Dy vrasje, nji leksion dinjiteti dhe nji mjerim qe vazhdon…

0

Nga Nikoleta Kovaçi

Vrasja mizore e Marigones, 18 vjeçe, ne Ferizaj, nga dy meshkuj perversë dhe mazokistë ishte tronditëse! Jo vetem per faktin se iu mor jeta nje vajze ne kulmin e rinise se saj, ne majen e andrrave te saj, ne tentativen e pare me  e ndryshue jeten e saj, por nga fakti qe dy djem ne moshe burri me aq lehtesi arrijne te thyejnë gjithçka te shenjte qe me kaq mund e kane ndertue brez mas brezi burra e gra te atij vendi, e te ketij vendi! (Me falni nese bie ne nacionalizma e, ju open mind-et e dy aneve te kufinit tone)!

Ngjarja asht makabre, e tmerrshme, e turpshme, e pamundun me ia vue nji emertim! S’ka ma keq, ma randë e ma e ndotun se aq! Nuk di, nuk gjej fjale e as s’di kush mundet me e gjet nji fjale me e thanë per ate akt talibanesk!

Por tej gjithe ksaj baterdie monstrash e perbindeshash qe i muer jeten Marigones, me mbeti mendja te reagimi i menjehershem i policise, te percjellja me mjaft etike, kujdes e vemendje e medias, te publikimi i menjehershem i fotove te horrave ne te gjitha site-t dhe ne rrjete sociale!

Policia nxori pamjet e kamerave te spitalit, identifikoi dy personat dhe menjehere shperndau fotot e tyne neper media e pika kufitare! Nxori targen dhe llojin e mjetit me te cilin leviznin, nderkohe asnje fjale nuk del per dy autoret dhe as viktimen! Sigurisht autorët kuptohet lehte ç’a jane dhe sa janë! Kudo ndesh ngushellime per familjen e te ndjeres! Policia dhe prokuroria veprojne me maturi! Kane prangos njanin prej autoreve, ndersa tjetri hala nuk ash gjet! Asnji fjale per te shkuemen e tyne, as familjet! Asnji fjale per lidhjen e vajzes me autorin qe asht ne kerkim, e madje as mbi deshmine qe i kane marre shokut te tij te arrestuem!

Menjehere me shkon mendja te na! E ndalem te vrasja makabre Xhulianit ne Babice te Vlores! Ca ore te mira e lame vetevrasje! Qilloi dikush qe e kqyri mire djalin e pajete e i pa tri plage plumbi e prishi planin e vetvrasjes! Ma vone, kur u mor vesh kush ishte e nga ishte, vrap me germue! Policia e Tiranes, Prokuroria e Gjykata me vrap nxoren dokumentet! Xhualiani s’ishte djale i mire se i kishte ba do sherre! Na i quajme precedente kriminale, se na i ka msue sistemi jone mjeran i drejtesise! Djali nga Elbasani, me banim ne Babrru ç’a ka dashte maje mali ne Vlore?! Atje s’duhet me shkel kush se atje asht vendi i kapove te droges qe çdo minister e kane si fshesaxhi…sepse kumbarën e madh e kane deputetin-kryeminister, ate qe e ktheu Vloren ne hambar bari e gjaku!

Ok! Gaboi Xhuliani qe shkoi ne token e deputetit-kryeminister, po ai paska ba edhe nje pune te ‘keqe’ ne te rijte e tij: qenka kap me dy sirianë ne makine! Qenka arrestue, hetue e denue per ate ‘krim te rande’ e ‘veper te turpshme’ qe ka ba me marr monedhat qe ndoshta as buken e nji jave s’ka mujt me e sigurue atje ne Babrrune ku rrine ‘malokët’! Kur them; buken- kam parasysh buken thate-kte qe gatuhet me miell serb, e jo ushqimin e nji jave(se mos po keqkuptoheni ju pasaniket e vendit tem e te Xhulianit te ndjerë)!

E keshtu u vendos; Xhuliani, 25 vjeç, ishte me rekorde kriminale! Si me thanë: A moret vesh ju nacionaliste te paditun: ai djali ka qene i prape, ndaj ka shkue edhe ne Babice te Vlores, ne vendin ku faleshin e falen drejtora policie, prokurore, ministra e vet kryeminsitri! Sigurisht, nje djale nga Elbasani, qe jeton ne Babrru te Tiranes, qe ka biografi te ‘keqe’ edhe mund te vritet sarajeve te sulltanit te shtetit tone! Kurrnji fjale su tha ma qysh dje! U mbyll me kaq! Viktima qe u gjend i pajete ne makinen ne emnin e nji gruaje nga Tirana ishte me rekorde kriminale!!!

E me kot nis me ba krahasimin mes dy reagimeve institucionale per dy ngjarjet! Kaq e turpshme asht sjellja me vrasjen e Xhulianit e kaq me dinjitet sjellja ndaj vrasjes se Marigones! Kaq e peshtire asht baltosja e tentatives me hanger buke e Xhulianit e kaq e denje asht lenia ne paqe e shpirit te Marigones!Sa larg jena o Zot!

Masanej arsyetimi ndalet tek pika e nisjes: Po, se ne Kosove nuk vidhen zgjedhjet, nuk blihen zgjedhjet, nuk shiten njerzit, nuk blihet shpirti i tjetrit! Ata nuk vriten per vota, nuk dezertojne ne komisione, nuk bajnë pazare te neveritshme ne kurriz te vullnetit te lire!  Sepse ata te policia kane Njerez, te prokuroria kane profesioniste e te gjykata kane besimin!

Sepse ata kane dyer ku trokasin, kane vesh qe i degjojne e kane njerez qe iu pergjigjen!

Sepse ata s’kane media te shituna deri te dreqi, s’e kanë nevojen e perdhosjes se tjetrit, s’e njohin sherbimin deri ne mohim ndaj çfarë do lloj pushteti… etjjjj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok