DY PAKICA, DY STANDARDE
Të gjithë të drejtat individuale dhe kolektive që i gëzojn pakica Serbe në Kosovë, do të duhej së paku të njëjta të drejta t’i gëzojn edhe Shqiptarët në Rajonin e Luginë së Preshevës, dhe gjithëandej Serbisë
Nga: Refik HASANI
Në Krahinën e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit.
JO, që nuk po respektohet vullneti plebishitar i shprehur në Referendumin e 1–2 marsit 1992,
JO,që po nuk përfillet sakrifica në mbrojtje të pragut, dinjitetit, identitetit, mbrojtja përmes luftës së armatosur nga UÇPMB-ja,
JO,që nuk po zbatohet nga Serbia Marrëveshja e Konçulit e 20 majit 2001,
Por, nuk nuk ka zbatueshmëri edhe për të gjitha marrëveshjet e nënshkruara me përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të kësaj Krahine në vitet 2001, 2009, 2013 dhe 2022,
Aktualisht, JO që nuk praktikohet një mospërfaqësim proporcional në të gjitha instancat lokale dhe qendrore,
Por, jan mbi 25 mijë qytetarë shqiptarë që u jan pasivizuar adresat, apo çdo i katërtit qytetarë i kësaj Krahine nuk figuron në evidencën civile, kemi një pasivizim alarmant të adresave,
Serbia, vazhdon shkelje të rënda, cenim të vazhdueshme, mohim sistematik shtetëror, diskriminim klasik, militarizim më të lartë në gjithë BE-n, ku jan 48 minibaza ushtarake në këtë Rajon, kjo është ekzpozim i frigës, nën tendenca të vazhdueshme për shpërngulje, asimilim e pastrim Etnik.
Për BE-n, SHBA-në dhe OKB-në, lejimi i këtij diskriminimi sistematik-është diskriminim klasik i strukturuar, dhe është një provë kredibiliteti, pasi kemi respektim i standardeve vetëm në një drejtim, duhet të praktikojn RECIPROCITET,standard të njëjtë për të gjithë të drejtat individuale dhe kolektive që i gëzojn pakica Serbe në Kosovë, do të duhej së paku të njëjta të drejta t’i gëzojn edhe Shqiptarët në Rajonin e Luginës së Preshevës, dhe gjithëandej Serbisë.
Kurse pakica Serbe në Kosovë, i gëzon të drejtat e gjëra dhe të garantuara me Kushtetutë, një nivel më të avancuar në gjithë BE-në, të drejtash politike dhe institucionale, duke përfshi të drejta e përfaqësimit në Parlamentin e Kosovës me vende të rezervuara, deri te përdorimi zyrtar i gjuhës dhe vetëqeverisja lokale në Komuna.
Përfaqësim proporcional në Qeveri Parlament, Gjykatë, Prokurori, Kryetar të Komunave, Komandant të Stacionve të Policisë dhe zingjirin Komandues të Policisë së Kosovës dhe FSK-ës, pra në të gjithë poret e jetës, me një fjalë në asnjë shtet të BE-s,
Nuk zbatohen të drejtat e pakicës Serbë si në Kosovë. Pakica Serbe në Kosovë, ka një model ku promovohet nga faktori ndërkombëtar si histori suksesi dhe si standard më të lartë evropian.
DHE, Krahina e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, nuk është vetëm çështje e brendshme e Serbisë, por i përket Evropës, dhe nuk e ka të zgjidhur statusin Politik dhe Juridik, dhe kërkon zgjidhje të drejtë, përmesë mjeteve politike e demokratike, por të qëndrueshme, dhe me ndërmjetësimin e palës Ndërkombëtare.
Ky kontrast, që po ndiqet nga ndërkombëtarët është rezultat i një qasjeje të dyfishtë që toleron standarde të ndryshme për komunitete të ndryshme, pasi pa konsistencë, nuk ka besim të plotë.
Stabiliteti i Rajonit nuk ndërtohet mbi standarde të dyfishta, nuk ka qëndrueshmëri mbi slogane boshe që humbasin çdo kuptim në terren, por ndërtohet mbi drejtësi të barabartë, dhe është një domosdoshmëri për paqe afatgjatë, sepse ato janë burim i drejtpërdrejtë i pasigurisë dhe tensioneve.
Kur standardet bëhen selektive, drejtësia pushon së ekzistuari.Të drejtat e pakicave nuk mund të trajtohen sipas gjeografisë politike, ose vlejnë për të gjithë, ose nuk vlejnë për askënd.
Në shekullin 21, nuk do të duhej lejuar praktikimin për dy pakica, të ndiqen dy standarde krejt të ndyshme, apo sdandarde të dyfishta.
