22/12/2024

DY NDODHI ME PAK MAHI NË DARDANI

0
Blerim-Rrecaj

Nga Blerim Rrecaj

Mbledhia për hapjen e një televizioni të ri

Iu u kujtua një ngjarje e një dite, e ca viteve më parë. Vëri buzën në gaz. Sikur donte ta ndizte një buzëqeshte. E qeshi edhe me zë. Pastaj u bë seroiz. Dhe ngaredi. Kah? Nga ngjarja e lartpërmendur. Dikur duke ecur, hapa duke hedhur, e mezi duke e gjetur, atë dhomë, atë klasë mësimi, atë amfiteatër siç e quajti dikush, që ndodhet mbrenda një objekti, që me sa duket ishte i Fakultetit të Bujqësisë. Po, pse, u ndodh(ën) këtu? Oh, bre, pas një njoftimi të parë diku, për hapjen e një televizioni të ri. Më kë ishte? Me një mik-bashkudhëtar. Iu kishte rënë që të merrnin pjesë edhe në disa mbledhi të tilla, nëpër zyre redaksishë, por edhe në ambientin e Bibliotekës Kombëtare, ku për shkak të numrit të madh të pjesëmarrësve, bile kishte raste që numri i madh i konkurruesve nfaheshin në dy grupe, njëri duhej të priste derisa t’i lirohej radha. Të kthehemi tash te këta reshta, të kësaj ndodhie. Të këti para-testi, nëse bën të shprehemi kështu. E dikur,  e gjetën objektin, hyjnë brenda në klasë, kur çka me pa, sikurse edhe disa herë tjera, qoftë kur ishin pjesëmarrës, qoftë në ndonjë test me shkrim a me gojë, sallë e mbushur përplot. Por për çka kishin ardhur sot? Për një prezantim, ku kjo kompani biznesi, që njihet si e fuqishme financiarisht,  me anë të një prezantuesje shfaqte ambiciet e saj edhe në fushën mediale. Mirë, u ulën e zunë vend, pasi ishin vonuar, si dikur në ndonjë orë pasi kishte filluar mësimi, dhe radha tash ishte për të dëgjuar se për çka po bëhej fjalë. Fjalë të ditura e të njohura, se kompania biznesore, televizionin e saj, që ka kohë që transmeton veç muzikë, po synon ta pasuroj me programe lajmesh, e emisione turlifare, për ta nxjerrë këtë popull sa më në dritë. Plus kësaj synon jo vetëm të jetë konkurrente me televizionet aktuale që janë aq të shumta, e aq lënë për të dëshiruar,  por pse jo edhe të dalë përmbi to, e të bëhet prijatare. Pas fjalës mjaft të gjatë e në një ambient me mjaft zagushi, erdhi dhe koha e pyetjeve, a më mirë më thënë e bashkëbisedimit. E kjo sadopak do ta thyente monotoninë që sa vinte e shtohej.

-Si mund të kontriboj unë, tha njëra nga pjesëmarrëset,  nëse do më ftoni të punoj?

-Po, ne të themi ty dhe të pranishmëve këtu, se nëse keni ide për ndonjë emision,  program,

ose farë skene programore, na dërgoni në email, pastaj ne si staf do e shohim e do e shqyrtojmë, mori përgjigjen, e pastaj do hapim dhe një konkurs, ku do ftohen konkurruesit, tha prezantuesja.

Një djalë, që ishte ulur kah mesi i klasës, u interesua se nëse, idetë që do t’i dërgoj, si do t’i mbrohen e të mos i keqpërdoren, dhe u ul për të pritur përgjigjjen. Dhe ajo erdhi pas pak me fjakët, se kjo bëhet me mirëbesim e mirëkuptim. E dikush seç pëshpëriti, shokut që kishte pranë, po, po, gazetaria bazohet në besim, por ka kohë që ky besim bukur fort është lëkundur, sidomos në këtë fushë kaq komplekse.

Kështu që vazhdonte bashkëbisedimi ose i ashtuquajturi interaktivitet, ku më i qartë e ku në i paqartë. Më në fund u ngrit njëri, një burrë mes të gjashtëdhjetave e shtatëdhjetave, me syze, me mjekër të lubardhme.

-Kam punuar në ish TVP-në e dikurshme, tha, dhe vazhdoi-nga kjo që pashë deri më tash, ju them, se po e shoh se s’keni aspak seriozitet për atë që po flisni. Për të hapur një medie siç thoni, duhet ide e qartë, e parapërgatitje e madhe, kështu që duhet të na kërkoni falje për çfarë na keni mbledhur këtu mua, ndokë tjetër e sidomos këta të rinj e të reja, që kanë marrë mundimin për të ardhur nga rajone të ndryshme të Kosovës. Pas këtyre fjalëve prezantuesja lajmëroj se ky takim me kaq përfundoi. Ndërsa duke dalur nga klasa, dikush i tha dikujt se punët ende s’i kemi mirë derisa pronarët e medieve ka kohë që ndihen kaq të fuqishëm e komod e eksperimentojnë, me plane e projekte duke u thirrur në interesin e përgjithshëm e duke pasë parasysh atë personal, e na shkoi një copë e mirë e jetës, duke e provuar këtë, sa andej, sa këndej…

Ceremonia e shpërndarjes së bursave

Ka kohë që kolegjet private dërgojnë ftesa në shkollat publike për t’i ftuar nxënësit të marrin pjesë në konkurset e tyre për të gjurmuar e zbuluar talentë me anë te testeve që bëjnë për shkallë intelegjence, dhe pastaj ato ofrojnë bursa për nxënësit e dalluar. Kjo gjë ndodh tash sa vite, ndërsa po kridhem në ndodhinë e sivjetme, të sapondodhurës. Pak a shumë sipas një interpretimi të lirë e të pa-k-thelluar, duket si një lloj partneriteti publiko-privat, ec e dije se kush ka interes më shumë a në pak. Sidoqoftë, një ditë hyri pakëz më brenda këtij bashkëpunimi. Djali që kishte konkurruar, i tha ta dërgonte në ceremoninë e shpërndarjes së këtyre bursave, në objektin e një lagjeje të shtenjtë e të njohur kryeqytetase. Dhe e mori djalin me një shok klase të tij, të dy konkurrentë. U nisën. Mbërrinë. Parkuan veturën e hyjnë brenda objektit të kolegjit, që udhëhiqej nga një shtet i huaj, që tash së fundi edhe emrin e kishte ndërruar. (Jo shteti, po kolegji). Hyjnë në një sallë sporti, mjaft komode e të mirëmbajtur, më konkretisht basketbolli. Në fushën sportive ishin vënë dy tavolina, me medalje, dy ekrane ku do shfaqeshin emrat e konkrrentëve, e në mes qëndronte një punonjëse e kolegjit me mikrofon në dorë. Në tribuna, nëpër karrige një numër i madh nxënësish, prindërish e të afërmish, prisnin të fillonte ceremonia. Dhe filloi. Së pari ftoheshin nxënësit që fituan 15 për qind të bursës, pastaj ata me 20, pas pak ata me 30, e kështu me radhë, me duartrokitje e brohorima. Emocione e dy shokëve të klasës rriteshin. Kur vije të shfaqen rezultatet, njëri prej tyre është në mesin e fituesve të 60 pëtqindëshit. Tjetri mbetet në lojë për rezultat më të mirë. Dhe vije ai çasti magjik, ku gërshëtohen befasia e gëzimi. Njëri nga dy shokët e të njejtës klasë është në mesin e tre prej fituesve të bursës prej 100 për qind. Përqafohet me shokun dhe lë ulësen për të zbritur poshtë për të marrë shpërblimin. Merr medaljen e artë dhe letrën në zarf që e hap për ta shikuar. Shuma e fituar për këtë bursë shkollimi katërvjeçar është rreth 13 mijë euro. Por, për regjistrim për çdo vit duhet paguar 500 euro. Kështu që sipas këtyre të dhënave, bursa nuk po del bash-bash 100 për qind. Pos kësaj dëgjohen fjalë, se ka edhe shpenzime shtesë si ushqimi e ca aktivitete të tjera, kështu që do mbetet për t’u parë se çfarë vendimi familjar do mirret më pastaj. Mbasi ky fitues ishte në mesin e tre të parëve, është edhe fitues i një ore të mençur të markës “apple watch”. Kur shkon të pyes te përgjegjësit e kolegjit për orën që i takon, i thonë se shpërblimet, skuteri, ipad-i, e ora, mund të merren vetëm pasi të bëhet regjistrimi, dhe të fillohet mësimi në këtë kolegj. Ceremonia e sivjetme përfundon me një mahi të mjërit prej konkurruesve. Ai thotë se vjet e fitoi bursën prej 50 përqind, sivjet prej 60 përqind, kështu që totali po i bie 110 përqind, e  nëse drejtuesit e kolegjit ma pranojnë këtë logjikë të shëndoshë, atëherë, do mund ta vazhdoj kolegji pa kokërr pagese, e pa e bërë kënd telash…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok