15/11/2024

Dy Kundërshtarë politik Edi Rama dhe Ramush Haradinaj u bashkuan për ta rrëzuar Albin Kurtin!?

0

 

Shkruan Asllan Dibrani

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim me ish-kryeministrin e Kosovës.

Mediat dhe vet Ramush Haradinaj e publikoj  takimin  e  tij me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramen. Pas një  serë skandalesh  politike te Edi Ramës, kundër Kosovës dhe pikërisht kundër  kryeministrit Albin Kurtit. Pati reagime  në Shqipëri  dhe në Kosovë ,madje edhe ne  qarqet ndërkombëtare.

Edi rama dhe Ramush Haradinja   u takuan ne Tirane sot

Ai gjeti një  kohë sot te takohet me, po ashtu  skandalozin politik Ramush Haradinajn qe s’ka lënë guri pa  rrotulluar vetëm me rrëzuar qeverinë e Albin Kurit.

Me poshtë citoj  deklarimet publike qe e botuan disa media në Shqipëri dhe ne Kosovë deklaratën e Ramush Haradinajt.

“Sot në Tiranë patëm  një takim vëllazëror me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama”. Po na lind  pyetja se si  gjithë kjo dashuri  e këtyre  dy kryeministrave, kur ishin edhe ne procese gjyqësore   kundër njeri tjetrit.

Thënie  e Ramush Haradinajt  sa ishte në detyrën e kryeministrit vazhdojmë dhe publikojmë me poshtë!

“Edi Rama ka hyre ne pazare me Hashim Thaqin dhe Aleksander Vuçicin për të ndarë Kosovën!

Një kohë Haradinaj,sikur u nda me Edi Ramen kur vuri taksen e 100% dhe Rama  e kundërshtoj dhe u acaruan marrëdhëniet ne mes tyre .Ta kujtojmë se Edi Rama edhe e ka paditur Ramush Haradinajn për siç thotë “ shpifje dhe  rrena”.

Citojmë  kryeministrin Edi Ramen me poshtë :

Gjykata Themelore në Prishtinë e cila e ka konfirmuar se kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama ka dorëzuar padi kundër kryeministrit në detyrë të Republikës së Kosovës Ramush Haradinajt!

“Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka paditur kryeministrin e Kosovës në largim Ramush Haradinaj, për “shpifje”. Padinë e publikoi “Betimi për drejtësi”, një emision që përgatitet nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ku thuhet se Rama padinë e ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë”.

Ku si dëshmi kemi se “Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, më padinë prej 30 faqesh të publikuar nga “Betimi për Drejtësi” pretendon se Haradinaj ka shpifur ndaj Ramës për deklaratat e tij që i ka dhënë në lidhje me temën e shkëmbimit të territoreve. Në këtë padi përmenden disa emisione të transmetuara në të cilat Haradinaj ka folur për këtë temë dhe e ka akuzuar Edi Ramën, që së bashku me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçin dhe Presidentin e Serbisë Aleksander Vuciqin, e kanë nisur idenë e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

Në datën 17.10.2019 dhe 29.10.2019, i padituri Ramush Haradinaj, në kohën e kryerjes së deklaratës,si Kryeministër në detyrë i Republikës së Kosovës, gjatë një interviste të dhënë gazetarit Artur Zheji e të publikuar në emisionin 360 gradë në datën 17.10.2019 si dhe gjatë intervistës së kryer në datën 29.10.2019 në emisionin televiziv Pressing”Zona Pressing” të publikuar në televizionin “T7” të Republikës së Kosovës, ka kryer deklarim publik të fakteve shpifëse e mashtruese në adresë të Paditësit me pasojë cenimin e nderit, personalitetit, reputacionit dhe dinjitetit të Paditësit me pasojat e parashikuara në legjislacionin e zbatueshëm”.

Ma  vonë  këtë padi e vërteton edhe Gjykata Themelore në Prishtinë e cila e ka konfirmuar se kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama ka dorëzuar padi kundër kryeministrit në detyrë të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj. Dhe  thekson me tutje  “Konfirmojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Çështje Civile me datë 15.01.2020 ka pranuar padinë nga paditësi E.R kundër të paditurit R.H për kompensim dëmi për shkak të deklaratës shpifëse të supozuar nga paditësi”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, e intervistuar nga  gazetarja  Mirlinda Gashi, zyrtare për informim e Gjykatës Themelore në Prishtinë”.

Për shkëmbimin apo korrigjimin e territoreve midis Kosovës dhe Serbisë është përmendur  për here te pare  në gusht të viti 2018 nga Thaçi dhe Vuçiqi!

Pavarësisht mospajtimeve që mund t’i kishin  dy liderët institucionalë, të Shqipërisë dhe Kosovës, kjo situatë u reflektua shume  keq të qytetarëve e  te të dyja vendeve.     Mendoj se te dy vendet janë të vetëdijshëm për situatat që krijojnë përplasjet eventuale të liderëve institucionalë te të dyja vendeve dhe jemi dëshmitar për  “Idenë për shkëmbimin apo korrigjimin e territoreve midis Kosovës dhe Serbisë është përmendur  për here te pare  në gusht të viti 2018 nga Thaçi dhe Vuçiqi, si mundësi për zgjidhjen e problemeve midis dy vendeve. Ideja ka nxitur reagime për dhe kundër, si brenda Kosovës dhe Serbisë, ashtu edhe te komuniteti ndërkombëtar.

Edi Rama dhe Ramush Haradinaj  që kur Vetvendosja erdhi në pushtet në Kosovë e kanë  luftuar Albin Kurtin!?.

Por mos t’i ikim temës se vizitës se Ramush Haradinajt pas gjithë këtyre skandaleve   personale, divergjencave dhe përplasjeve deri në paditje  gjyqësore ,si u takuan aq përzemërsisht  në forme vëllazërore  siç përmendi  Ramush Haradinaj?!.

Edi Rama dhe Ramush Haradinaj  që kur Vetvendosja erdhi në pushtet në Kosovë, si një koalicion i madh antikorrupsion e antiabuzues, e kanë  luftuar Albin Kurtin, pasi e kanë parë si rrezikun eminent ndaj rrëzimit të Edi Ramës ne  qeverisjen    e Shqipërisë dhe  shuarjen e shpresave te Ramush Haradinajt, qe te jete me  rival politik madje duke e rrezikuar qe as pragun  mos ta kalojnë ne zgjedhjet  e ardhshme?.

Albin Kurti është realisht politikani shqiptar më popullor jo vetëm në Kosovë, por edhe në të gjitha viset shqiptare. E veçanta e Kurtit, është se simpatia ndaj tij në hapësirën e shqiptarëve të Malit të Zi, atyre të Shqipërisë, Luginës së Preshevës, në Maqedoninë e Veriut apo diasporë madje edhe  në hapësirat e Sanxhaku, po edhe  të popullit çam  në Greqi.

Pasi thelbi i doktrinës bazë se si ta shpëtojnë  veten këta  Rama edhe Ramushi nga një e kaluar armiqësore ne mes veti, sot i harruan dhe u bene  vëllezër e miq!.

Ato  e harruan të kaluarën e hidhura dhe u bashkuan kundër Albin Kurtit,me shpresa  qe mos tu prish  edhe me tutje pazarllëqet  e tkurrjes së Kosovës, qe te dy protagonist te kësaj  doktrine “Copëtimin  e Kosovës “

“Albin Kurti thotë që nuk e ka as ai e askush të drejtën që të bëjë pazar me trojet e Kosovës as ato shqiptare”.

Albin Kurti është rivali më i rëndësishëm dhe me peshë i Edi Ramës dhe Ramush Haradinajt.

Edi Rama, ndryshe nga Kurti, e lidh gjithçka me qendrat e pushtetit, përkrah Thaçin, pozitën e Kosovës e josh, edhe pse ajo e ka denigruar e sharë në maksimum. Madje josh dhe Vjosa Osmanin, e cila është politikanja e Kosovës që e ka fyer më shumë Edi Ramën e socialistët gjithemone per interesa te Kosovës .

E pse?

-Për të rrëzuar Albin Kurtin! Sepse në realitet Albin Kurti është rivali më i rëndësishëm dhe me peshë i Edi Ramës dhe Ramush Haradinajt. Albini është e kundërta politikave  te Ramush Haradinajt dhe Edi Ramës…

Kurse Edi Rama dhe Ramush  Haradinaj   u treguan (tregtar te zellshëm) njeri tu  i dhuruar   toka Malit t e zi,ndërsa tjetri duke  i premtuar  toka Serbisë  “Veriun e Kosovës  dhe  në fazën e zhvillimit te bisedave me Greqinë  për  zvogëlimit te Shqipërisë ne pjesën detare.

Rama shet e ka shitur këdo pranë tij vetëm për të qëndruar në pushtet, po ashtu  u dëshmuar edhe Ramush Haradinaj ndërsa Albin Kurti ,nuk do t’ia japë veriun Serbisë. Ndaj i thotë: Më njihni si shtet pastaj të bëjmë Asociacionin. Këtu Albini nuk lëviz, edhe sikur ta rrëzojnë, madje edhe sikur ta vrasin. Edi Rama e di këtë, e po bën përpjekje për ta rrëzuar atë. Po, nëse ndodh një trazirë e madhe nesër në veri të Kosovës, e plas ndonjë luftë qofte edhe  e vogël, Edi Rama rrëzohet brenda natës, e Albin Kurti  edhe mund të bëhet  kryeministër i Shqipërisë natyrale .

Sot në Shqipëri pas sulmeve  ne Veri nga terroristet serb , pas anulimit te  takimit te dy qeverive, pas deklaratave të Edi Rames  për  “tokat e Kosovës te as kujt” ,  dhe pas  vizitës se Macronit, presidentit të Francës në Shqipëri një shumicë politike nga e majta dhe e  djathta intelektual dhe  opinionistë i bashkohet kauzës së Albin Krtit. E mira e se mirës është qe këta  dhe te tjerët sidomos  opozita  kosovare  të ulen rreth  strategut  ,politikanit dhe  njeriut të pa thyeshëm të çështjes  kombëtare  ta përkrahin dhe  ta kalojmë ketë situate dramatike qe e kemi nga Serbia, Rusia dhe aleatet  e tyre  synim  zhdukjen  e Kosovës. Prandaj koha është të bashkohemi e jo të përçahemi edhe me tutje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok