02/12/2024

Dy Grabovarët në origjinë nderojnë njëri tjetrin

0
Grabova-Xhelili

Nga Shyqyri Fejzo

Themi në origjinë, mbasi Evangjelina (Lika) Janko Grabova ishte me origjinë nga Grabova Sipër e Gramshit, ndërsa Profesor Doktor Avni Xhelili është nga Grabova Poshtë e Gramshit. Këto dy fshatra të thella malore, me Shënepremten në mes, aty ku malet prekin retë në vazhdimësi, kanë nxjerrë e nxjerrin personalitete të kulturës, artit, shkencës e sportit. Po të lakonim emra, do të bëhej një vargan i gjatë në gjerdanin e perlave që stolisin si kurorë lavdie zonën, por do ndalemi në këta dy personalitete, cfarë i ndan dhe cfarë i bashkon ata.

Evangjelina (Lika, sic njihet me emrin e saj të artit), Janko Grabova, u lind në Sofje të Bullgarisë më 19 Mars 1928 në një familje të Llazar Jankos e cila pati emigruar nga Grabova e Sipërme e rrethit të Gramshit në fillim të shekullit të kaluar.Llazari në Sofje u muar me tregëtinë e lëndës së drurit por dhe me veprimtari të tjera të kohës. Si më e vogla e shtëpisë, Lika u rrit si çupë ëndërrimtare, me imagjinatë të pasur. Lika qe vetëm 15 vjeçe kur hyri në Akademinë e Arteve, ku studioi Pikturë në klasën e Prof.Uzunov dhe Prof.Ilia Petrov. Një ndikim në punën e saj ka pasur artisti Vincent van Gogh. Në vitin 1967 Lika celi një ekspozitë me punimet e saj,e cila nuk pati sukses dhe u mbyll.Vetëm më vonë, kur në vitin 1981 ,me një ekspozitë ajo ngjalli niteres të madh nga publiku dhe përfaqësitë e huaja të akredituar në Bullgari. Kjo bëri që arti i saj të përhapet në Europë dhe më gjërë. Gjatë gjithë jetës ajo ka celur vetëm 7 ekspozita, por me veprat që paraqiti në to u cilësua si : “Pikasoja me fustan”.Gjatë gjithë jetës ajo krijoi stilin e vet, admiroi e përdori  ngjyrat që dëshëroi, që në më të shumtën e rasteve flisnin me gjuhën e origjinës saj, Grabovës. Lika u nda nga jeta më 22 qershor të vitit 2001,duke lënë një trashëgimi të pasur veprash. Artistja bullgare me origjinë shqiptare në rrethet e artit të Bullgarisë është vlerësuar lart si një artiste cilësore, e cila krijoi vepra të rëndësishme të artit pamor. Ato dhe fama e Likës u përhap shpejt jo vetëm në Bullgari, po në të gjithë Europën dhe më tej.

Ministri i kulturës të Bullgarisë  Velislav Minekov, i cili e kishte njohur personalisht artisten, në një intervistë dhënë gazetarëve në Shqipëri kur ishte në vendin tonë për një vizitë, u shpreh: ““Lika ishte një person që nuk buzëqeshte ose buzëqeshte shumë pak. Ajo kishte sens humori shumë delikat dhe për të tjerët ndonjëherë ishte e çuditshme. Lika Janku ishte një grua shumë simpatike, një grua normale pavarësisht  nga trishtimi që mbante brenda vetes.”

Një nga veprat e Lika Janko Grabovari e quajtura “Piktorja e famshme Bullgare me rrënjë Shqiptare”, ose “Pikasoja me fustan”.

2

GRABOVARI i Grabovës Poshtë, Avni Xhelili është një prej atyre figurave që u japin emër jo vetëm familjes, por në rradhë të parë vendlindjes. Ajo që bie në sy në jetën dhe veprimtarinë e tij është trajektorja intelektuale, sa në fushën mësimore, aq edhe në atë shkencore, sa në fushëën e diplomacisë, aq dhe në përhapjen e kulturës dhe gjuhës shqipe jashtë vendit.

Eveniment i rëndësishëm për të është koha e vitit 1997, kur atij iu besua detyra me peshë që ti shërbente vendit si përfaqësuesi më i lartë diplomatic në dy shtete të lindjes, në Bullgari dhe në Rusi. Duhet thënë se në këtë pozicion të ri ai u ndodh në një kohë të vështirë e delicate, kur imazhi i Shqipërisë ishte dëmtuar shumë nga ngjarjet e këtij viti, të pasuara deri në shkoqjen e shtetit. Megjithëse nuk kishte mbaruar ndonjë shkollë të posacme diplomacie, nuk kishte shërbyer më parë në shërbimin diplomatic, madie karriera diplomatike nuk e kishte joshur ndonjëherë, zgjedhja e zotit Avni Xhelili, ishte e duhura. Ai njihte mirë historinë e Rusisë dhe Bullgarisë, kulturën, traditat dhe mentalitetin e popujve të këtyre vendeve slave, zotrnte rusishten dhe bullgarishten, gjëra më se të domosdoshme për një diplomat.

Në vendet ku shërbeu, ambasadori Xhelili vendosi mardhënie shumë miqësore me shqiptarët e vendosur në to në kohë të ndryshme. Interesant ishte fakti i ruajtjes të shtetësisë shqiptare nga komuniteti i shqiptarëve në Bullgari. Prej dhjetra vitesh ata ishin paisur me pasaporta shqiptare nga shteti shqiptar, por pas viteve nëndëdhjetë ky regjim ishte prishur. Kjo u shkaktonte shumë vështirësi në jetën e përditëshme, për kryerjen e veprimeve bankare, për të hapur firma private, për të udhëtuar jashtë shtetit etj. Me ndëryrjen e zotit Xhelili në qeverinë tonë, pasaportat u rivendosen dhe ato u a  shpërndau vetë ish presidenti i Republikës,  Mejdani gjatë një vizite në Sofje. Në raste vdekje shteti bullgar dorëzonte pasaportën e atij që ndërronte jetë në ambasadën shqiptare. I tillë ishte rasti me piktoren e mirënjohur në Bullgari, Lika Janko, e lindur në Sofje në vitin 1928. Babai i saj, Llazar Janko ishte larguar nga Grabova e Sipërme dhe ishte vendosur në Bullgari në vitin 1911. Pas vdekjes Lika la një koleksion shumë të pasur me piktura, nga të cilat ambasadori Xhelili mundi ti shkëpusë komisionit të krijuar për ndarjen e kësaj pasurie, 15 piktura të kësaj piktorje, të cilat u bënë pronë e Galerisë tonë të Arteve. Për këto veprimtari në fushën e kulturës në vitin 2004 Avni Xhelili është shpëllur në Rusi “Mecenat” nga Fondacioni  Bamirës “Mecenatët e Shekullit”.

Sic e theksuam dhe më lart, Lika Janko Grabovari dhe Avni Xhelili intervenojnë jo vetëm se vendlindjet e tyre janë Grabovat (G.Sipër dhe G.Poshtë). Ata në radhë të parë janë patriotë.Kjo vihet re tek Lika, në faktin se krijimtaria e saj lidhet ngushtë me Grabovën, në peisazhe, në ngjyra në  ekspressivitet, pa përjashtuar dhe bindjet e ngurta e “kokëfortësinë” e saj. Po ashtu ajo gjatë gjithë jetës ka pasur dhe mbajtur me krenari mbiemrin Grabovari.  Ajo nuk e merrte me mend sa ishte gjallë që 15 vepra të rëndësishme të saj do të bëheshin pronë e Galerisë së Arteve të vendit tonë. E bardha sjell pastërti, vërtetësi, shpresë…

Është ngjyra e Zotit dhe Zoti është dashuri…”, -thoshte ajo ndërsa  hidhte ne tablo penelatat e lira.

Për të pasur më të qartë këtë të fundit, për diplomatin Avni Xhelili, ndarja nga fondi krijues i saj 15 veprat të cilat ju bashkangjitën Galerisë së Arteve ishte një veprim patriotic dhe human. Në këtë rast Grabovari bëri që Grabovarja dhe vepra e saj të njihet dhe në vendin tonë. Nuk është rastësi që një kalendar i vitit 2021 i ideuar nga kryetari i Shoqatës Kulturore Gramshi, historiani Marenglen Kasmi e shokë dretjtues të kësaj Shoqate dhe bisnesmenë dashamirës të Gramshit, nxuarën kalendarin me veprat e Lika Janko Grabovari. Pyetja bëhet “a është mjaft me kaq për këtë artiste?” Atë do e mendojnë mirë dhe Bashkia e Gramshit dhe vetë Grabovarët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok