25/12/2024

DUHET TË JEMI BASHKË PËR T’U MBROJTUR NDAJ MONSTRUMIT VUçIQ

0
Dede-Preqi

Nga Dedë Preqi

Me keqardhje do të thëmi, nëse sot shqiptarët mund të kenë rënë kaq poshtë siq po ndodh tani, na krijohet përshtypja që natyra e këtij populli të lashtë dhe me tradita hyjnore, bëhët gjithnjë e më i  ekspozuar vetëm ndaj pretendimeve gllabëruese të pushtetit ndaj njëri-tjetrit, ku gjithnjë e më tepër paraqitet një gjendje acarimi dhe tipari përçarës në mesin e kësaj shoqërie njerëzore, nga fakti se normat morale, kombëtare dhe lidhja e gjakut, sikur e kanë humbur kuptimin e vet.

Më këtë nuk duam të thëmi, se besimi dhe lidhja në mes shqiptarëve ka humbur ndikimin në tërësinë e vet,  por ky besim po zvetënohet me ndikimin e vet mbi gjendjen e përgjithshme, gjë që mund të ndodhin edhe shumë të pa pritura ndaj këtij populli, nëse po humbet vlera kombëtare dhe vlera e kësaj ekzistence njerëzore.

T’ia bëjmë një pyetje vetës, nëse shqiptarët në një mënyrë për fatin e tyre arritën të ndërtojnë dy shtete sovrane dhe të pavarura, a do të mund t’i qëndrojnë kohës në rrethana dhe kontradita të ndryshme, që do të duhej për të qenë të aftë për t’u mbrojtur dhe për t’i përmbushë qëllimet e veta, duke i ruajtur parimet e ndërlidhura në mes vete që formojnë hallkën e unitetit të vet, një ndër elementet më të rëndësishme të një populli dhe një bashkësie njerëzore ?

Prandaj, shqiptarët sot mund të përfaqësojnë mundësinë e diçkaje të mirë dhe pozitive në glob, që përmes shumë figurave të veta historike ky popull përveq të tjerave, karakterizohet si shëmbëlltyra e një njerëzimi më vlera të veçanta humanitare dhe vlerave kulturore e historike, dhe tani ky popull i cili e ka lirinë e vet të fituar me gjakun e popullit të vet dhe ndihmën e miqëve ndërkombëtarë, do të ishte një dëm i madh, nëse këtë të drejtë e shdërron në një liri të frikshme, apo ta vetëshkatërrojë e ta lërë vetën pas dore, duke e lënë fatin e vet në mëshirën armiqëve.

Zanafillën e rrezikut shqiptarët e kanë nga anët e ndryshme, por veqanarisht nga ajo që përbënë thëmelin e këtij rreziku e kemi ende në derë të shtëpisa nga Serbia, thënë ndryshe, se çfarë do bëhët në të vërtetë në mes marrëdhënieve dhe marrëveshjeve të këtyre dy popujve, kjo lidhet me faktin se në ç’mënyrë do jenë të organizuar shqiptarët në mes vete, lidhet edhe me faktin e seriozitit të BE-së, dhe me çasjen e SHBA-ve, në këtë marrëveshje, që do të ishte garantia më e sigurtë dhe më e  qëndrueshme në mes këtyre dy popujve.

Ndërgjegjësimi për një gjë të tillë duhet ti vëjë shqiptarët përpara në kuptimin tradicional dhe organik, për të parandaluar ndonjë konflikt apo luftë të mundshme ndërnacionale, por edhe një katastrofë të mundshme rajonale e më gjërë, që po planifikon Vuçiqi dhe Serbia, me konceptin e ri tani, përmes strategjisë « ballkani i hapur », apo nëse nuk mund ta realizojë një plan të tillë, planin B, do ta kishte gati, ku qëndron mundësia e përdorimit të një force ushtarake për ta ndarë veriun e Kosovës.

Një vëzhgim pa paragjykime- e kemi edhe kohën e fundit nga vetë presidenti i Serbisë Vuçiq, të cilit fare nuk i bënë përshtypje e kaluara jo e largët dhe gjenocidi ndaj shqiptarëve në Kosovë, që edhe vetë ishte pjesë e këtij monstrumi fashist si një informator dhe shërbëtor i kasasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq, duke e ndryshuar vetëm planin e tij, ndërsa strategjinë kryekëput me gjitha monstrumet dhe dredhitë të njëjta.

Serbia në vetëvete nënkupton aftësinë e saj për të depërtuar brenda asaj që ajo e ëndërron dhe imagjinon përmes urrejtjes, e cila po bënë sot gara të madha armatimi që kushtojnë miliarda dollarë, për t’a përforcuar dhe fuqizuar forcën e saj ushtarake në rajon dhe më gjërë, si një mundësi për të ushtruar ndikim dhe presion ndaj vendeve dhe popujve që i konsideron më të vegjël se vetëvetën dhe për ti nënshtruar, që do ti kontrollonte, apo ti pushtonte përsëri trojet e tyre.

Po bëhën jo më shumë se 30 vite, kur në këtë kohë forcat ushtarake dhe paramilitare serbe e sulmuan familjen Jashari në Prekaz të Drenicës dhe pas një rezistence të fuqishme të kësaj familje, këto forca u tërheqën për tu rikthyer edhe njëherë, duke e sulmuar përsëri me 22 janar të vitit 1998, dhe si duket nuk u ngop me atë djallëzi, me 5 mars po të këtij viti, kjo forcë fashiste ekzukutoj më shumë se 50 anëtarë të kësaj familje, dhe komandantin legjendar Adem Jashari, në mesin e të cilëve kishte gra edhe fëmijë.

Serbia shkakëtojë edhe qindra masakra të tjera në tërë Kosovën, të cilat edhe i mohoi dhe i quajti masakrat e tilla si trillime të shqiptarëve, ky është monstrumi i Vuçiqit dhe i llojit të tillë, i cili nuk e pati guximin si një burrë shteti, që të bëjë një kërkimfalje për krimet që ka bërë, së paku për hirë të fëmijëve të pafajshëm, që ndonjërin prej tyre e kanë nxjerrë me bajoneta nga barku i nënave shqiptare.

Duket se problemin që paraqet Serbia, jo vetëm me ndarjen e teritorit të Kosovës dhe çështjet tjera në Ballkan, por pretendimi i saj është edhe më gjerë, kjo e ka mundësinë ta fusë perëndimin dhe Rusinë në konflikt me njëra-tjetren, meqenëse SHBA-të, nuk do e tolerojnë një gjë të tillë, prandaj ne shqiptarët duhet të jemi me fat dhe ta marrim vehtën me të mirë, sepse jemi në krah të SHBA-ve, përndryshe do na kishte marrë djalli dhe do na kishte vënë përpara.

Kosova, nuk do ta kishte brengën e thellë të njohës nga Serbia dhe anasjelltas, por brenga e saj më e thellë është çështja paqës në mes këtyre dy popujve, që është edhe thëmeli i jetës normale e  popullit shqiptarë, që do ndikonte edhe më gjërë në paqën rajonale, dhe duke dëshmuar se në këtë vend ekziston mundësina e një ekzistence harmonike ndëretnike për t’u pozicionuar dhe jetuar në një realitet të ri në Kosovës.

Prandaj, shqiptarët duhet të jenë të vendosur dhe të mbetën të fortë si të tillë, pavarësisht nga kurthat që i ngrit Serbia dhe Vuçiqi, dhe jo ti marrim si sinonim vetëm politikat problematike të tyre, por nga ana tjetër që i përketë shqiptarëve, nuk duhet të nënçmojmë vetëvetën, apo ti iritojmë fjalët e kryministrit Kurti, dhe ti marrim si të çuditshme, nëse thotë se marrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë, do të përfundojnë brenda mandatit të tij, duke koinciduar që përputhët me mandatin e presidentit të SHBA-ve, Joe Biden.

Para së gjithash, Albin Kurti, është vetëm një kryeministër i Kosovës, apo një përson i vetëm që po i bënë ballë një kauze shumë të rëndësishme dhe në favor të shtetit dhe popullit, të cilët jemi të obliguar ta ndihmojmë të gjithë së bashku pa dallime partiake, në mënyrë që ti kryejmë obligimet tona që na takojnë si shoqëri demokratike, por edhe si një shumicë shqiptare, sepse të qenët përson me peshë në pushtet nuk mund të hidhët poshtë aq lehtë dhe  ta mohosh në një mënyrë, sikur po vepron dhe po shagaret sot opozita kosovare, kur vetë populli ia ka dhënë mandatin.

Në të vërtetë kjo zbazëti në shoqërinë tonë, në veçanti nga opozita po paraqitet si një pabesi e ngulitur në kokë dhe shpirt dhe kjo gjendje po kthehet në një injorancë djallëzore, që karikaturon imazhin e keq për shoqërinë dhe demokracinë kosovare, dhe thjeshtë po i japim zë ndjenjës së një ligësie dhe të pa zotë të marrim vendime dhe të vetëqeverisim shtetin tonë.

Në tetor të këtij viti, policia e Kosovës në kordinim me qeverinë e saj, në Veriun e Mitrovicë, por edhe në disa vende tjera, zhvilluan një mori aksionesh kundër kontrabandave me mallëra dhe gjëra tjera, me çrast në veri të vendit zgjati disa ditë me radhë përshkak të reagimeve dhe barikadave që formuan një grup i kontrabandistëve dhe krimineleve serb, mirëpo fare pak është vërejtë përkrahja e opozitës apo reagimi i partive opozitare në vend, edhe pse ka mundur një situatë e tillë të përshkallëzohet dhe të merr një epilog të padëshiruar.

Janë bërë edhe shumë aksione tjera nëpër gjithë teritorin Kosovës, për të luftuar të gjitha kategoritë shëmtuese që po i shkakëtojnë dëme këtij vendi, por e njëjta gjë mund të thuhet se për të gjitha këto dëme që po i adresohen këtij populli, opozitës u mungon guximi, u mungon kurajo, u mungon shqetësimi, u mungon reagimi, u mungon serioziteti, pra ky lloj injorimi ose përfaqëson ndonjë mungesë psikologjike, ose u kthehet në një element frike, sikur nuk kanë lidhje dhe nuk kanë të bëjnë fare me popullin dhe shtetin e vet.

Të mos anashkalohen edhe angazhimet të tjera të qeverisë Kurti, në këtë periudhë të shkurtër qeveritare, por edhe me shumë ballafaqime dhe sfida që kanë kaluar, ku premisat e këtij angazhimi mund ti vërejmë nga shumë tregues me përshtypje pozitive, sidomos në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, prandaj me seriozitet duhet të dijë dhe ta marrë opozita se çfarë duhet të vihet në diskutim dhe në llafet e tyre në Kuvend, rreth kaoseve gjithnjë e në rritje që flejnë në mesin e kësaj shoqërie afro 20 vite, nga veprat e njerëzve të lig, që po na paraqesin këtë pesimizëm, jo vetëm nga kontrabamdat e një etnie, por në përgjithsi edhe vetë organizimet dhe kontrabamdat e shqiptarëve të korruptuar dhe të inkriminuar, dhe tani me përballjen e kësaj qeverie që të marrë përgjegjësitë që i ka vënë përpara edhe gjendja e mëhershme ndaj pushtetëve të kësaj opozite, e cila sot del në publik dhe trumpeton si me qenë opozitë e huaj me slloganet e saj të turpshme, duke kërkuar zgjedhje të reja.

Dhe tani me 16 janar të vitit 2022, Vuçiq, paralajmëron një lloj referendumi për marrëveshjen Kosovë-Sërbi, gjëja se populli i tij serb do të vendos për një kompromis të tillë, mirëpo kryeministri Kurti, ka arsye që të mos zhvillohet një referendum i tillë, për shkak se në këtë kohë kemi shumë data historike dhe tragjike që i kanë ndodhë këtij populli, të cilat duhet ti përkujtojë, ti merr parasysh dhe në konsideratë, mirëpo edhe këtu mungon zëri i opozitës, pikërisht këtu qëndron elementi më i thellë i një turpi dhe marrëzie që po përjetohet në mesin e kësaj shoqërie të brishtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok