22/12/2024

Dronët kamikaz në luftën e Ukrainës kundër agresionit rus

0
Skender-Jashari

Nga Skender Jashari

Pasiqë Rusia kishte bërë përpjekje në fazën e parë, që nga 24 shkurt deri 7 prill 2022, që në frontin verior të shënjestronte Kievin, paralelisht edhe me shigjetën e sulmit në Ukrainën Lindore në Luhansk dhe Donbas. Duke qenë se dështoi, duket që u bë shkak, që të fillonte fazën e dytë, në Ukrainën juglindore, më 8 prill 2022, Rusia njoftoi për dislokimin e trupave të saj nga veriu i Ukrainës, që kjo ofenziv filloi nga 17 prill, e që edhe në këtë drejtim avansimi i forcave ruse, ishte shumë i vogël.

Duke qenë se terreni gjeografik i Ukrainës Veriore, për dallim nga ai lindor, është më malor, me drunjë etj, është më i përshtatshëm për luftë guerile, rrjedhimisht për këtë qëllim janë më efikase armët si Javelinët, NLAW-ët. Kurse me fillimin e ofenzivës ruse, kundër Ukrainës lindore, gjatë muajit prill 2002, kuptohej që ishte e nevojshme edhe për armë të tjera që do jenë të përshtatshme për luftë guerile dhe të kombinuar për terrenin e rrafshët. Kjo u theksi sidomos më 26 prill 2022, në Bazën Ajrore Ramstein në Gjermani, që u mblodhën më shumë se 40 vende, për të shqyrtuar se çfarë tipe armësh nevoiten për ta furnizu Ukrainën, shkaku i fillimit të ofenzivës në Ukrainën lindore, që shprehej nevoja për armë me rreze të gjatë veprimi.

Me qëllim të parandalimit të agresionit rus kundër Ukrainës, që në janar 2022,  SHBA aprovoi dhënijen e ndihmave edhe nga aleatët e NATO-s, që t’i dhurojnë Ukrainës raketa antitank dhe armë të tjera prodhim amerikan, sidomos nga vendet Baltike që t’ia transferojnë Ukrainës, e që ndihma e parë ishte 90 ton të armëve vdekjeprurëse të SHBA-së më 22 janar 2022, ku pos tjerash përfshiheshin edhe raketat Javelin. SHBA si kontributori më i madh dhe më shumë se 14 vende të tjera i autorizoi që të ndihmonin Ukrainën, derisa së paku 30 vende e ndihmuan Ukrainën me asistencë ushtarake. Më 16 mars 2022, Shtëpia e Bardhë, njoftoi për ndihmën e radhës për Ukrainën, në vlerë 800 milion dollarë, ku përfshihen pos 800 sisteme raketore antiajrore Stinger, 2000 Javelin, 1000 armë të lehta antitank dhe 6000 sisteme antiblind AT-4, 100 sisteme ajrore taktike papilot, edhe 5 helikoptera Mi-17 etj.  Më 14 prill 2022, SHBA sërish dërgon asistencë ushtarake, mes tyre edhe: mbi 1400 sisteme raketore antiajrore Stinger, mbi 5.500 sisteme anti-tank Javelin, mbi 14.000 armë të tjera antitank, mbi 700 Sisteme ajrore taktike papilot Switchblade, 18 Howitzer me 40.000 predha, 16 helikopter Mi-17 etj. Kurse më 21 prill 2022, sërish SHBA ofron edhe 800 milion dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën, mes tyre: 72 Hovitzer 155mm me 144.000 predha së bashku me 72 makina për tërheqje të Hovitzervë 155mm, më shumë se 121 Sisteme Ajrore taktike papilot Phoenix Ghost etj. SHBA kishte kërkuar nga vendet aleate të NATO-s, që makineritë ushtarake të modeleve sovjetike, përfshirë tanket, makineritë e tjera të blinduara, të dërgoheshin për në Ukrainë, e që këtë e bënë: Polonia( tanket T-72), Bullgaria, Rumania, Sllovenia, Republika Çeke dërgoi tanke T-72 dhe BVP-1, Belgjika, Norvegjia, Kanadaja, Australia etj. Derisa Gjermania dërgoi edhe tanke kundërajrore Gepard etj.

Dronët kamikaz

Dronët kamikaz, ndryshe të njohur edhe si dronë vetëvrasës, apo edhe me emërtime të tjera, janë armë të kategorisë që “sjellen” rreth objektivit për një kohë dhe pastaj  sulmojnë shënjestrën e lokalizuar. Këto janë gërshetim i karakteristikave të raketave lundëruese dhe fluturakeve papilot, por që dallojnë nga raketat lundëruese sepse këta “lundërojnë” për kohë shumë më të gjatë rreth hapësirës së sipërfaqës së shënjestrës dhe se dallojnë nga fluturaket papilot se këto janë njëpërdorimshe, që janë të mbushura me kokën luftarake, për ta shkatërruar objektivin, derisa fluturaket papilot shkrepin raketa, lëshojnë bomba.

Shkurtimisht, këta dronë, janë arma më e përkryer ekzistuese për luftë kundër blindave dhe jovetëm, për distanca më të mëdha, ku terreni është më i rrafshët dhe përdorimi i armëve antitank nga distancat e afërta është më i rrezikshëm. Derisa artileria dhe armët e rënda pa predha që dirigjohen, nuk kanë saktësi për goditje të caqeve të tilla, në krahasim me saktësinë tepër të lartë të dronëve kamikaz.

Pa aspak ngurrim mund të thuhet, që dronët kamikaz, janë shumëherë më efikas sesa raketat Javelin, NLAW dhe çdo armë tjetër antitank, edhe për arsyet: pesha e kokës luftarake, gjatësia e kohës së fluturimit dhe distanca si dhe saktësia, por edhe platforma e lëshimit dhe përdorimit të tyre. Pra koka luftarake e dronit kamikaz, është shumë më e madhe sesa e raktave Javelin, NLAW etj, që do thotë ka forcë shkatërruese më të madhe. Gjatësia e kohës së fluturimit të dronit llogaritet prej 15 deri 40 minuta, me qëllim për të arritur distanca më të mëdha, për të përzgjedh objektivin gjatë kësaj kohe derisa ka saktësi më të madhe të goditjes.  Derisa rëndësi ka se këta dronë lëshohen nga platforma të vogla, madje edhe nga këmbësoria.

Deri tash, janë zhvilluar në disa vende, dronë të ndryshëm kamikaz, si: në Armëni( HRESH, BEEB 1800), Republika e Nagorni-Karabakh-ut, Azerbejxhani( IAI Harpy, IAI Harop, Orbiter 1K, STM Kargu), Kina( IAI Harpy, CH-901, ËS-43, ASN-301), India( IAI Harpy, IAI Harop), Irani( HESA Ababil, Qasef-1, Raad 85 etj), Kazakistani, Polonia( WB Electronics Warmate), Rusia( Kyb, Lancet), Korea e Jugut( Devil Killer, IAI HArpy), Tajvani( NCSIST Chien Hsiang, NXSIST Fire Cardinal), Turqia( STM Kargu, STM Alpagu, IAI Harpy), SHBA-të( AeroVironment Switchblade, Raytheon Coyoyte), Uzbekistani, Jemeni( Qasef-1). Kurse Izraeli ka zhvilluar numrin më të madh të tyre : IAI Harpy, IAI Harop, IAI Green Dragon, IAI Rotem L, Aeronautics Defense Orbiter, Delilah, Sky Striker.

Në Ukrainë nga SHBA, janë dërguar disa tipe dronësh, përfshirë edhe: Phoenix Ghost, që janë të ngjajshëm Switchblade por të zhvilluar enkas për Ukrainë, e që së paku 121 copë të tilla janë dorëzuar për forcat e Ukrainës. Derisa SHBA, kishte furnizuar edhe me dronë Switchblade, por nuk specifikohet se me çfarë tipesh, edhe pse janë të njofura vetëm dy tipe Switchblade 300 dhe 600.  Mirëpo është bërë e ditur më pas, që në këtë ndihmë përfshihen edhe Switchblade 600. Deri më tash SHBA i ka dhuruar Ukrainës rreth 400 dronë kamikaz “Switchblade”, gjegjësisht një herë 100 të tillë dhe herën tjetër 300 të tjerë.

SHBA i kishte premtuar Ukrainës, Switchblade 600, sidomos kur nevojat e Ukrainës për to ishte disa qindëra, për t’iu kundërvënë raketalëshuesëve rus, në Kharkiv, Odesa, Mariopol, e që përmes tyre do shkatërrohej ofenziva ruse. Por edhe për goditjen e rrjeteve të furnizimit, shtabeve ushtarake, sistemeve të mbrojtjes ajrore, anijeve në Detin e Zi dhe Azov, por edhe për goditjen e caqeve në territorin rus, si ajroporteve, infrastrukturës kritike, industrisë së armëve, shënjestrave tjera me vlerë të lartë ushtarake, deri në largësi 1.000 km. Madje theksohej nevoja që Ukraina të aftësohej në prodhimin e dronëve vetëvrasës, me qëllim të kostos më të ultë dhe për nevoja të saj më afatgjate. Dronët vetëvrasës të dhuruar për Huthi nga Irani, që janë përdorë kundër Arabisë Saudite, në mars 2021,  kanë qenë shumë efikas.

Switchblade 300, mund të fluturojnë për 15 minuta, deri 10 kilometra, me peshë 2.7kg, mund të përdoret nga një ushtar, fluturon me shpejtësi deri 157km/h, koka luftarake është me mbushje ekuivalente me një granatë 40mm.

Switchblade 600, mund të fluturojë mbi 40 minuta, të shkatërroj objektiva më të fortë dhe në distanca më të mëdha. Municioni peshon 23 kg,  mund të fluturoj deri në maksimumi 80 km, me shpejtësi deri 185km/h, e që mund të lëshohen nga këmbësoria, nga makinat dhe nga ajri. Në krahasim me raketat Javelin, ky dron mund të godas në distanca shumë më të mëdha.

Më: 06.05.2022

Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është  pjesë e  marrur nga  punimi i bërë  gjatë  qëndrimit në  burgimin politik!

Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok