22/12/2024

Drejtësia e Kosovës me dënimin e vogël të Pal Lekajt nxit kriminalitetin në Kosovë!

0
Pal-Lekaj

Shkruan Asllan Dibrani

Dënimi nga Gjykata Themelore në Prishtinë me tri vjet e tetë muaj burg, ish ministrin e Infrastrukturës, njëherësh deputetit të AAK-së, Pal Lekaj, në lidhje me pagesën prej 53 milionë eurove që Qeveria e Kosovës i kishte paguar “Bechtel-Enkës” për zgjatjen e afatit të përfundimit të punimeve në autostradën ‘Arbën Xhaferi’ ka nxitur reagime  dhe debate të  shumta  këto ditë .

Në shpalljen e aktgjykimit për Pal Lekajn, Eset Berishen, ish këshilltar i Lekaj, Nebih Shatri, sekretar i Përgjithshëm në ministrinë e Infrastrukturës  etj , qe u shpallen fajtor për veprën penale keqpërdorim të pozitës zyrtare me dënimin  aq të bute ndaj tyre  është një lajthitje dhe  dështim  i drejtësisë  dhe juridiksionit  në  Kosove.

-Vendimi nxiti debate e pakënaqësi tek popullata duke  u mbështetur  në këtë padrejtësi aq të madhe  qe është   kryer  me vjedhjen  e djersës së popullit.  Revolta po merr kaheje shqetësuese  me një skandal  aq të madh qe iu be buxhetit të Kosovës!  Ky skandal  sikur pezmatoj edhe më shumë  popullin kur ish ministri Ramush Haradinaj, sa ishte  ne atë kohe edhe u kryer  kjo vepër në  mandatin  e tij  .Ky ne vend qe të turpërohet për  grupin kriminel qe vodhën dhe u dënuan me aq kohëzgjatje qesharake ,ai iu del në  mbrojtje citojmë  si më  poshtë në  reagimin  e tij:

“Jam i befasuar nga vendimi i sotëm i Gjykatës Themelore për rastin e kolegut Pal Lekaj!

Dua të besoj fuqishëm në sistemin e drejtësisë dhe në Gjykatën e Apelit e cila do ta zbardhë të vërtetën dhe do ta shkarkojë nga çdo akuzë ish-ministrin Lekaj.

Çdo person është i pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë!

I bindur në pafajësinë e kolegut Lekaj” , përfundon  deklarata  e tij?”!

Lidhur me aferën e 54 milionëshit, mendoj që fillimisht ishte dashur të hetohet Ramush Haradinaj si ish Kryeministër, e më pastaj të ndiqet edhe Pal Lekaj me bandën  e tij , sepse ky i fundit është vetë një lodër e Ramush Haradinajt, sepse aso kohe, kur ka ndodhur abuzimi me ata 53 milion, ishte kryeministër i vendit Ramush Haradinaj, mandat në të cilin ka pasur edhe afera të tjera.

Çfarë drejtësie  është kjo këta me këto dënime qesharake, krimi hajnia ka me lulëzuar në Kosovë pas këtij rasti , të mjerët populli për këtë sistem gjyqësor me dënime të ulëta për politikanët që e kanë keqpërdorë pozitën zyrtare me miliona euro po e nxisin  te rritet krimi në të ardhmen edhe me shumë!.

Kjo asht drejtësia e Kosovës për 50 milion  euro vjedhje me se miri  e vërteton  se gjykatat  vet janë të korruptuara, prandaj  sa me  parë duhet shpartalluar këto  banda  në drejtësinë  e Kosovës,  qe për çdo dite  i mihin varrin  Kosovës…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok