19/04/2024

Dr. Alma Lama, një nga 50 Gratë Lidere të ardhshme të Botës

0

Dr. Alma Lama ka Lindur në Krujë. Ajo ka qenë ambasadore e Republikës së Kosovës në Itali nga viti 2016 deri ne vitin 2019. Më parë ajo ishte anëtare e Kuvendit të Kosovës, për dy mandate. Ёshtë anëtare e Lidhjes Demokratike të Kosovës prej vjeshtës së vitit 2013. Gjatë karrierës së saj politike, Lama ishte një nga deputetët më të zëshme në Kosovë, për çështje të ndryshme. Ajo ka qenë e angazhuar fuqimisht në demokratizimin e shoqërisë dhe institucioneve, çështjet e dialogut me Serbinё, transparencës, lirinë e medias, të drejtat e njeriut dhe qeverisjen e mirë. Lama është deputetja e parë në historinë e parlamentit të Kosovës që hartoi dhe prezantoi një ligj. Ky ishte ligji për Mbrojtjen e Burimeve tё Gazetarisё, miratuar në 2013. Ajo gjithashtu ishte shumë aktive në shumë nisma të tjera parlamentare dhe amandamente në ligje të ndryshme dhe në debate parlamentare. Lama ka qenё gjithashtu anëtare e bordit të Grupit të Grave Deputete, një grup parlamentar ndërpartiak në Kuvendin e Kosovës, shumë i angazhuar në promovimin e rolit të grave në shoqëri dhe portretizimin e tyre në media. Nё 2018, asaj i ёshtё dorёzuar nё Itali çmimi ndёrkombёtar “Liberi di Crescere”, duke e cilёsuar si “njё nga gratё shembull qё ka dhёnё kontributin e saj pёr tё zbutur tensionet nё kohёra tё vёshtira, si dhe ka luftuar pёr mbrojtjen e fashave tё brishta dhe pёr tё drejtat e njeriut”.

Para se të merrej me politikë, zonja Lama punoi për një periudhë të gjatë si gazetare dhe analiste politike në disa media shqiptare dhe ndërkombëtare. Ajo punoi si korrespodente në Kosovë në Top Channel, stacioni më i madh televiziv shqiptar. Që nga viti 2003 ajo ka qenë për shumë vite korrespondente e rregullt për Osservatorio sui Balcani, me qendër në Itali, duke shkruar shumë artikuj dhe analiza për Kosovën. Ajo gjithashtu botoi artikuj në media ndërkombëtare si Instituti për Raportimin e Luftës dhe Paqes, IWPR, Transitions Online, United Press International dhe Washington Times. Ajo ka bërë gazetari hulumtuese në raste të krimeve të luftës dhe çështje korrupsionit etj. Znj. Lama është zgjedhur një nga 50 Gratë Lidere të ardhshme të Botës, nga programi i Departamentit të Shtetit (SHBA), i quajtur “Programi i Grave në Shërbimin Publik”, ku ajo ishte pjesë e tij, Wellesley College, 2012. Ajo ishte gjithashtu pjesë e Programit të Bursave të Shpresës, Lidershipi i Grave për Sundimin e Ligjit, organizuar nga Këshilli Kombëtar Shqiptaro Amerikan dhe USAID, Pranverë, 2010. Lama ka kontribuar në një numër konferencash vendore dhe ndërkombëtare, veçanërisht në të drejtat e grave dhe transparencën. Aktualisht Znj. Lama është doktore e shkencave në fushën e Shkencave Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare. Ajo u diplomua në 1999 në Universitetin e Tiranës, Shqipëri për Gjuhë dhe Letërsi. Në vitin 2020 u doktorua në Shkenca Politike dhe Marëdhënie Ndërkombëtare në universitetin e tiranës. Lama flet rrjedhshëm anglisht dhe italisht. Ajo është e martuar dhe ka tre fëmijë. Aktualisht, garon pёr mandatin e tretё si deputete e Kuvendit, gjithmonё si pjesё pёrbёrёse e Lidhjes Demokratike tё Kosovёs.

__________

Vizitoni: https://www.facebook.com/alma.lama.9

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok