24/12/2024

DONALD TRUMP JU KA MUNDUR!

0
u1_Donald-Trump

Nga Artan Gjyzel Hasani

E sulmuan nga të gjitha anët akoma pa u bërë president i Amerikës.

Me shpifje, sajesa, intriga tipike të krijuara nga mendje kriminale dhe perverse të cilat u rrëzuan të gjitha në dyert e gjykatave.

4 vjet sulme të një agresiviteti Kriminal mbi Donald Trump.

E sulmuan Mediat e Rreme të cilave ua nxorri bojën dhe I quajti me emrin që meritojnë: FAKE MEDIA.

U sulmua dhe u tall deri në ndyrësi nga pedofilet e Hollywood dhe bota perverse e Showbiz.

U tradhëtua dhe sabotua nga FBI, CIA dhe pothuajse të gjitha agjencitë e shërbimeve inteligjente amerikane.

U tradhëtua jo rrallë në 4 vjet nga persona të afërt të stafit të tij.

E sulmuan hienat e demokratëve amerikanë me në krye monstrën Pelosi.

E sulmuan me impeachment me akuza monstruoze të sajuara  dhe dolën bllof.

E sulmuan me prostituta që vinin nga jeta e mëparshme si qytetar i thjeshtë amerikan.

Pastaj i vërsulën Pandeminë e cila  rezultoi Plandemi AntiTrump, Virusin Kinez për të cilin u shpikën aq shumë emra…

E sulmuan anarkistet idiote te kolegjeve dhe universiteteve.

I vërsulën sipër njerëzit e keqpërdorur e të çoroditur të BLM marksiste.

I vërsulën të droguarit injorantë dhe leninistë  të ANTIFA-s.

E sulmuan krerët e Europës me Merkel dhe Makron në krye të cilëve Trump u tregoi se koha kur ata mund të keqpërdornin Amerikën dhe taksapaguesin amerikan kishte marrë fund.

E sulmoi Axhenda Globaliste  e perverseve e shfytyruar pa identitet dhe Djalli mbi Tokë me emrin George Soros.

E sulmuan në mënyrën më brutale duke i mbyllur gojën me çensurë dhe propagandë DEMONET E DJAJTE MILIARDERE te Silicon Valley, Gates, Zuckerberg, FACEBOOK, GOOGLE, TWITTER etj..

E sulmoi Big Pharma, miliarderët e industrisë së ilaçeve të cilëve me uljen e gjigande të çmimeve u uli fitimet astronomike mbi kurriz të taksapaguesit amerikan.

E sulmuan miliarderët dhe korporatat e shitjes së armëve njeriun që 4 vjet mbylli luftërat ekzistuese dhe nuk filloi asnjë luftë të re.

Liruan të burgosit kriminelë për t’i përdorur si skalion të vijës së parë të sulmit.

Dogjën Amerikën per te rrezuar Trump

Plaçkitën Amerikën per te rrezuar Trump

Vranë amerikanë per te rrezuar Trump

Vranë Policinë per te rrezuar Trump

Rrezuan Statujat e Baballareve te Kombit Amerikan dhe Historine Amerikane per te permbysur Trump.

Vranë fjalën e lire.

Vranë lirinë e mendimit.

Dhe pas tërë kësaj kryqëzatë të pashembullt kriminale kundër një njeriu të vetëm, prapë se prapë, PRAPË SE PRAPË, nuk arritën ta mundnin.

NUK ARRITEN TA MUNDNIN!

Edhe pse përdorën tërë urrejtjen e mbledhur në aleancën e qelbësirave të planetit, prapë se prapë nuk e mundën dot.

Nuk mjaftuan as miliardat, as zjarri e hekuri, për të mposhtur një njeri të vetëm, një njeri krejt të ndryshëm nga maskarenjtë e Establishment dhe Njerëzit e Axhendave.

U desh TE VIDHNIN VOTIMET si arma e fundit e një botë pa moral, pa din e iman, pa familje, pa atdhe e pa Zot.

Politika është një bordello dhe politikanët prostituta dhe Donald Trump nuk ishte politikan. Prandaj e urryen.

Dhe prapë nuk e kanë mundur dot!

Unë uroj që kur gjykata Supreme të bëje drejtësi dhe drejtësia të flaës proTrump, ai pikërisht atë ditë të japë dorëheqjen dhe t’ia lërë postin Mike Pence, dhe të shkojë në jetën e tij të mrekullueshme private si një Fitues i Madh, Kalorësi i Fundit në një botë zvarranikësh.

Atëherë do të çmenden! Do të çmenden sepse nuk do kenë mundësi të merren as me flokët e Trump, as me gojën e duart e tij, as me mënyrën se si flet, qesh apo ecen. Nuk do të merreshin më as me taksat  e tij, siç nuk u morrën 4 vjet më rrogën presidenciale që Trump e dhuroi dhe nuk pranoi ta merrte kurrë.

Por Trump nuk ekspozoi vetëm anën e ndyrë amorale të Establishment dhe këlyshëve të Soros.

Ai zbuloi miliona njerëz të thjeshtë me shpirt të madh, trima dhe të mençur që iu kundërvunë të Keqes me fjalën, veprimet dhe votën e tyre pro Amerikës, Familjes, Jetës dhe Zotit.

Dëshmoi që në të vërtetë nuk ka qenë i vetëm, por i mbuluar nga dashuria dhe i mbrojtur nga besimi i asaj gjysme të amerikanëve që besojnë të veprat e fjalët e një njeriu që nuk foli kurrë politikisht korrekt hipokrizinë e mirësjelltë të Establishment, por foli ashpër me zërin e tyre të ndershëm.

Ishte i Vetmi, por jo i vetëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok