05/04/2026

Dom Kelmend Spaçi – prifti i atdhetarizmës shkoi në përjetësi

0
Dom-Kelmend-Spaci

Nga Nue Oroshi

Djemtë e familjeve atdhetare shqiptare, pavarësisht se çfarë profesioni dhe drejtimi kanë, ata në zemër, në shpirt dhe në gjen gjithmonë e kanë shqiptarizmën. E kanë në gjak, në gjen dhe në shpirt, sepse rriten nëpër familje ku flitet e shkruhet vetëm për shqiptarizëm.

Vetëm 6 vite pasi kishte kryer burgun, në vitin 1956, atdhetari Gjokë Spaçi, vëllait të tij Nrecës i lind një djalë. Në këtë rast Gjokë Spaçi e pagëzon me emrin Kelmend për t’i ngjarë Papa Klementit XI me emrin Shën Françesk Albani, që ishte Papë në Vatikan në vitet 1700-1721 dhe që e ndihmoi pa masë çështjen shqiptare. E Kelmendi i ri u rrit me veprimtarinë e axhës Gjokë dhe babës Nrec. Ai, edhe pse e mori rrugën e meshtarisë, asnjëherë nuk u ndal së punuari e vepruari për çështjen kombëtare. Që në vitet e nëntëdhjeta organizoi t’iu dalë në ndihmë shumë familjeve shqiptare në aksionin: “Familja ndihmon familjen”, që ishte udhëhequr nga Abas Fejzullahi. Dom Kelmendi në periudhën më të vështirë historike të viteve 1998-1999 tërë qenien e tij kombëtare, edhe jetën e vuri në shërbim të Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Kishën ku shërbente në Gllogjan në këtë periudhë kohore e mbushi me plot shqiptarë dhe e vuri jetën e tij në rrezik për të shpëtuar qindra e mijëra shqiptarë. E diku në arkivin e kishës Dom Kelmendi ruante edhe ditarin e axhës së tij Gjokës, që e kishte shkruar me makinë shkrimi në vitet e shtatëdhjeta. Ndërsa origjinalin me shkrim dore e ruaja unë në Gjermani dhe që i shpëtoi flakëve të luftës së vitit 1999. Dom Kelmendi veproi e punoi siç i pati hije një pinjolli të një familjeje atdhetare e nacionaliste. Ai përherë ishte në shërbim të kombit dhe fesë. Shkoi në amshim në moshë relativisht të re, por u bë shembull se si duhet të punohet për ta mbrojtur popullin dhe kombin shqiptar kur ai është në rrezik. E si çdo herë, veprimtarët dhe atdhetarët nacionalistë që u takojnë familjeve atdhetare, ata nuk marrin shpërblime nga institucionet shqiptare ose kujtohen për ta pasi të ndërrojnë jetë. Por Dom Kelmendi moton e punës kombëtare e kishte betimin e Grupit të Lidhjes së Prizrenit: Shqipëria e shqiptarëve, që shumë mirë e shkruan në ditarin e tij axha i tij Gjoka me moton: “Në paqa shtu ose madhzu ndonjë fjalë, mos e gzofsha idealin tim kombëtar.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

YouTube
YouTube
Tiktok