01/02/2026

Doli nga shtypi libri ‘Arti konceptual në Kosovë’ nga autori Ilir Muharremi

0
Ilir-Muharremi-Arti

Doli nga shtypi libri i parë që dokumenton në mënyrë sistematike dhe kritike ARTI KONCEPTUAL NË KOSOVË (2000–2025), nga Ilir Muharremi. Ky studim përfaqëson hulumtimin më të gjerë të deritanishëm mbi praktikën konceptuale në Kosovë, duke trajtuar si traditën e artistëve konceptualë ashtu edhe atë neo-konceptuale.

Monografia përmban studime rasti dhe analiza të detajuara të veprave artistike, të cilat evidentojnë evolucionin dhe dinamikat e praktikave artistike në vend. Përtej dokumentimit lokal, teksti i vendos këto praktika brenda një konteksti rajonal dhe teorik më të gjerë, duke ofruar krahasime dhe interpretime historike që ndihmojnë në kuptimin e pozicionit të artit konceptual kosovar në hapësirën e artit bashkëkohor në Ballkan.

Duke shfrytëzuar një qasje të kombinuar teoriko empirike  përfshirë hulumtim arkivor, material ilustrativ dhe analizë kritike të veprave  monografia synon të shërbejë si burim referues për studentë, pedagogë, kuratorë dhe studiues të artit bashkëkohor. Libri është mbështetur nga Ministria e Kulturës në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

YouTube
YouTube
Tiktok