18/11/2024

Doli libri i ri: “Dritë dhe hije historike në New York” me autor studiuesin dhe publiçistin Klajd Kpinova, New York, 2024

0

Nga Tomë Mrijaj

Sërisht autori shqiptaro amerikanë Klajd Kapinova, paraqitet para lexuesit mbarëshqiptarë me një vepër tjetër interesante, me librin e ri: “Dritë dhe hije historike në New York” (Shënime & Refleksione), New York, 2024, botuar në Amazon, Barnes and Noble etj., i cili gjerësisht trajton temat e larmishme të disa prej figurave të shquara historike shqiptare ndër dekada, hulumtimin dhe analizën e disa prej tyre, si dhe shohim një ndërthurje të re mes publiçistikës dhe reçensionëve mbi librat e rinj të botuara për nacionalizmin dhe personazhet e tyre, shkruar ndër vite, sipas këndvështrimeve të reja të autorit, që faqe pas faqeje përshkojnë natyrshëm të gjithë veprën e tij të re voluminoze.

Autori e fillon librin me Prek Calin, i cili ishte një figurë e madhe kombëtare shqiptare e përbaltur dhe harruar me qëllim për shumë dekada, nga diktatura totalitare komuniste. Këtë temë të re dhe shumë të dashur historike, të mbuluar nga pluhuri i madh i dekadave dhe të përbaltur pa të drejtë, studiuesi ynë e ka trajtuar vazhdimisht pas viteve ‘90 të shekullit XX, nëpër faqet e ndryshme të shtypit periodik në SHBA dhe vendlindje.

Sikurse dihet Preka ishte dhe mbeti deri sa kaloi në amshim, një piramidë e gjallë e sinorëve të shejta arbërore, i cili, padrejtësisht në mënyrë sistematike u anatemua dhe u ngjyroz zi e më zi vazhdimisht për shumë dekada nga historiografia propagandistike dhe “gazetarët” komunistë dhe fletushkat e reja sot neo-komuniste.

Me në krye Prek Calin, banorët kreshnik kelmendas, për arsye të vetëmbrojtjes, ishin të detyruar vazhdimisht të bënin roje në kufi, në provat e tyre, në bjeshkët e në stanet e verës, mbasi asokohe ato binin përherë pre e vjedhjeve, plaçkitjeve dhe dhunimeve nga hajdutët kojshi (komshi) sllavë.

Të gjithë akuzat qesharake të bëra në drejtim të tij nga rregjimi i diktatorit antishqiptar Enver Hoxha janë të pathemelta, shpifje, dashakeqe, trillime bajate të ulëta dhe pa fakte e argumente. Kjo vite nga fakti historik, se Preka tek komunizmi i zi, shihte bashkëpunëtorin me armikun e përjetshëm të tij dhe popullit shqiptar, që ishte dhe mbeti vazhdimisht sllavizmi komunist serbo-malazez.

Si një kopje apo model i denjë i malësorit stoik atdhedashës pa kufi të kelmendasit Prek Calit, ishte edhe nacionalisti dhe atdhetari i pamposhtur krutan Gjeneral Abas Kupi, të cilin studiuesi Kapinova e ka ofruar mjeshtërisht, duke e zbërthyer me detaje, përmes analizës shkrimore, kushtuar monografisë së shkruar me pasion dhe kulturë nga ish i perndjekuri politik, në kohën e regjimit komunist në Shqipëri, shkrimtari shqiptaro amerikan Makensen Bungo.

Shumë rrallë dhe për më tepër vetëm në vitet e demokracisë në Shqipëri, fatmirësisht është zbardhur apo shkruar dhe folur me fakte konkrete historike, për veprimtarinë e pasur dhe jetën e madhe të nacionalistit të shquar të botës shqiptare në vendlindje dhe diasporë, personalitetin e paharruar legalist patriotin Abas Kupi.

Sikurse shihet qartë edhe në veprën shkrimore në fjalë, që fatmirësisht kemi në dorë sot, shohim se ajo në brendsi është edhe historia e jetës së tij brenda popullit shqiptarë në vendlindje, sikurse edhe këtu në diasporën e SHBA-së, pranë familjes së tij, dhe komunitetit të madh shqiptaro amerikanë, ku nacionalisti Abas Kupi kaloi një pjesë shumë të mirë të jetës së tij tepër aktive, me përmbajtje të theksuar nacionaliste dhe antikomuniste, deri sa ai kaloi në amshim apo jetën e pasosun, sikurse thoshte vazhdimisht, nga elteri i kishës katolike (në shenj nderimi dhe respekti, për mikun e vet të ngushtë Abas Kupin), personaliteti brilant, kleriku dhe patrioti i shquar i komunitetit shqiptaro amerikanë, lideri antikomunist i përbetuar, Themeluesi i Kishës së Parë Katolike Shqiptare në SHBA imzot dr. Zef Oroshi (1912-1989).

Studiuesi Kapinova, në librin e tij interesant na ofron disa konsiderata apo këndvështrime të veçanta historike, rreth librit biografik: “Marie Shllaku bijë e Shkodrës martire e Kosovës”, të shkruar nga studiuesi Tomë Mrijaj.

E parë në planin e rizgjimit të traditës atdhetare, trimëresha e zgjuar sypatrembur shkodrane Marie Shllaku, i përket atij brezi të patriotëve shqiptarë, që fatin e lidhën ngushtësisht me atë të popullit të vet, që zemra e re rrahu gjithë jetën për popullin, gjithçka që patën, si: energjitë, aftësitë e dituritë i vunë me ndërgjegje të pastër në shërbim të çështjes nacionale, të realizimit të aspiratave të ligjshme amtare.

Martirët tanë, me madhështinë e stoicizmit të tyre të gjatë, falë fakteve të reja, që ruan nëna histori, dalin nga labirinthet e heshtjes, në momentin e përshtatshëm, kur populli ka nevojë më së shumti për ta.

Për bashkëqytearin e vet shkodran prof. Sami Repishtin me banim prej disa dekadash në SHBA, autori shkëput citatin e tij, se: “Asgjë nuk kam harruar, por shumë kam mësuar: Shqipëria, sot jeton në pellgun e padrejtësisë”, duke ndërtuar dhe shkruar vit pas viti një studim të veçantë historik, për jetën dhe veprimtarinë e madhe atdhetare dhe intelektuale prej shumë dekadash në diasporë të profesorit të shquar Repishti.

Ai duke u mbështetur në volumin narrativ të profesorit me titull: “Pika e Loti” (tregime burgu, Shkodër, 1997), tregon në studimin e tij, se ky libër, ka qëndruar në dorëshkrim, për shumë vite. Kujtimet e para, prof. Repishti i shkroi në tetor të vitit 1960 (Zagreb), kurse shkrimin e fundit në vitin 1977 dhe të plota ato kujtime u botuan mbas 27 vjetëve në vendlindjen e tij të dashur Shkodër, në vitin 1997.

Një temë e re shumë interesante, dhe që zbardhet për herë të parë dhe e plotë në faqet e librit të ri, është edhe jeta dhe veprimtaria e pandalshme antikomuniste e bashkëqytetarit tjetër të tij Kolec Pikolinit, i cili u arratis nga “lumturia” e Shqiperisë komuniste dhe ndërroi jetë në Detroit, Michigan, në moshën 96-vjeçare.

Këtu mësojmë, se Koleci, për shumë dekada punoi pa u lodhur dhe me pasion si elektriçist në Detroit për Ford Motor Company deri sa doli në pension. Ai ishte një ndër themeluesit e zjarrtë të kishës katolike shqiptare të shën Palit dhe shën Pjetrit në Warren, Detroit, Michigan, ku shërbeu për shumë vite si antar i Këshillit të Kishës.

Fotografi amator Pikolini, ishte i pari që i dhuroi me bujari kishës katolike shqiptare të shën Palit dhe shën Pjetrit fotot origjinale të Dedë Gjon Lulit dhe liberatorit demokrat shkodran Luigj Gurakuqit, të cilat, i zmadhoi dhe sot fatmirësisht janë të ekspozuar në ambientet atdhetare të kishës në fjalë, në Ditën e Flamurit dhe Pavarsisë (më 28 nëntor 1912, në Vlorën historike) dhe për përkujtimin e përvitshëm të ngjarjes më të rëndësishme në historinë e lavdishme të popullit shqiptar.

Një nga temat interesante të autorit, të cilën e ka pasqyruar edhe në këtë libër është edhe Janullatosfobia, shqiptarët ekstremistë të Al Qaidës në Luftën e Shenjt të ISIS dhe kush është realisht Fortlumturia e Tij akademik prof. dr. Anastas Janullatosi, i cili drejton me dinjitet nga viti 1992 Kishën Autoqefale Orthodokse të Shqipërisë.

Shkak për këtë shkrim, dhe më pas të kthyer në studim akademik të autorit, u bë një protestë e vogël në numër, të disa shqiptaro amerikanëve, para ambienteve të jashtme të Fordham University (1841) në Bronx, New York, shumë vite më parë, kundër Fortlumturisë se Tij, shtetasit shqiptar prof. dr. Anastas Janullatosit, i cili fatmirësisht ishte ftuar nga Universiteti Jezuit Katolik Amerikan, për t’i dhënë titullin e lartë akademik “Doktor Nderi” (Doctor Honoris Causa) i Universitetit Jezuit Fordham.

Më pas, autori Kapinova bën për herë të parë në botën shqiptare një jetëshkrim të plotë studimor për Kryepeshkopin Fortlumturine e Tij akademik prof. dr. Anastas Janullatos.

Supërstari kantautor Frederik Ndoci, është në një këndveshtrim të ri nga studiuesi ynë, i cili i ka bërë këtij artisti me përmasa dhe famë të madhe kombëtare shqiptare dhe ndërkombëtare.

Aty ndodhet fatmirësisht me detaje përshkrimi historia e një artisti e rrëfyer saktësisht për herë të parë në New York; Tragjedia e gjyshit dhe gjyshës, që vdesin nga orteku i borës; Adoloshenti 17-vjeçar Kola (babai i Rrikut), njeriu me zemër të madhe, venit ëndërrat në shkollat akademike të Rusisë për vellezërit e motrat jetim; Si zbulohet talenti i artistit Frederik Ndoci, në moshën 4-5 vjeçare në korin e kishës katedrale të qytetit?; Arti dhe muzika një traditë e familjes Ndoci; Nxënësi me rezultate të shkëlyera në mësime, bëhet këngëtari numër një për fëmijë me shumë çmime nderi…; Adolishenca dhe ndikimi i muzikës kontemporane botërore në kulturën e tij; Shkolla e lartë dhe letra anonimë sajuar për t’a goditur karrierën e “armikut”; Lotët e braktisjes së vendit nga Maqedonia e Veriut në Jugollavi…; Buzëqeshjet e para të suksesit në Itali…; Si bëhet maestro i orkestrantëve në Bergamo të Italisë; Rruga e albumit të parë në CD dhe kasetë etj., janë disa nga nentemat e bukura të jetëshkrimit apo studimit shumë tërheqes, për t’u lexuar me andje deri në fund.

Me këte përkujdesje hulumtuesi, ka trajtuar edhe punimin e studiuesit të shquar pasionant dr. Pjetër Ndoc Pepa (1942-2014), një bir i denjë i Shkodrës, ashtu sikurse ishin edhe dy vëllezërit e tjerë të tij albanologu dhe profesori i Universitetit “Luigj Gurakuqi” (Shkodër) prof. dr. Simon Pepa dhe intelektuali i njohur dhe shkrimtari i humorit Kolec Pepa.

Stomatologu prof. Pepa, gjatë gjithë kohës, hulumtoi dhe punoi papushim si bleta punëtore, me përkushtim dinjitoz, për të nxjerrë në dritë të Diellit, malin e madh të kalvarit dhe mundimeve mbinjerëzore, që kaloi mbi shpinën e përvuajtur qyteti ynë.

Me shumë endje, mund të kundrohet edhe shkrimi interesant kushtuar nënës heroinë Hane Sinës dhe të birit të saj, gazetarit veteran të komunitetit shqiptaro amerikanë, mikut tim të hershëm Beqir Sina, ku të dy nanë e bir ishin ikona të gjalla të kalvarit të vuajtjes dhe mundimeve në Shqipëri, gjatë kohës së sundimit të egër të regjimit totalitar.

Temat shqiptare të periudhave të ndryshme historike, që vijnë njera pas tjetrës, në faqet e librit, zënë padyshim një vend dhe rëndësi të veçantë, për mënyrën e trajtimit me guxim larg klisheve dhe tabuve se po na idhnohen “vëllaznit” ish pushtues otomanë dhe analizën mjeshtërore historike, me të cilin ai i ka trajtuar ato në veprën e tij.

I tillë është shkrimi bashkëkohor për neo-otomanistin dhe islamizmin radikal të flaktë Rexhep Taip Erdoganin, për të cilin dje dhe sot asimilimi i turqve në Gjermani është krim, ndërsa asimilimi i shqiptarëve në Turqi është sevap!!!

Për figurën e madhe poliedrike të prof. Arshi Pipës, studiuesi Kapinova, ka shkruar vazhdimisht në shtypin tonë këtu dhe vendlindje, sepse po ndodh shpesh, që fatkeqsisht në librat e reja, që po botohen për shqiptarët e Amerikës mungon vazhdimisht jeta dhe veprimtaria shumë vjeçare e një ndër profesorëve më të shquar dhe nderuar të komunitetit shqiptaro amerikanë dhe qarqet e përzgjedhura elitare intelektuale universitare amerikane. Shkodrani prof. Pipa, ishte njëherazi për një vit kryetar i Federatës Panshqiptare Vatra dhe editor i gazetës së saj Dielli.

Në serinë e pasur të atdhetarëve të shquar shqiptarë, brenda librit në fjalë, studiuesi me përvoj një vend të merituar i ka dhënë Nikollë Pren Mrijaj, që sikurse thotë ai ishte një intelektual dhe kuvendar i zgjuar në odat e burrave dhe që gëzonte një emër shumë të mirë në Dardani.

Për piktorin e talentuar dhe fisnik Enrrik Mendoja, në libër lexojmë një histori interesante përkujtimi, për shokun dhe bashkëqytetarit të vet, ku Kapinova, i ka ndezur një qiri drite, në 43-vjetorin lindje së tij si dhe e ka përshkruar aktivitetin e artistit me realizëm të gjithë veprimtarinë artistike të piktorit të talentuar shkodran.

Sikurse dihet historikisht vazhdimisht Shkodra, është referencë e pasur historike, për artin grafik si djepi i kulturës elitare shqiptare, ku piktura, është njëra nga gjinitë e artit figurative të spikatur, që ka patur dhe ka zanafillën dhe lulëzimin e vet në qytetin zëmadh antik. Përgjatë pjacës (sheshit) dhe rreth saj gjen disa studio grafike të piktorëve shkodranë, ku, ekspozohet puna e tyre intelektuale dhe mund të blihen fatmirësisht pikturat e mjeshtërve bashkëhore tematike të sotme dhe të traditës.

E thënë në mënyrë të përmbledhur, vepra artistike e piktorit të talentuar Enrrik Mendoja, për motive të pastra shqiptare, mbetet një bazë e shëndoshë në tabanin e gurrës së pashtershme shqiptare, si një art i mirëfilltë autokton, dhe një gur i çmueshëm në artin modern shkodran dhe gjerdanin e pasur shqiptar të figurave të shquara ndër shekuj.

Zbulime të reja historike, mësojmë, duke lexuar me kujdes veprën voluminoze të autorit shqiptaro amerikan, ku, ndër të tjera në vijimsi ai shkruan me detaje për studentin e talentuar shqiptar me Medalje të Artë, nacionalistin Qazim Mulleti, që asokohe njihte 8 gjuhë të huaja. Intelektuali i shquar elitar Qazim Mulleti, ishte një politikan shqiptar, nacionalist dhe kryetar bashkie i Tiranës nga viti 1939 deri më 1940 dhe prefekt i saj nga vitet 1942-1944.

Ai bënte pjesë në njësinë e vullnetarëve të flaktë patriotë shqiptarë, në luftën kundër ushtrisë kolonizuese serbe, gjatë vitëve 1919-1920. Sikurse dihej asokohe Qazimi, ishte një poliglot, ku, njihte (fliste dhe shkruante) shumë mirë 8 gjuhë të huaja, si: turqishten, arabishten, gjermanishten, frëngjishten, italishten, latinishten, greqishten dhe serbokroatisht.

Intelektuali i shquar erudit Mulleti, ishte i dhënë pas pasioneve të tij të dashur, që ishin ai i sporteve të kalërimit, patinazhit në akull dhe si mbledhjes apo koleksionist pasionant të suvenireve dhe relikeve të ndryshme origjinale, në shtëpinë e tij “muze”. Shumë pak vetë e dijnë faktin historik, se atdhtari ynë asokohe la një kat bosh në shtëpinë e tij, me  qëllimin fisnik të krijimit të një minimuzeu me sende apo relike (koleksione) të ndryshme origjinale me vlera të mëdha historike, duke menduar që një ditë me shumë dëshirë t’ia dhuronte muzeumeve historike kombëtare shqiptare, që mund të krijoheshin në të ardhmen e lirë dhe demokratike.

Për më tepër, mësojmë se shtëpia e patriotit dhe intelektualit të shquar Qazim Mulletit u bë asokohe Ministria e parë e Bujqësisë së Shqipërisë. Ky është rast i vetëm në historinë e Shqipërisë dhe trojeve të tjera etnike amtare, kur një person me dashuri dhe përkushtim të madh atdhedashësi vë në dispozicion të Atdhetu të tij të gjithë shtëpinë e tij private, pa qira dhe interesa përfitimi financiarë.

Si për t’i dhënë një kuptim të ri veprës se re, autori hulumtues shqiptaro amerikanë, merr në analizë tre figura të komunitetit tonë këtu, ku, përballë njeri-tjetrit vë peshkopin e kuq Fan Stilian Nolin leninisto-hoxhist, me dy intelektualët e shquar disidentë dhe anti-komunistë stoik si miq të njeri-tjetrit, atdhedashësit brilantë: prof. Arshi Pipën dhe imzot dr. Zef Oroshi.

Dhe për këtë, ai sjell nga historia shembuj dhe fakte investigative të reja, duke iu referuar personaliteteve të shquar të kohës, sikurse ishte antikomunisti i përbetuar prof. Mhill Marku, i cili me kurajo qytetare i kujton Nolit bolshevik, se: “Nuk u besova syve të mij, kur pash telegramet që Hirësia e Juaj i ka çue herpasher qeveris së kasapvet të Tiranës. Në ketë telegram, Hirësia Juaj, jo vetëm që aprovon ç’ka bajn ata, që kanë deklarue kjartsisht se nuk besojn në Zotin dhe kanë fut në burg e vra të tjerët… Ju i keni paraqitë komunistat e Tiranës në sytë e botës si njerëz të denj me e qeveris popullin shqiptar. Nji ditë, keni me takue Skanderbegun dhe po ju thom se ka me qenë shumë i idhnuem. Shpresoj, se nuk i ka ra në dorë kopja e Diellit, ku në të krahasohet Enver Hoxha me të.”

De-komunistizimi i shkodranëve dhe qytetit antik të Labeatëve apo Gentit dhe Teutës, vazhdimisht është sot domosdoshmëri e kohës post-komuniste. Me këtë dhimbje të drejtë qytetari, studiuesi dhe hulumtuesi ynë trajton me fakte një temë aktuale dhe shumë shqetësuese sot në trojet shqiptare dhe qytetin e tij Shkodër, e cila sikurse dihet nga historia e dhimbshme e saj, ka vuajtur dikur shumë nga diktatura mostruoze komuniste, gjatë viteve të zeza 1941-1990.

Në Shqipërinë totalitare komuniste, Shkodërloca antike, mbahet si qyteti më antikomunist, ndërsa sot po ndodh një fenomen i çuditshëm absurd (Sindroma e Stokholmit), ku herë pas here përkujtohen fatkeqsisht emrat e debatikasve komunistë, si: Ndoc Mazi, Vasil Shanto, Shejnaze Juka, Jordan Misja, Salo Halili, Perlat Rexhepi, Branko Kadia etj.

Mjedologu i shquar prof. Mentor Quku me një seri albanologjike esseistike me 11 vëllime brilante rizbulon edhe më tej poetin e ambelsisë dhe personalitetin e shquar të botës shqiptare dom Ndre Mjedën, ku, studiuesi Kapinova në veprën e tij pëshkruan punën e madhe kolosale hulumtuese prej disa dekadave të profesorit shkodran Quku, i cili, sikurse mësojmë më hollësisht i kushtohet rinisë së dom Ndre Mjedës dhe aktivitetit të hershëm letrar e gjuhësor të tij, shoqëruar me një literaturë voluminoze të pasur, me futnota, fotografi, spote, fotokopje dokumente, grafika dhe pasqyra, harta e ilustrime shumë intereante dhe të panjohura më parë, për botën letrare dhe historike shqiptare.

Kjo nga ana e tjetër, tregon seriozitin dhe punën e madhe shteruese dhe voluminoze në seri të studiuesit të palodhur skrupuloz prof. Quku, për zbardhjen në detaje të ciklit të plotë të jetës dhe veprës së shumanshme të poetit tonë brilant dom Ndre Mjeda.

Kësisoj albanologu Quku, me një përkujdesje të vazhdueshme profesionisti, i jep rëndësi të dorës së parë gjenezës dhe botës së brendshme të poetit të ambelsisë dom Ndre Mjedës, si: fëmijërisë, familjes, mjedisit dhe shkollës, poezisë Vaji i bylbylit, si dhe problemeve shumë të diskutueshme: frymëzimit dhe mënyrës së të shprehurit poetik, vit kur i palodhuri e i perkushtuari Mjeda boton tre libra dhe la në dorëshkrim edhe shumë vepra të tjera, ç’ka në këte rast lexuesi shqiptar zbulon inteligjencën e jashtëzakonshme, me një kujtesë fenomenale dhe talentin e rrallë, qe zotëronte asokohe bariu shpirtëror katolik Mjeda, i cili kishte arritur të bëhej një nga artistët dhe poliglotët më të shquar të kohës.

Për Kapinovën, poeti dom Mjeda dhe prof. Quku si studiues i tij, bëhen përjetësisht dhe natyrshëm sinonim i pandashëm të njeri-tjetrit për shumë dekada, në fushën e letrave albanologjike. Prof. Quku, provon bindshëm dhe në mënyrë serioze punën e madhe që bëri Mjeda, për alfabetin e njësuar të gjuhës shqipe, se ai ka qenë i aftë të falë punën e tij shumë vjeçare si dhe të ndryshojë qëndrimin e tij, sa herë që këte gjë ia kanë kërkuar asokohe interesat madhore të kombit, duke provuar me argumente historike rolin vendimtar prej negociatori të talentuar apo të lindur të meshtarit dhe patriotit dom Ndre Mjedës në shumë momente kthese historike.

Në ditët tona, një pjesë e mirë e shqiptaro amerikaneve ndër vite, kanë arritur të integrohen me sukses në nivelet e larta të shoqërisë së lirë dhe demokratike amerikane, falë talentit dhe punës së madhe personale të tyre.

Autori, në këte libër sjell një shembull të shkëlqyer pozitiv, se si shqiptaro amerikanja Violetta Berisha nga dyerët e ferrit komunist në Shqipëri (që u detyrua të kaloi familja Berisha ndër vite), sot ajo u bë kryetare e Bashkisë Fairview në shtetin New Jersey, ku, ndër të tjera thjeshtësia e saj është e admirueshme dhe mbresëlenëse, mbasi fatmirësisht talenti i saj i spikatur dhe meritokracia, bën që ne të kemi zj. Violetta Berisha si Kryetare të Bashkisë.

Kujtojmë, se shqiptaro amerikanja Violetta Berisha, është me origjinë nga Puka, e lindur në Itali, e cila në moshën 3 muajshe ka ardhur në SHBA si emigrante, së bashku me familjen e saj. Ajo është rritur në Amerikë, nën përkujdesin e vazhdueshëm të familjes fisnike pukjane, ku, këtu ajo ka përfunduar me sukses të gjithë ciklin e plotë mësimor të shkollës fillore, të mesme dhe universitetin.

Në vijim Kapinova, bën një meditacion cilësor mbi esse-në e kredos së njohurive etiko-shkencore filozofike të mikut tonë të përbashkët filozofit shkodran, ish i përndjekuri dhe i denuari për motive të pastra politike antikomuniste Bepin Kuqani (1930-2016), duke e përshkruar atë, në një jetë të tërë mes idealizmit dhe materializmit.

Këto mendime dhe pikëpamje filozofike mbi gjithësinë (universin) dhe jetën, mes njerëzve në planetin tonë e kanë preokupuar vazhdimisht, gjatë dekadave të jetës në vendlindje Shkodër dhe me pas në Stamford (SHBA), njeriun me dije të thella dhe gjëra mbi shkencat ekzakte dhe ne veçanti mbi matematikën dhe filozofinë e lashtë dhe bashkëkohore botërore.

Në këte kontekst, shqiptarët, gjatë diktaturës totalitare, ishin të përjashtuar dhumshëm, për të njohur të vërtetën reale, përmes dritës të së vërtetës, sikurse natyrshëm ndodh në vendet e qytetëruara dhe të lira të botës përparimtare, ku pikë sëpari respektohet diversiteti i pasur i mendimeve dhe ideve të ndryshme pa paragjykime dhe çensurë apo ideologji politike sociale qeveritare apo shteterore.

Kujtoj, se miku im Bep Kuqani, u përshkua vazhdimisht dhe padrejtësisht nga kalvari i gjatë i mundimeve non stop dhe burgut të tmerrshëm politik, ku e plandosi arbitrarisht regjimi totalitar policorë dhe diktatori antishqiptar dhe antihuman Enver Hoxha.

Por, megjithatë, autori filozof shkodran i esse-ve në qelitë e ftohta të burgjeve, fati i krijoi mundësinë të merrte një “univesitet” cilësor, me dije të qendrueshme, larg injorancës dhe propagandës me elozhe, fodullekun dhe pseudo intelektualizimin shterp të servilëve propagandist politik të sistemit absurd dhe diktaturës komuniste.

Bepi, meditoi kështu thellë e më thellë për jetën, edhe pse trupin e kishte të sfilitur nga vuajtjet e një pas njëshme, mbasi ishte i izoluar e i stërmunduar nga trajtimi më ç’njerëzor, që iu bë të gjithë elementëve elitarë shkodranë, që ishin asokohe shumë të ditur dhe të mirë shkolluar antikomunistë.

Edhe pse në kafazin e hekurt ateisto-komunist, ai e ndiente në shpirt agimin e dritës së lirisë, ndiente se një ditë ky sistem shterp, i ndërtuar si kalaja mbi rërë do të shembej keqas, ashtu sikurse edhe ndodhi në realitet, në vitin e shpresës së madhe më 1991…

Sa herë që shkruaj tema me ngjarje të paharruara nga vendlidja ime e dashur Kosova martire, menjëherë në mendje më parakalojnë si episode filmash dokumentarë, episode, data, figura të shquara dardane ndër shekuj, ngjarje dhe historitë tragjike, që ka kaluar mbi trupin e saj të sfilitur vendlindja ime e shtrenjtë në vitet e zeza të pushtimit nga kolonizatorët antihuman serb.

Një ndër këto ngjarje të pashlyera, të mbushur plot histori lufte dhe mbijetese të vazhdueshme kreshnike, është edhe dera zëmadhe e familjes Berisha të Dardanisë në arkivat e historisë dhe për të ardhur natyrshëm deri tek simboli i martirit të gjallë, që ishte dhe mbeti aktivisti i palodhur i ditëve tona miku im i hershëm, punëtori dhe patrioti i palodhur i çështjes shqiptare Ismet Uk Sadiku Berisha, një ndër bashkëpunëtorët e mi më të ngushtë të “Lidhjes së Tretë Shqiptare të Prizrenit”, ku unë prej disa dekadash jam zgjedhur dhe jam sot ende Sekretar i Pergjithshem i Lidhjes së Tretë të Prizrenit, ku kam punuar vazhdimisht non stop me Ismetin, për të njëjtat qëllime fisnike dhe ideale të pastra atdhetare, për çeshtjën kryesore shqiptare dhe të Kosovës në veçanti.

Historia e kësaj familje të madhe, është e lidhur me historinë legjendare të “Lidhjes së Tretë Prizrenit”, që vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka një vijimësi dhe aktivitet të pasur patriotik 62-vjeçarë (1962-2024).

Autori Kapinova, librin e tij e mbyll me një analizë serioze mbi Ismail Kadarenë, një shkrimtar servil klasik dhe shembull negativ i oborrit të diktaturës më të egër ateiste dhe komuniste në Shqipëri, gjatë viteve të zeza 1944-1990, duke na dhënë faqe pas faqeje një përshkrim dhe analizë serioze të jetës dhe veprimtarisë së tij letrare, në interes tërësisht të regjimit dhe diktatorit totalitar asokohe në Shqipëri.

Në këte rast, është i saktë përcaktimi historik i autorit, se asokohe “shkrimtari servil Ismail Kadare ishte një kubure e flaktë në duart e diktatorit Enver Hoxha.”, duke ofruar për këte përcaktim real dhe të argumentuar fakte dhe prova shkrimore të vërteta nga historia e librave të tij të turpshme letrare  socialkomuniste tipike propagandistike si njolla turpi sot në historinë e letërsisë shqipe.

Sikurse shohim në veprën e re, autori risjell shembullin se si shkrimtari Kadare, ishte lider klasik shpirtëror i nomeklaturës së kuqe komuniste, sepse ai asokohe ka shkruar mbi 25 faqe kundër SHBA-së dhe demokracisë së saj si kampione shembullore pozitive kudo në botë. (Yonkers, New York)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok