29/12/2024

Dje u trishtova shume per kte djalin!

0
Raphael-Dwamen

Nga Nikoleta Kovaçi

Dje u trishtova shume per kte djalin! Ç’a nuk m’kaloj neper mend ne pak sekonda! Ashtu, e mbshtjelle ne skuten e zemerimit tem, tue dashte me shmange gjithcka te prape qe m’bjen mue neper mend; direkt i thashe vedit; pisat, e kane vra!

Manej i thashe vedit prit se ti s’e njeh fare kampionatin shqiptar, nuk e goditi kush, ka pas rrezikun e zi! Si me thane, tue dashte me ngushllue vedin! Po jo!

Kisha vue nji kafe te zeze perpara dhe isha struk ne nji karrige te nji kafeneje te kandshme ne Lezhe! Tv-te e lokalit, nja 4 cope, po jepnin ndeshjen Leçe-Milan! Per nji moment me gzoj barazimi i Leçes! Tu dashte me davarit mendimet e ‘kqija’, thashe: Kushedi po bahet edhe nji gol tjeter ne porten e Milanit! Po syte ishin ngul kot ekranesh! Gjithkund shihja kte djalin qe nuk e kisha pa kurre! Ia mora emnin e kerkova pak per te, se thashe po iu bie ne qafe ktyne pasanikve tane qe sna kane ne liste as ne per Njerez, jo ma ate te shkrete!

Teksa lexoja per futbollistin e Egnatias, del menjehere reagimi i FSHF-se! Kta kur reagojne shpejt, e dime na se ç’a mshefin! Mu dyfishue mendimi i pare! Manej nisen pyetjet qe kurre sme marrin pergjigje:

A ka staf mjekesor ai m.. klubi?!

A ka pru dosje me vedi ai djale?

A e ka kontrollue kush para se me hy ne fushe?

Ambulanca e qyqes ç’a kishte me vedi me i dhane ndihme, para se sa me e çue te kioska qe kta e quajne spital, ne Kavaje?

Po djemte tone qe lujne ne kte palo-kampionat, ku ma shume i ngjan nje degezimi organizate kriminale se sa futbollit, sa te sigurt jane?

Mjekesia ligjore a ka fol? A ka me fol, apo si per rastin e barbarve te Fushe-Krujes?

A merrte page ai djale?

Si ushqehej?

Si jetonte?

Kot! Gjithcka me permbysej! Afrikanet jane si na, e na si ata: fatnjajte! Veçse ata tue na pa t’bardhe, mendojne se na i perkasim Europes, Perendimit, e thone: atje noshta asht ma mire! S’kane si me e dite ata, se shqiptaret jane cdo sekond me fatin e ktij djali; te paracaktuem madje!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok