21/11/2024

Nga Nikoleta Kovaçi

Nji gazetar i kronikes se zeze, nji gazetar qe do vendin, te drejten e te verteten, e ka jeten te lidhun pashmangshmerisht me ngjarjet e randa! Madje shenjojne shumecka ne jeten e tij! Mbase ma shume se ngjarjet e veta!

Gjithçka lidhet me perjetimet e atij momenti, betejes se kotte me hedh drite, perplasjeve ne ftyre te fuqise se atyne qe punojne kunder tij, fakteve qe nxjerr sa here i kthehet, zhytjes thelle e ma thelle ne pamundesi e per pasoje ne dorezim! Po, gazetari i kronikes, tej shkresave kriminale te policise, tej dosjeve mafioze te prokurorise, tej vendimeve shkaterruese te gjykatave ka kujtesen, zemren dhe shpirtin e vet ku fsheh gjithçka qe mbart nga nji ngjarje, disa ngjarje e shume ngjarje!

Fillimgushti per mue asht i trishte! Asht si me thane: nji date ku ti perkujton te dashtmin tan qe nuk asht ma ne kete jete! Dhe ktu nalesh e kupton qe ne jeten tane kane hy njerez pa lidhje gjaku, te pa njoftun por jane njerez qe dita e fundit e jetes se tyne te asht kthye ne nje perkujtimore te vazhdueshme, te perjetshme!

Deri para 11 vjeteve, fillimgushti me sillte ndermend dy ngjarje te randa: vrasjen e Gani Malushit ne Durres e po ne Durres vrasjen e kater efektiveve te Policise! I bame te peste heroi, iu vume yllin neper pllakat e jashtme te nje ministrie mrena mureve te seciles hartohej krejt maskarada qe prodhonte e prodhon krim e brutalitet! Te dyja ngjarjet sod e asaj dite jane te pazbardhuna, sod e asaj dite te pahetueme, sod e asaj dite me pikepyetje e pikeçuditje ma te mdhaja se mali i Tomorit!

Mas tyne me erdh zhdukja e Anton Prendit! 5 gusht 2012! Nje mije pse-he kam ngrit e zhba per ate ngjarje, kam mendue e rrzue me qindra versione, po kurre nuk mujta me e kuptue pse nuk u hetue nji dite te vetme ai krim? Si mund te nodhte qe ne kte vend aso kohe nuk u gjet nji polic as nji prokuror me germue e dokumentue fakte! Sigurisht per Antonin ska autor e fatkeqesisht as nji varr! A e kuptoni: nji varr!

Manej vjen Arditi, si me thane gjama jone e madhe, ajo rrufeja e perditshme qe na gjuen e na s’kuptojme gja! Arditi asht kryefjala e dhimbjes, e kujtimit, merzise,  deshperimit!  E dhimbjes se iku jeta e nji djali ne kulmin e andrrave; e kujtimit, se u vra tue germue per te nesermen e vet; e merzise se me vrasjen e tij vrane shpirtin e sakrifices; e deshperimit se me harrimin e tij mbollem ligjerisht poshterimin tone nga nje bande kusaresh!

Mas Arditit vjen Jonada! Vjen dorezimi jone! Vjen si me thane edhe fundi jone: na skena ma fuqi me fol as me reague, veç ndonji me mallkue! Arroganca e eger vrastare e shtetit arriti kulmin, po nuk kishte mbet ma asnji nerv revolte: makineria e dhunes se pushtetit shkel kudo e mbi kedo! Bashkejetuesit e tu i sheh qe i pastrojne pluhnin ksaj makinerie, i shtrojne kurrizin, nderin, gjakun!

Ngjarjet e fillimgushtit kujtohen nga pakkush, jashte familjeve te atyne qe s’jane ma! Dje, vrasja e Gani Malushit u kujtue nga njeriu ma i paduhun me kujtue nji drejtues policie te vrame nga krimi! U kujtue nga Taulant Balla, qe ne fakt ai s’duhet me harrue asnjihere ngjarjen e 21 prillit 2021! As ai e as Drejtesia, kurdo qe te bahet e tille!

Dje, u kujtova per sod e per neser… nji gazetar i kronikes se zeze, se paku, kurre sduhet me harrue!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok