30/12/2024

Ditëlindja e Dragoit të Arbërisë

0
25 mars 2018.pmd

Nga Gjon Keka

617 vjet më parë lindi trashëgimtari faqebardhë i Kastriotëve që do ta shkruante historinë dhe epokën e tij e të Arbërisë me shkronja të arta.

Zakonisht lindja e njerëzve të mëdhenjë sikur ishte Gjergj Kastrioti vjen me vizione, profetizime dhe yllin që ndjek hap pas hapi lindjen dhe të ardhmen e tij, yll që më pas gradualisht do të shndërrohet në diell e dritë për lirinë, pavarësinë, të mirën e përgjithshme të atdheut dhe të shtetit Arbëror.

Rinia e tij u pajis shpejt me stoli legjendare dhe mitike.

Për shembull, thuhet se ‘’nëna e tij Vojsava pati një vegim qiellor një natë para se të lindte Gjergjin e Madh.

Në gjumë ajo pa sesi një dragua i tmerrshëm me kthetra e luspa të shndritshme u ngrit në malet e Arbërisë dhe me nofullat e hapura u hodh drejt Turqisë.

Më vonë ai u kthye dhe u hodh në detin Adriatik.“ Djali i porsalindur thuhet se kishte një shenjë lindjeje në formën e një shpate në krahun e tij; herën e parë që ishte në gjendje të ecte vetëm, ai lëvizi në lojërat e përbashkëta, me babain e tij dhe e shtrëngoi shpatën në mënyrë të flakët me duart e tij të vogla.

Këto në fakt ishin shenjat e para që ai i shfaqi që në vegjëli dhe të cilat me kohë do të shfaqej tek ai talenti i rrallë i artit të luftës dhe strategut të madh.

Madje në betejat që e dërgonte Sulltani bashkë me ushtarët tjerë otoman gjatë kohës sa ishte peng atje, thuhet se ushtarët turq, kur e shihnin atë në beteja nxirrnin këto fjalë për të : „A mos është ky Aleksandri (Leka) i Madh i ngjallur prej varri.“

Poashtu edhe pas pushtimit të Arbërisë dhe marrjes së tij peng në oborrin e Perandorisë Otomane, ai tregoi dhuntin e tij dhe shkëlqeu në të gjitha fushat ku ai prekte dhe ecte, fama dhe fati ishin krahët e tij me të cilat ai fluturontë, fluturonte, gjersa një ditë arriti ta realizonte planin e tij kombëtar të rikthimit në Atdhe dhe Bashkimit të Arbërorëve në luiftën kundër pushtuesit otoman.

Duke qenë se Gjergj Kastrioti ishte i talentuar në artin e Luftës, ai i dinte rregullat e luftës në atë kohë edhe pse në atë kohë nuk kishte rregulla ndërkombëtare të luftës, ai sikur të kishte lindur për të gjitha epokat, i respektoi rregullat e luftës duke nxjerrë vlerën humane apo njerëzore mbi çdo interes, pasion, luftë apo pushtet etj, ai e shihet qenjen njerëzore si qenje shpirtërore të pafajshme, sidomos gratë, pleqtë dhe fëmijët për ta ishin prioriteti i parë që ata të ishin të sigurtë dhe të mbrojtur. Kështu ai urdhëronte që në ato vende e qytete ku zhvillohej lufta, fëmijët gratë e pleqtë të zhvendosen në vendet më të sigurta dhe të mbrojtura.

Ndërkaq duhet nënvizuar edhe këtë se heroi ynë ishte i lidhur më popullin e vetë nga gjiri i të cilit ai doli, prandaj ai jetoi, punoi, luftoi dhe ndërtoi vendin gjithnjë nisur nga detyra për atdheun e tij, të mirën e tij, sigurinë e tij, dhe të ardhmen e tij, e poashtu edhe detyra që shtronte epoka në planin arbëror dhe atë ndërkombëtar apo europian. Duhet vënë re këtë se populli i Gjergj Kastriotit (Skënderbeut) në atë kohë ushqenete aspirata europiane, sepse i takonte atij natyrshëm dhe ishte pjesë kardinale e familjes europiane në të gjitha proceset dhe dinamikat e asaj kohe.

Gjergj Kastrioti si dje ashtu edhe sot është për ne lideri, mbreti dhe heroi më i madh dhe i pavdekshëm i kombit tonë, ndërsa si dje edhe sot ai është për Europën figura më e rëndësishme dhe e papërsëritshme e historisë së përgjithshme europiane. Ai mbeti shembulli i madh, i një luftëtari e strategu të madh për lirinë dhe pavarësine e popujve të Europës juglindore dhe të Europës në përgjithësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok