13/10/2024

Ditë zije, jo vetëm Dardania, por gjithë Kombi shqiptar

0

Nga Vilhelme Vrana Haxhiraj

Ngushëllime nga Vlora!

Përmes këtij shkrimi i shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta familjes Bunjaku, basbhkëshortes, fëmijëve dhe familjarëve për humbjen e njeriut tyre të dashur që, dora mizore e terroristëve serbë i mori jetën në moshë të re!

Ju dhëntë Zoti guxim  dhe kurajo që të përballoni dhembjen! Jeta e tij u mbulua me lavdi. Ai ra në krye të detyrës si bir i denjë i Kombit Shqiptar!

I përjetshëm qoftë kujtimi i oficerit Afrim Krasniqi!

Me shpirt jam pranë familjes Bunjaku.

Respekte, Fitim Haxhiraj,Vilhelme Vrana Haxhiraj

dhe familja Haxhiraj…

Thirrje!

Ne shqiptarët, dëshmitarë të gjenocisdit shfarosës dhe krimeve fetare ortodokse serbo- helene, nuk duam hakmarrje. Të  rënët kërkojnë vetëm drejtësi nga ndërkombëtarët!

U bëj thirrje gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë e punojnë në botë, duhet të ngrehin zërin kundër veprës kriminale të terrorizmit fetar-ortodoks serb që morën jetën e oficerit shqiptar Afrim Bunjakut në Dardaninë Veriore.

Afrim Bunjaku, ky shqiptar, bir shqiptarësh autoktonë qysh nga fillimi i jetës mbi tokë, oficer i Republikës së Kosovës, i cili u vra trimërisht në mbrojtje të trojeve amëtare, duhet shpallur menjëherë nga gjithë trojet etnike shqiptare, “Nder i Kombit”, “Hero Kombëtar” dhe të dekorohet me “Urdhrin e Flamurit të Skënderbeut”. Vepra e Afrimit tregon se ai mbrojti me gjak dhe me jetën e tij të re, identitetin kombëtar shqiptar, paprekshmërinë e integritetit tokësor të kombit më të lashtë në kontinent. Sulmi i forcave ushtarake shqiptare në veri të Kosovës, vrasja e Afrim Bunjakut dhe plagosja e dy shokëve të tij, nga bandat kriminale serbe është vazhdë e politikës vrastare, varrëmihëse, gllabëruese dhe shfarosjen e kombit shqiptar.

Akti terrorist i ortodoksisë serbe(shfarosje fetare) që hedhin gurin dhe fshehin dorën ndaj forcave ushtarake shqiptare të Kosovës, është i pafalshëm. Luftën nuk e nxit kurrë një popull apo një komb që mbron të drejtat dhe liritë e tij legjitime si shqiptarët e Kosovës. Për fat të keq fqinjët tanë verior serbët, manastiret dhe kishat i kanë shndërruar në vatra kriminaliteti. Pra nuk janë shqiptarët ata që  mbajnë peshën e fajit sipas sakuzave të pasardhësit të Milosheviçit, Vuçiç. Shqiptarët e Dardanisë Hyjnore janë në trojet e të parëve, aty ku u kanë lindur stërgjysërit, gjyshllarët dhe etërit.  Kurse serbët tek paraardhësit e tyre, duhet të kërkojnë arsyet pse e kanë braktisut tokën e stërgjyshërve dhe pushtuan tokat e fiseve të tjera?!

Ky akt kriminal, vatra e të cilit janë të ashtuquajturit institucione të ortodoksisë serbe, ka indinjuar mbarë botën. Terrorizmi i bandave krtiminale të Vuçiçit është pasardhës i gjenocidit famëkeq serbomadh të Milosheviçit dhe rusomadh të Putinit kundër shqiptarëve. Këto qëndra terrorizmi të kamufluara, ku fshihen forca revanshiste ser, me armatime të fjalës së fundit, kërkojnë që Ballkanin ta bëjnë shesh betejash të përgjakshme, duke dashur të shtrijnë luftën e Ukrahinës në rajonin jugëlindor të Evropës. Insitucionet fetare, gjasma “të respekuara” dhe “të paprekshme” duhet të jenë shtëpia e besimit ndaj Zotit, e vëllazërimit, e tolerncës dhe bashkëpunimit të besimtarëve për ruajtjen e qetësisë, të paqes dhe miqësisë në rajon dhe më gjerë për të gjithë besimtarët dhe qytetarët në tërësi. Në çdo trevë, qytet e fshat, ku bashkëjetojnë tri fetë, islame, ortodokse dhe katolike, duhet të sundojë paqja, miqësia dhe vëllazërimi mes kombësive fqinje të Ballkanit. Kjo ka qenë motua e bashkëjetesës fetare vetëm në Shqipëri, e cila është marrë si model nga udhëtarët dhe studiuesit. Me ndërhyrjen e kishës helene dhe gjenocidin ndaj Çamërisë shqiptare, në jugë dhe gjenocidit ortodoks serb në veri, ka ndikuar në prishjen e tolerancës apo mirëkuptimit fetar në vendin tonë. Këtë e tregojnë ngacmimet dhe ndërhyrjet provokuese politike të dy këtyre dy shteteve shoviniste, Greqi dhe Serbi.

Qëndrimi armiqësor ndaj Shqipërisë dhe tokave arbëre, i ardhacakëve pushtues, si, semitët (afro-aziatik) “grekë”.  serbët sllavë (nga malet Ural) dhe bullgarët shtetformues me popullsi turke. Të tre këta popuj pa gjenezë të vendosur në trojet ilire, me pretendimet e tyre grabitqare e të pangopura për të krijuar shtete të mëdhenj, kanë përdorur të gjitha mënyrat e gjenocidit ndaj zhdukjes së popullsisë autoktone. Një luftë shfarosëse dhe shkombëtarizuese ndaj Ilirisë, filloi me romakët, në shek II-para.Kr, kur në vitin 168, konsulli romak Paul Emili dogji 72 qytete në Toskërinë Jugore (Epir) dhe robëroi 150 000 skllevër. Roma lidhi alenacë me fiset semite(afro-aziatike) të vendosura me dhunë në gadishullin e Atikës,  për të mposhtur Ilirinë dhe rendin sklallvopronar të zhvilluar të saj.

Po ndalem tek krimi makabër i serbëve ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Populli ynë i lashtë thotë: “Ujku qimen ndërron, po zakonin s’e harron”. Të tillë janë ardhacakët ortodoks sllavë në gadishullin Ilirik. Serbët ishin një grusht sllavësh të pafè në shpatet perëndimore të maleve Ural, të cilët emigruan drejt perëndimit, në gadishuli Ilirik, në shekujt 6-7 të kohës së Re. Në shek.XIV për të forcuar pozitat e veta dhe të shndërrohej në një perandori të madhe serbe, kjo popullsi sllave nisi luftrat kundër fqinjit jugor, fiseve autoktone ilire. Serbët pushtuan tokat iliro-arbëre në Bosnjë -Hercegovinë, Malësinë e Madhe, Dardani, kapërcyen Alpet shqiptare dhe marshuan drejt qyteteve bregdetare dhe jugore të Ilirisë.

Vrasja terroriste, banditeske dhe fetare ortodokse e oficerit shqiptar Afrim Bunjaku nga terroristët e njohur serb, sjellë në kujtesë historinë kriminale mbi bazën e të cilit u ndërtua Serbia. Kohë pas kohe ajo ka kërkuar të ndryshojë hartën politike të Evropës juglindore, më saktë të gadishullit Ilirik pëmes pushtimeve dhe genocidit shfarosës. Deri në mesin e shek XIV, Maqedoninë dhe Ilirinë i kishin pushtuar bullgarë, të cilët sollën dëme dhe shkatërrime fatale në gjithë territoret e fiseve ilire. Menjëherë pas bullgarëve vërshoi ushtria serbe, me pretekstin se kërkonte rrugë kalimi për të hyrë në Kostandinopojë, po në fakt pushtoi Arbërinë. Kudo që kalonin sllavët, plaçkitnin, masakronin, varnin ilirë të pafajshëm, digjnin vendbanime etj. Kështu ata, me zjarr e me hekur, arritën të tkurrin ndjeshëm hapësirën e banuar nga banorët autoktonë të Gadishullit Ilirik e më pas Ballkanik. Atëherë kundërsulmi i ushtrisë osmane, kishte qëllim mbrojtjen e Kostandinopojës nga serbët. Beteja më e ashpër mes osmanëve dhe serbëve, u bë në fushë Kosovë (Dardani),në vitin 1383. Kundër osmanëve luftuan arbërit e Dardanisë, me të cilët u bashkuan edhe serbët.

Edhe në luftën e Fushë Kosovës, serbët morën pjesë, por përdorën intrigën për të realizuar synimet e tyre gllabëruese në krijimin e një konfederate jugosllave e futur nën ombrelën apo sqetullën e Rusisë.

Dëshmi të shfarosjes së shqiptarëve nga serbet ndër shekuj, janë varret masive.

*në Hanin e Hotit(1945) mbi 2000 të varrosur në një gropë,

*Masakra e Tivarit u vranë 1560 shqiptarë të kolonës së dytë prej Brigadës X malazeze, të komanduar nga krimineli Markoviç.

*Në Gostivar, Tetovë, Kumanovë, Kërçovë dhe Shkup, qytete shqiptare, janë vrarë dhe zhdukur mbi 4000 shqiptarë.

*Në Bosnjë, gjatë viteve 1992-95, paraushtarakët serbë vranë në Srebenicë rreth 8 mijë (8000) myslimanë, kryesisht burra dhe djem. Në luftën e fundit për pavarësi në Kosovë, u vranë rreth 15 000 persona, por viti më i përgjakshëm ishte 1999 ku u vranë 4082 persona, 1432 fëmijë. Gjatë kësaj lufte u dëbuan 848 000 shqiptarë nga Kosova dhe u vranë 15 000 persona, nga të cilët 1500 ushtarë dhe oficerë të UÇK. U dhunuan dhe u vranë mijëra gra dhe vajza.

Një formë e zhdukjes së emrit të gadishullit Ilirik ishte ndryshimi i emrit n. Vitin 1808 që u quajt gad.Ballkan.
      Për gjenocidin serb që vazhdon pa ndërprerje, me faktin më të freskët, vrasja e Afrim Bunjakut, si ai dhe ato mijëra jetë të humbura nuk kërkojnë hakmarrje, duan vetëm drejtësi nga ndërkombëtarët.

Zotërinjë të BE, të OSBE, të Organizatës për Mbrojtjen e të Drejtave të njeriut, Z.Lajçak në veçanti boll i ngopët shqiptarët me lugën e zbrazët kur dhuna e gjenocidit vazhdon. Si mund të vazhdoni me bisedime kur Serbia nuk e pranon Kosovën e pavarur, por i këlthet Kosova është Serbi, z.Lajçek e etj?!

Zotërinj i bëni thirrje ndërgjegjes suaj, nëse u ka ngelur sadopak humanizëm. Problemi zgjidhet jo me bashkëbisedime, por vetëm me gjyqin e Hagës, ose duhet një gjyq Nuremberg -2-, ashtu siç u bë për krimet

naziste. Është fatalitet, ndërkohë që Serbia, shtet anëtar i Natos, i OSBE dhe gati për anëtarësim në Be, vazhdon krimet monstruoze ndaj shqiptarëve të Kosovës, ndaj shuarjes së popullsisë muslimane dhe gëzon përkrahjen e ndërkombëtarëve?! Për ç’arsye mbrohet ky shtet sllavo-ortodoks kriminal?

Lexoni Edit Durham, që u nis drejt Ballkanit për serbët dhe përfundoi në një mbrojtëse të flakët të të drejtave dhe lirisë së nëpërkëmbur të shqiptarëve dhe vaçanërisht ndaj shuarjes së muslimanëve shqiptarë. Thirrjet e kësaj zonje të nderuar angleze,kanë paralajmëruar Evropën dhe Botën qysh në vitin 1913. Të njëjtat thirrje për mbrojtjen e shqiptarëve i ka bërë dhe në vitin 1945. Të gjitha faktet dhe dokumentet duhen ndriçuar, drejtpeshuar e gjykuar drejtësisht, jo vetëm që të zbulohet e vërteta historike, por edhe që të dalin përgjegjësitë dhe të ndëshkohet krimi.  Në këtë mënyrë ai nuk duhet të mbetet si një kërcënim, si një njollë e pashlyer, si një plagë e hapur në trupin e kombit tim dhe si një urrejtje e vazhdueshme midis njerëzve dhe ndërmjet popujve, por të kthehet në një mësim, në një çlirim dhe në një mirëkuptim në rrugën drejt paqes dhe integrimit evropian.në Kosovë.

Përshëndes qëndrimin rigoroz dhe atdhetarë të Qeverisë së Kosovës, Kryeministrit Albin Kurti, Presidenetes Osmani dhe Ministrin e Punevë të Jashtme që reflektojnë në përputhje me statutin dhe klauzolat e B.E në marrëdhëniet ndërshtetërore të fqinjësisë, për të mbrojtur dhe respektaur vetëm integritetin tokësor.

Se sa e njohur është çështja e shqiptarëve të Kosovës, po perifrazoj paralajmërimin e znj.Edit Durham.

*Edith Durham ka botuar në revistën ‘The Near East’, me 1 gusht të vitit 1913. Durham ka reaguar kundër akuzës, se gjatë punës bamirëse në Shqipëri, ku ajo ndihmonte vetëm të krishterët.  Përgjigja e saj : “…gjendja e shqiptarëve myslimanë dhe katolikë ishte njësoj e rëndë dhe se erdhi si rezultat i okupimit serbo-malazez në vitin 1912 kur filluan Luftërat Ballkanike. … ju lus që të më lejoni që ta shpreh qëndrimin e serbëve dhe malazezëve të cilët kanë vendosur që ‘kur toka të bëhet e jona më nuk do të ekzistojë çështja myslimane…egërsia e madhe serbo-malazese, për t’ua bërë të pamundur qëndrimin popullsisë myslimane në fshatrat e tyre.” Më poshtë znj.Edit shprehet:

” Kur unë protestova kundër njërës se fëmijët, rrobat e të cilëve po i vidhni, mund të vdesin nga të ftohtit gjatë dimrit, ajo u përgjigj: ’Kështu edhe duhet, dashtë Zoti! Ata janë myslimanë. Sa më shumë që vdesin, aq më mirë për ne.”

Edit Durham denoncon dhunën ndaj shqiptarëve muslimanë: “Refugjatët nga territori i Plavës dhe Gucisë, i okupuar së voni, i është nënshtruar ‘konvertimit’ me dhunë nga myslimanë në ortodoksë. Mjetet bindëse janë rrahja dhe kërcënimet me vdekje. Fëmijët janë marrë me dhunë dhe janë dërguar në kishë për t’u pagëzuar pa lejen e prindërve. Edhe katolikët, gjithashtu, janë ‘konvertuar’ në mënyrë të ngjashme.”

Zotërinj kontinental dhe ndërkombëtarë, muk duhet të toleroni dhe as të anashkaloni terrorizmin fetar ortodoks të Serbisë sllave dheas oreksin dhe grykësinë e  Greqisë helenike, sespe nuk është as i ri dhe as i papritur. Është problem madhor ideopolitik i njohur nga e gjithë Bota. Këtë qëndrim kanë mbajtur që nga fiset semite të ashtuquajtur helenë, apo grekë dhe serbët qysh nga dita e parë që ata shkelën në trojet e bekuara të Ilirisë.Ju kërkojmë gjykim të paanshëm dhe drejtësi.

Eh! Drejtësia është e barazvlertë e  lirinë e shpirtit, të cilën e vendos vetëm i virtytshmi!”

Po a e ekzistojnë politikanë të tillë dhe kaq të virtytshëm vallë?!

Nderime për sakrifikimn e jetës së Afrim Bunjakut në mbrojtje të trojeve kombëtare!

Vilhelme Vrana Haxhiraj -shkrimtare,

Vlorë, 26.9.2023

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok