19/05/2024

Dita më e bukur e historisë së Kosovës

0

Nga Ndue Ukaj

Në këtë përvjetor kaq me vlerë për Kosovën, kur ne kujtojmë kalimin prej robërisë në liri, të bëjmë një ekskursion në ato vite tmerri, kur për ne gjithçka kishte pak, pos dhunës e terrorit që ishin shumë dhe pafund.

Para 24 vjetëve ne që mbetëm të ngujuar në Kosovë, në mëshirën e barbarëve serbë, trupat e ushtarëve amerikanë, gjermanë, anglezë, italianë e francezë – bashkë me kontigjentet e tjera – i pritëm si të kishte zbritë një forcë e mbinatyrshme në tokën tonë.

Mbaj mend sa lot gëzimi kemi derdhë. Po, vërtet, s’di të këtë pasë një ditë më të gëzueme në vendin tonë, dhe për mua, kjo është dita më e bukur e historisë së Kosovës- rrjedhimisht e shqiptarëve- meqë me këtë fillon një kthesë pozitive për krejt kombin tonë.

E në këtë ditë, pos që duhet të bëjmë një ekskursion të shkurtë në të kaluarën, duhet të

dimë të shikohemi në pasqyre, të shohim sa shumë e kemi lënduar lirinë dhe pavrësinë tonë.

E kemi lënduar ne dhe askush tjetër, me marrina e budallaqe pafund, duke krijuar intriga e mashtrime pafund.

Prandaj, sot, në këtë të përlindjes sonë, të kujtojmë një shembull domethënës, tregimin për gomarin përballë shtetit të rrezikuar.

Oratori i famshëm Demosteni, mbante një fjalim të zjarrtë në Parlamentin e Athinës dhe me fjalë magjike u fliste athinasve mbi shpëtimin dhe lirinë e shtetit të rrezikuar. Dëgjuesit s’ ishin të interesuar për fjalimin e tij: disa koteshin, të tjerët gogësinin, e do të tjerë flisnin. Me të hetuar këtë gjë, Demosteni e ndërpreu fjalimin  dhe e paralajmëroi një tregim mbi gomarin. Përnjëherë u krijua një heshtje mortore dhe njerëzit filluan t’i hapnin veshët e të dëgjonin tregimin mbi gomarin. Sikur prej tij të varej fati dhe liria e Athinës.

Sot, ata që na sollën lirinë, si Demostini po na flasin hapur e me fjalë të zgjedhura për lirinë dhe shtetin e rrezikuar, prandaj t’i hapim sytë, të mos përgjumemi e të mos shurdhohemi, të mos dëgjojmë tregimet për gomarin, sepse dikur mund të bëhet tepër vonë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok