22/12/2024

Dita e katërt e Panairit të librit “Tirana 2024”

0
panairi-i-librit

Rritet shitja e librave për fëmijë, por bie blerja e autorëve vendas.

-Stendat më të vizituara “Argeta LMG”, “Morava”,  “Bota Shqiptare”

Nga Albert Z. ZHOLI

Dje Tirana u zgjua nën shiun e imët që të ftonte për gjumë. Por për çudi numri i vizitorëve në Panairin e librit ishte i madh. Duke ndjekur nga afër këtë ditë pyeta shumë vizitorë. Një pjesë vinin për kureshtje, një pjesë për të blerë një libër me çmim të ulët dhe një pjesë rreth 20%  vijnë si frekuentues të rregullt dhe blerës sistematik të librit.  Në këtë ditë gri shumica e blerësve ishin fëmijët. Madje kishte dhe shkolla të veçanta që erdhën të organizuara për të vizituar Panairin. Në kohën kur libri është larg vëmendjes së institucioneve shtetërore, botuesit shqiptarë kanë marrë përsipër vetë riskun e botimeve. Dhe ajo që ngrenë gjithmonë botuesit është se libri nuk shkon në çdo skaj të Shqipërisë gjatë gjithë stinëve të vitit. Pra shpërndarja e librave mbetet një ngërç i mbartur prej kohësh, ndaj libri e ka të vështirë të mbërrijë te lexuesi kur i duhet dhe kujt i duhet. Letërsia shqipe dhe fryma e re e autorëve të rinj nuk gjejnë hapësirën e merituar në Shqipëri pasi shteti nuk i nxit duke i stimuluar shkrimtarët vendas. Ministria e Arsimit duhet të gjejë mekanizmat e duhur për të ndërhyrë si rregullator në të gjitha hallkat, që lidhen me librin.

Si ndahen problemet?

Dhe pse shihet se vitin e kaluar dhe këtë vit ka një rritje të lexuesve sërishmi problemet me librin në Shqipëri janë të mëdha. E para si problem është shpërndarja gjeografike e librit. Sot libri nuk mbërrin kurrë në fshatrat e thellë, por as në qytetet e vogla, pasi nuk ka një organizim shtetëror, por vetëm iniciativë private. Edhe këtë vit dhe pse në Panair ka 107 shtëpi botuese sërish problemet janë të njëjta si vitet e tjera. Aktualisht shtëpitë botuese në vendin tonë nuk po përballen vetëm me humbjen e lexuesve, por edhe me tkurrjen e tirazheve, ndërsa për shkak të inflacionit kemi rritje të çmimit të librit. Situata duke marrë parasysh panairet e mëparshme tregon se 60 përqind e shqiptarëve nuk lexojnë rregullisht dhe shtëpitë botuese punojnë për këtë 30 përqind. Kjo ka sjellë uljen e tirazheve ku më parë një titull arrinte 1000 kopje, me tirazh minimal, ndërsa tani shkon deri 200-300 kopje madje librat me  mbi 600 faqe edhe me tirazh 50 kopje. Për të përmirësuar situatën, për të lidhur lexuesin me librin sipas botuesve del detyrë që në çdo qytet duhet të nxiten festivalet letrare, të cilat mungojnë. Organizimi i festivaleve letrare është shumë e rëndësishme pasi tregohet se zhvillohen aktivitete, që mbështesin librin dhe tërheqin vëmendjen e institucioneve.

Si çdo vit ulja e çmimeve është kthyer në normë nga botuesit

Ka mëse 14 vjet që në Panairet e librit ulja e çmimeve është bërë normë, rregull, kërkesë ndaj vetes nga botuesit. Kjo për shumë arsye, por kryesore që asnjë vizitor të mos kthehet pa blerë një libër.  Sigurisht si çdo vit edhe në këtë edicion të 27-të të panairit ka zbritje çmimesh në libra dhe disa aktivitete, që kanë në qendër kryesisht të rinjtë dhe fëmijët. Këtë vit, 2024, uljet variojnë 20-50% ku botuesit mundohen të kënaqin lexuesit edhe të gjejnë gjithçka duan edhe për të përfituar nga ato uljet e çmimeve.

Librat më të shitur nga shtëpitë Botuese “Bota Shqiptare”, “Morava”, “Argeta LMG”

Botimet “Argeta LMG”:

– PËRSE DUAM QË TI TË JESH I PASUR

DY PERSONALITETET QË JAPIN NJË MESAZH

“Të pasurit po bëhen edhe më të pasur; po ti çfarë po bën?”

-Pse ose “Libri i Pse-ve?”

Botimet “Morava”

‘Vajza në tren”, “Lindja e Afërditës”, “Gruaja e doktorit”

“Bota Shqiptare”

Tre librat CICERONI, “Parimet e suksesit”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok