26/12/2024

Disa pyetje për zotin Rama

0
Enver-Bytyci1

Nga Enver Bytyçi

Presidentit te Serbise, Aleksander Vuçiq, nuk i është lejuar sot një vizitë private në një qytet kroat, në të cilin do të prganizohej një ceremoni përkujtimore e dhunës kundër serbëve gjatë Luftës së Dytë Botërore!

Me këtë rast kam disa pyetje për zotin Rama:

  1. Pse ju kujdeseni që të mos e lëndoni presidentin e Serbisë e t’ia kujtoni krimet serbe në Kosovë, ndërkohë që ai marroset pas “varreve serbe” të para mbi 80 viteve?! Kështu bën edhe në Fushë Kosovë prej më shumë se një shekulli!
  2. A ju vendos ju në pozita inferiore dhe shërbyese ndaj Vuçiq, kur ju i ofroni atij faljen për të shkuarën dhe rehabilitimin për të ardhmen, ndërsa presidenti serb jeton gjithnjë në të shkuarën e tij, me qëllim krijimin e Serbisë së Madhe?!
  3. Pse doni të përdorni standarde të tjera në marrëdhëniet me Serbinë?! Së paku pse nuk ruani balancën në respektimin e sjelljes ndaj saj?! Pse pra nuk silleni si ai në raportet me të shkuarën?!
  4. Çfarë ju shtyn ju të mëshironi një agresor, Serbinë, për t’i bërë padrejtësi viktimave të tij, shqiptarëve në Kosovë, kur agresori nuk le rast pa dëshmuar se do të mbetet si i tillë, gjithnjë në të shkuarën e vet?!

Ajo që bënë autoritetet kroate duhet të jetë shembull i sjelljes diplomatike e politike edhe për qeverinë e Tiranës, së paku sa kohë që Beogradi spekullon me projektet e Serbisë së Madhe dhe “varret serbe” në Ballkan! “Varret e serbëve” në Ballkan, nga mesjeta e këtej, ruhen e nderohen për ta destabilizuar rajonin tonë. Këtë e dëshmon gjithashtu tentativa e Aleksandër Vuçiq për të shkuar në Kroaci dhe “përkujtuar” disa serbë të vrarë në një luftë civile, në territorin e Kroacisë!

Prandaj ka nevojë të ndërtojmë një Open Balkan në linjën Zagreb-Sarajevë-Podgoricë, Tiranë-Prishtinë-Shkup-Sofje. Nëse Beogradi i bashkohet kësaj, mos e refuzoni! Por të jeni të sigurt se Serbia nuk hyn në një projekt të tillë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok