24/12/2024

Disa përkime “të rastësishme”!

0
Enver-Bytyci

Nga Enver Bytyçi

  1. Dikur, kur Edi Rama ishte vënë nën akuzë se për lejet e ndërtimit vinte gjoba prej 20 përqindësh, ish-kryebashkiaku i Tiranës thoshte se “Askujt nuk ia kam futur dorën në xhep”, d.m.th se askujt nuk i kishte borxh! Të njëjtën shprehje e dëgjova pardje në gojën e Lulzim Bashës: “Veç zotit, tha i kam borxh! As Sali Berishës nuk i kam borxh”! Në fakt u ka borxh gjithë demokratëve dështimin e madh të tij!
  2. Njerëzit e Bashës kanë hedhur akuzën anti-Berishë, se përkrahës të tij na qenkan ish-pushtetarët. Në fakt është e kundërta. Unë isha në foltoren e Durrësit. Pashë aty të gjitha familjet tradicionale të këtij qyteti si përkrahës të foltores. Por ajo që unë ve re ka të bëjë se përkrahësit e Bashës janë të gjithë ish-nëpunësit bashkiakë të tij në kohën kur ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës! Dhe këta janë aq pak, fatmirësisht!
  3. Luftën kundër Sali Berishës zoti Basha po e bën në emër të Amerikës. Në fakt ai e di se “non-grata” e ish-kryeministrit është e Sorosit. Për pasojë kjo betejë justifikon pikërisht sorosianët! Se Sorosi është sponsor i goditjes ndaj Berishës e provon edhe njëherë një analizë-paper e Institutit Slloven të Lindjes së Mesme dhe të Ballkanit. Por Lulzim Basha fshihet pas Amerikës. Prandaj duhet kryetari I PD-së duhet ta thotë me sinqeritet: “Unë nuk mbledh Kuvend Kombëtar kundër George Soros”!
  4. Kryetari i PD-së thotë se “nuk e mbledh Kuvendin Kombëtar të PD-së” e madje flet për institucione paralele. Nëse 6000 anëtarë të këtij Kuvendi, të cilët kanë firmosur mbledhjen e tij, nga 7500 gjithsej, janë institucion paralel dhe Lulzim Basha me 1500 të tjerët na qenka institucion legjitim, këto shifra mund t’i llogarisë vetëm ai. Në fakt ka edhe këtu një përqasje: Kreu i PD-së po ndjek shembullin e kreut të PS-së për të krijuar në vend të partisë një “Rilindje Demokratike”, ku pakica t’i imponohet shumicës. Modeli Rama është praktikë e Lulzim Bashës. Ndaj ai nuk votohet dhe nuk do të votohet asnjëherë. Shqiptarët nuk zgjedhin kopjen në vend të origjinalit!

Ka shumë kontradiksione, por u ndala kësaj radhe vetëm te këto katra! Të fala rilindasve “demokratikë”!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok