21/12/2024

DHUROHET SHTATORJA E NËNË TEREZËS NË PËRKUJTIM TË VEPRËS SË SAJ

0
Aliaj-Nene-Tereza1

Nga Petrit Aliaj

Komuniteti shqiptar në luginën Vale Camonica, numëron për mbi 4 mijë vetë, të gjithë bashkëkombas të shpërngulur nga trojet e tyre dhe të vendosur në lokalitetet e kësaj lugine e cila përshkohet në të gjithë gjatësinë e saj prej lumit Oglio me burim nga lartësitë e “Ponte di Legno”(1278 m) duke përshkuar lokalitetet, Sebino , Costa Volpino e më pas në Sarnico , në liqenin e Iseo duke vazhduar drejtimin për tu bashkuar përfundimisht me lumin PO , i pari nga prurjet e tij në Itali.

Për shkak të gdhëndjeve të shumta shkëmbore me simbole të ndryshme, në vitin 1979 UNESCO e shpall këtë luginë, pasuri të trashëgimisë botërore,  ndërsa në vitin 2018 e gjithë lugina u përcaktua si një rezervë biosfere për aftësitë e saj ruajtëse të ambientit.

Pikërisht ky komunitet i përfaqësuar nga shoqata “Shqiponja”nën drejtimin e z. Sherif Nuredini,  i dhuron Bashkisë në Darfo Boario Terme një statujë të Nënë Terezës e njohur tashmë në të gjithë botën për humanizmin e saj.

“Kjo statujë e vendosur në parkun “Conventone” është një dhuratë simbolike në shenjë falenderimi për mikpritjen dhe mundësitë që ne gjetëm këtu mes popullsisë vëndase, ku hollëm rrënjët për të ndërtuar jetën së bashku me familjet tona, të integruar dhe të konsoliduar”thotë z. Sherif Nuredini në momentet e zbulimit të statujës së mbuluar me flamurin tonë kombëtar nga kryetari i komunës Darfo Boario,  dr. Ezio Mondini.  Zoti E. Mondini në përshëndetjen e tij vlerësoi integrimin, bashkëpunimin dhe kontributin që jep komuniteti shqiptar në bashkëjetesë paqësore e dinjitoze edhe pse vjen nga shumë shtete të rajonit të ballkanit, ndërsa për Nënë Terezën; ai vijoi me leximin e fjalëve të gdhendura në pllakën e bronxit të shtatores së saj”Jo të gjithë mund të bëjmë gjëra të mëdha , por ne mund të bëjmë gjëra të vogla me shumë dashuri”e cila do të mbetet një dëshmi e gëzimit që buron nga dashuria për dinjitetin e çdo njeriu dhe vlerësimit të gjërave të vogla që kushdo mund të bëjë me besnikëri e dashuri.

“Komuniteti ynë është kudo , shtoni z. Sh. Nuredini , vetëm shikoni përreth: nga shëndetësia te ndërtimi,  nga tregtia te hoteleria, arti dhe agrokultura. . si një komunitet i bashkuar e i integruar mirë në territor e në përpjekje të vazhdueshme për të ruajtur identitetin e tij edhe me hapjen e së parës shkollë shqipe në Darfo(Breshja) në vitin 2017 dhe më pas edhe në Costa Volpino-Bergamo për vetë shtrirjen që ka ndërmjet dy provincave kjo shoqatë.                                                                                                                                                          Duartrokitjet dhe shtrëngimet e duarve mbas inagurimit të shtatores së Nënë Terezës u pasuan me ekzekutimin e himneve kombëtare të Italisë e Shqipërisë dhe me përshëndetjet e personaliteteve të ftuara në këtë festë. Nga Konsullata e Rep së Shqipërisë Milano përshëndetën dr. Luljeta Cobanaj në cilësinë e oficeres për diasporën shqiptare në Itali si edhe konsulli i kësaj konsullate dr. Rezart Shkëmbi. Ndërsa nga Konsullata e Përgjithëshme e Rep. së Kosovës në Milano, përshëndeti z. Besnik Maxhera i ngarkuar për punët konsullore.

– Nuk mungoi në këto çaste solemne edhe ish konsulli i përgjithshëm i Rep. së Maqedonisë Veriore në Venecia ;zv. drejtor i Min. së Jashtëme për marrëdhëniet me jashtë z. Muhamet Rakipi, mik dhe bashkëpuntor i Federatës së Shoqatave Shqiptare në Itali,  FNA-I.  Më pas përshëndeti edhekryetari i bashkësisë islame në Itali z.  Reshat Ibishi.

-Por festat kanë gjithmonë edhe surpriza të bukuara siç ishte ajo e kryetarit të komunës Zhiti në Maqedoni, z. Blerim Sejdiu i cili me këtë rast vlerësoi me”Diplomë Mirënjohje”z. Sherif Nuredini për kontributin e tij patriotik edhe jashtë atdheut. Me këtë rast përshëndeti edhe presidenti i nderit të Federatës Kombëtare Shqiptare në Itali z. Petrit R Aliaj. Në takim përshëndetën edhe z. Attilio Cristini zv/kryetari i komunës , këshilltarja për kulturën dr. Alice Piccinelli si edhe drejtuesja e institutit shkollor prof. Paola Abondio. Nuk munguan nga Rovereto edhe presidenti i shoqatës “Besëlidhja”dhe këshilltar i federatës “FNAI”z. Dashamir Kertusha së bashku me bashkëthemeluesin e Federatës “FNAI”ish presidentin e suksesëshëm të kësaj shoqate të pa lodhurin z.  Miltjadh Ziu.    Në traditën tonë këngët dhe vallet si pjesë e dëfrimeve në ditë festive u shpalosën me fluturimin e tingujve të grupit muzikor “Sajmo” dhe zërit melodioz të këngëtares Elhame Ahmetaj.  Sheshi ishte komplet i “pushtuar” nga valltarët e zënë dorë,  fëmijë e nxënës të shkollës së bashku me mësuesen e tyre Shpresa Popaj.

Ndërsa pjesa e mbylljes së kësaj feste argëtuese ishte paksa edhe e vështirë për stafin e kësaj shoqate, të cilët kishin pregatitur në shesh një drekë të larmishme me ushqimet tona tradicionale.  Përshëndetjet dhe fotografitë në grup pranë shtatores së Nënë Terezës, do të mbeten gjithmonë kujtime të cilat do të na lidhin me jetën dhe veprën e së madhërishmes Gonxhe Bojaxhiu.

Petrit R Aliaj.

Darfo Boario Terme-Italy.

  1. 05. 2022.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok