15/11/2024

Demokracia nuk është procedurë, por VOTË!

0

Nga Lediana Fratari

PD është duke kaluar një proces të dhimbshëm riorganizimi. Pavarësisht se si dhe përse nisi, ky proces mendoj se ishte i nevojshëm për të riorganizuar partinë me norma të reja, struktura të reja, frymë demokratike, dhe një pozicionim të ri në spektrin politik të djathtë.

Përtej gabimeve të deritanishme, të dyja palët vendosën të vazhdojë me kokëfortësi të injorojnë njëra-tjetrën, gjë e cila i dha më shumë energji çarjes. Secila palë thotë me siguri tani: “Unë jam PD-ja”, “Unë jam shumica”, “Unë jam e ardhmja…”.

Asnjë nuk shikon të vërtetën dhe e vërteta është se janë dy palë sot në këtë proces, dhe nëse secila ikën në drejtim të kundërt, PD rrezikon një ndarje të barazvlefshme me kapitullimin.

Zoti Basha, nuk do ta pranojë të vërtetën se në kuvendin e thirrur prej tij, nuk ishte shumica e delegatëve. Nuk mund të ishin, jo sepse thjeshtë në 1900 karrige nuk mund të ulen 5000 njerëz, por sepse qartë, dukshëm dhe në mënyrë transparekte shumica ishte në kuvendin e 11 Dhjetorit.

Zoti Basha akuzoi Berishën për gjithëçka, edhe për humbjen e zgjedhjeve, edhe për daljen nga institucionet(kupto parlamenti). Zoti Berisha ka një barrë me mëkate, por këto të fundit jo. Ndërsa Z.Basha refuzoi të mbante vetë qoftë edhe një përgjegjësi të vogël.

PD nuk është as e Bashës as e Berishës, por e demokratëve dhe nëse shumica e tyre vendos, atëherë të gjithë duhet të binden. Mbështetësit e Z.Basha besojnë fort se PD-ja është vula dhe e drejta e mbajtjes së simboleve dhe këtë mund ta vendosë edhe gjykata.

Por Partia Demokratike dhe vetë demokracia nuk është një proces gjyqësor që mund ta fitosh edhe për procedurë. Demokracia është votë, është vendim i shumicës.

PD, tani, nuk ka më nevojë për tifozë. Ajo ka nevojë për një proces zgjedhor të lirë, të drejtë, demokratik, për të zgjedhur me votë çdo person në strukturat e saj drejtuese, për ti dhënë fund epokës së dorës së fortë dhe emërimeve sipas shkallës së servilizmit.

Unë do ta mbështes dhe do të punoj fort që kjo të ndodhë, në mënyrën më të mirë.

https://www.facebook.com/fratarilediana

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok