04/05/2024

Demokracia nuk bie vetëm me grusht shteti! Demokracia shuhet edhe kur pushteti e media bëhen bashkë!

0

Nga Enver Bytyçi

Mbrëmë thuajse të gjitha emisionet televizive të debatit e opinionit kishin në diksutim atë që tashmë e quajmë “çeshtja Beleri”! Në të gjitha rastet debati devijoi në kornizat e “patriotizmit” të shtirur. Madje edhe përkrahësit e Belerit ranë në kurthin e kësaj skeme, të përgatitur me shumë marifet nga vetë moderatorët. E përbashkëta e moderatorëve ishte se ata, edhe kur niste ndonjë diskutim për çeshtjen konkrete, ktheheshin te tema e “patriotizmit” e marrëdhënieve Greqi-Shqipëri e madje te “armiku” i kombit shqiptar, Fredi Beleri.

Ndërkohë vetë këto TV dhe këta moderator paguhen me paratë e pista të Serbisë dhe të Rusisë, të mafies në pushtet dhe të fondacioneve pranë saj. Bëjnë çdo ditë reklamë dhe proppagandë për projektet serbe në Kosovë e në Shqipëri. Kanë përkrahur dhe përkrahin çdo iniciativë të Beogradit, edhe pse ato cënojnë rëndë interesat e Shqipërisë e sidomos të Kosovës! I bëjnë jehonë pikëpamjeve serbe për zgjidhjen e konfliktit Kosovë-Serbi dhe çdo ditë, madje në çdo emission televiziv, sulmojnë qëndrimet dhe politikat e qeverisë së Kosovës, thjesht për faktin se ky qëndrim nuk u pëlqen padronëve Rama-Vuçiç të këtyre medieve.

Devijimi i diskutimit dhe debatit nga çeshtja kryesore që lidhet me liritë e të drejtat e njeriut si dhe rolin e kryeministrit në shkelje të këtyre lirive, ose me lirinë e zgjedhjes, apo me inskenimin e shtetit për të kriminalizuar qytetarët e saj dhe ndëshkimin e kundërshtarëve, pasi janë mbrojtur patronazhistët deri ministra të rilindjes për të njëjtën vepër penale, ishte objektivi i politikës editoriale në debatin e mbrëmshëm të këtyre televizioneve!

Demokracia nuk bie vetëm kur bëhen grushte shteti e puçe ushtarake kundër saj. Demokracia në një vend merr fund edhe në momëntin që mediet bëhen njësh me shtetin dhe u shërbejnë vetëm interesave të shtetarëve!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok