DEI u zbatua nga globalistet për të dobësuar, degraduar strukturën, moralin dhe gatishmërinë e misionit të ushtrisë elitare amerikane
![Klajd-Kapinova](https://merbraha.com/wp-content/uploads/2023/05/Klajd-Kapinova.jpg)
Të ashtuquajturat “programe” absurde të Diversitetit, Barazisë dhe Përfshirjes (DEI), brenda ushtrisë nuk janë krijuar kurrë për të promovuar kohezionin ose efikasitetin operacional. Ato janë armë, të implantuara qëllimisht nga elitat globale, për të çmontuar ushtrinë amerikane nga brenda. Këto programe nuk janë dashamirës dhe as gabimisht. Ato janë një përpjekje e llogaritur për të degraduar strukturën, moralin dhe gatishmërinë e misionit të ushtrisë.
Nga Klajd Kapinova
Vizioni largpamës për shkelqimin sërisht të Amerikës nga Presidentit Trump 2
Presidenti i 45-të & 47-të i SHBA-se Donald J. Trump, gjatë hartimit dhe nënshkrimit me dorën e tij të urdhrave të reja ekzektuive nga 20 janari 2025 dhe deri tani, thotë se: “Me autoritetin që më është dhënë si President nga Kushtetuta dhe ligjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës: Ligjet e vjetra federale, për të drejtat civile mbrojnë amerikanët individualë nga diskriminimi në bazë të racës, ngjyrës, fesë, seksit ose origjinës kombëtare. Këto mbrojtje të të drejtave civile shërbejnë si një themel, që mbështet barazinë e mundësive për të gjithë amerikanët. Si President, kam një detyrë solemne të siguroj që këto ligje të zbatohen për të mirën e të gjithë amerikanëve.
Megjithatë sot, afërsisht 60 vjet pas miratimit të Aktit të të Drejtave Civile të vitit 1964, institucionet kritike dhe me ndikim të shoqërisë amerikane, duke përfshirë Qeverinë Federale, korporatat e mëdha, institucionet financiare, industrinë mjekësore, linjat ajrore të mëdha tregtare, agjencitë e zbatimit të ligjit dhe institucionet të arsimit të lartë, fatkeqsisht kanë adoptuar dhe përdorur në mënyrë aktive preferenca të rrezikshme, nënçmuese dhe imorale të bazuara në racën dhe seksin, nën maskën e të ashtuquajturave “diversiteti, barazia dhe përfshirja” (DEI) ose “diversiteti, barazia, përfshirja dhe aksesueshmëria” (DEIA), që shkelin hapur ligjet e të drejtave civile të kombit amerikan.
Politikat e paligjshme të DEI dhe DEIA
Deri para daljes së urdhrit Presidenti Trump, pa se brenda SHBA-së politikat e paligjshme të DEI dhe DEIA, jo vetëm që shkelin tekstin dhe frymën e ligjeve tona të kahershme federale për të drejtat civile, por ato gjithashtu minojnë unitetin tonë kombëtar, pasi mohojnë, diskreditojnë dhe shkatërrojnë vlerat tradicionale amerikane të punës së palodhur, përsosmërisë dhe arritjeve individuale në favor të një sistemi të paligjshëm, gërryes dhe të dëmshëm të plaçkës së bazuar në identitet. Amerikanët punëtorë, që meritojnë Ëndrrën Amerikane, nuk duhet të stigmatizohen, të nënçmohen ose të përjashtohen nga mundësitë, për shkak të racës ose seksit të tyre.
Këto politika të paligjshme të DEI dhe DEIA, vazhdimisht kërcënojnë sigurinë e burrave, grave dhe fëmijëve amerikanë në mbarë vendin, duke zvogëluar rëndësinë e meritave, aftësive, punës së palodhur dhe vendosmërisë individuale, kur zgjedhin njerëz për punë dhe shërbime në sektorë kyç të shoqërisë amerikane, duke përfshirë të gjitha nivelet e qeverisjes dhe komunitetet mjekësore, të aviacionit dhe të zbatimit të ligjit.
Megjithatë, rast pas rasti tragjik, populli amerikan ka qenë dëshmitar i drejtpërdrejtë i pasojave katastrofike të diskriminimit të paligjshëm, shkatërrues, nga regjimi marksist Blinken-Obama-Biden-Harris 3, i cili fatkeqsisht i ka dhënë përparësi mënyrës se si lindën njerëzit, në vend të asaj që ata ishin në gjendje të bënin.
Presidenti Trump argumenton dhe nxori urdhra, ku tregon kjartë, se Qeveria Federale, është e ngarkuar për zbatimin e ligjeve tona për të drejtat civile. Sikurse shihet qëllimi i këtij urdhri ishte të sigurojë që ai ta bëjë këtë duke i dhënë fund preferencave të paligjshme dhe diskriminimit absurd.
Pikërisht kjo është esenca e politikës këtu, sepse politika e SHBA-së që të mbrojë të drejtat civile të të gjithë amerikanëve dhe të promovojë iniciativën individuale, përsosmërinë dhe punën e palodhur. Prandaj, ai (Trump) urdhëroj të gjitha departamentet dhe agjencitë (agjencitë) ekzekutive, që të ndërpresin të gjitha preferencat, mandatet, politikat, programet, aktivitetet, udhëzimet, rregulloret, veprimet zbatuese, urdhrat e pëlqimit dhe kërkesat diskriminuese dhe të paligjshme. Më tej, Presidenti shtoi, se: “Urdhëroj, të gjitha agjencitë që të zbatojnë ligjet tona të kahershme, për të drejtat civile dhe të luftojnë preferencat, mandatet, politikat, programet dhe aktivitetet e paligjshme të DEI-së në sektorin privat.”
Përfundimi i programeve dhe preferencimit të qeverisë dhe të shpirtit DEI
Ky urdhër ekzekutiv (20 janar 2025), ishte kundër politikës idiote të administratës idiote Obama-Biden-Harris 3, i cili në mënyrë absurde detyroi ose imponoi programe të paligjshme dhe imorale të diskriminimit, duke u quajtur “diversitet, barazi dhe përfshirje” (DEI), në pothuajse të gjitha aspektet e Qeverisë Federale, në fusha që variojnë nga siguria e linjave ajrore deri te ushtria.
Me të drejtë administrata e re Trump, duke u mbështetur në veretjet dhe shqetësimet kryesore të popullit amerikan, thekson se kjo ishte një përpjekje e bashkërenduar, që rrjedh nga dita e parë e Presidentit Biden në detyrë, kur ai nxori urdhrin absurd ekzekutiv 13985: “Përparimi i barazisë racore dhe mbështetjes për komunitetet e nënshtruara përmes qeverisë federale”.
Asokohe (në vitet 2020-2024), në përputhje me urdhrin ekzekutiv 13985 dhe urdhrat e tjera pasuese, pothuajse bëri që çdo agjenci dhe njësi federale paraqiti “Planet e Veprimit të Barazisë”, për të detajuar mënyrat se si ata kanë nxitur fatkeqsisht infiltrimin e DEI-ve në Qeverinë Federale. Publikimi publik i këtyre planeve demonstroi shpërdorim të madh publik dhe diskriminim të turpshëm.
Faleminderit President Trump që mbajtët premtimet tuaja
Presidenti Trump shkarkon (eliminon) Programin DEI të ish administratës së papërgjeshme dhe antiamerikane Biden-Harris, për të vendosur njerëz të paqëndrueshëm mendërisht në pozitat e kontrollorëve të trafikut ajror, në konferencën për shtyp në aksidentin e Aeroportit “Reagan”.
Pastrimi i udhëheqjes ushtarake të “zgjuar” nga Presidenti Trump, edhe një herë zbulon hapur tradhtinë e madhe të mirëorganizuar fatkeqsisht në nivelet më të larta të ushtrisë amerikane. Gjeneralët e kontrolluar nga globalistët, kanë sabotuar vazhdimisht dhe me qëllim forcat e armatosura amerikane për dekada!
Presidenti Donald J. Trump po kryen një heqje apo spatrim të guximshme dhe të pakthyeshëm të kabalit (Cabala) të rrënjosur thellë dhe që fatkeqsisht ka depërtuar në ushtrinë elitare amerikane.
Kjo nuk ka të bëjë vetëm me heqjen e liderëve joefektiv ose riformësimin e drejtuesve të lartë, por ka të bëjë me asgjësimin e një rrjeti afatgjatë agjentësh globalistë që kanë minuar sistematikisht forcën, fokusin dhe sovranitetin e forcave të armatosura të SHBA-së.
Trump 2 nuk spekulon, dyshon apo vë në dyshim, por ai e njeh armikun dhe e eliminon atë me saktësi dhe vendosmëri të palëkundur.
DEI në ushtri ishte Kali i Trojës i përmbysjes globale
Të ashtuquajturat “programe” absurde të Diversitetit, Barazisë dhe Përfshirjes (DEI), brenda ushtrisë nuk janë krijuar kurrë për të promovuar kohezionin ose efikasitetin operacional. Ato janë armë, të implantuara qëllimisht nga elitat globale, për të çmontuar ushtrinë amerikane nga brenda. Këto programe nuk janë dashamirës dhe as gabimisht. Ato janë një përpjekje e llogaritur për të degraduar strukturën, moralin dhe gatishmërinë e misionit të ushtrisë.
Trump 2, është plotësisht i vetëdijshëm se nismat e DEI-së i shërbejnë një qëllimi të vetëm: të përçajnë, dobësojnë dhe korruptojnë. Duke i dhënë përparësi politikës së identitetit mbi meritën, këto “programe” absurd, kanë krijuar një kulturë mosbesimi, frike dhe mediokriteti brenda forcave të armatosura amerikane.
Rekrutimi ishte bërë në mënyrë absurd dhe me agresivitet militant politik komunist. Përballë kësaj mbrotja dhe aftësia ushtarake e vendit ka rënë shumë poshtë. Sot fatkeqsisht, ne kemi gjurmë negative të mbushur me individë (“ushtarakë”) të zgjedhur jo për aftësitë e tyre, por për përafrimin e tyre me një axhendë globaliste demoralizuese, e cila si objektiv kryesor ka që të zhbëjë në maksimum sovranitetin e Amerikës.
Dhe si gjithnjë, Trump 2 falë zgjuarësisë që i ka falë Zoti dhe natyra e kupton se kjo nuk është një rastësi. Tashmë dihet nga të gjithë se DEI ishte një kalë trojan, i prezantuar nga fraksionet e dyshimta globaliste që synojnë të shkatërrojnë aftësinë e Amerikës për të mbrojtur veten. Këto fraksione zambi, nuk janë as pa emër dhe as pa fytyrë.
Ato janë të njohura, të financuara mirë dhe të ngulitura thellë në organizatat ndërkombëtare marksiste, kompanitë shumëkombëshe dhe nivelet më të larta të korruptuara qeverisë amerikane dhe USAID, që është kampione e korrupsionit zyatar qeveritarë. Në rastin konkret për SHBA-në ata fatkeqsisht e kanë përdorur DEI-në si një perde tymi, për të pastruar liderët patriotë dhe për të instaluar agjentë që do të bëjnë ofertat e tyre.
Operacioni Fouled Anchor: Një portë e kamufluar dhe hapur drejt korrupsionit
Shkarkimi i adm. Linda Lee Fagan, është vetëm zanafillta po hapi i parë në ekspozimin e rrjetës së korrupsionit prej disa dekadash brenda ushtrisë amerikane.
Në këtë mënyrë Operacioni Fouled Anchor, hetimi i Rojës Bregdetare për dekada të sulmeve seksuale në Akademinë e Rojës Bregdetare, nuk kishte të bënte kurrë me përgjegjësinë, ishte një mbulim i orkestruar me kujdes.
Nga ana e tjetër, keqtrajtimi i këtij hetimi nuk ishte paaftësi, por shte 100% e qëllimshme. Akademia në fjalë, ka qenë prej kohësh një terren pjellor për aktivistët besnikë ndaj interesave globaliste. Këta individë janë të rregulluar, të mbrojtur dhe të ngritur në role udhëheqëse, ku mund të vazhdojnë të shtyjnë axhendën e drejtuesve të tyre manipulativ. Refuzimi i adm. Faganit, për të kërkuar dikë përgjegjës, për dështimet e akademisë nuk ishte një gabim, por si zakonisht në mënyrë rutinë, pra, ishte një lëvizje e mirëllogaritur, për të mbrojtur të përfshirët dhe për të siguruar që e vërteta të mos e shihte kurrë dritën e diellit.
Presidenti Trump 2 e ka grisur velin dhe fallcitetin e këtij operacioni dhe e ka ekspozuar atë totalisht 100%, për atë që është në të vërtetë, duke zbuluar një gropë supë të madh megakorrupsioni, mashtrimi dhe tradhtie. Duke hequr Faganin dhe duke synuar të tjerët si ajo, Trump 2, po zbulon një sistem të krijuar enkas, për të shtypur maksimalisht patriotët dhe për të ngritur lart ata (trathtarët), që do t’a shisnin Amerikën, pa asnjë ndjenjë keqardhje vetëm e vetëm për përfitime personale.
Gjatë gjithë kësaj kohe është zbuluar kjartasi, se ndikimi i huaj globalist shkon thellë, ku trathtia dhe korrupsioni shkon edhe më thellë.
Inteligjenca e klasifikuar zbulon se fuqitë e huaja, dhe veçanërisht kundërshtari kryesor Kina komuniste, kanë derdhur burime marramendëse (financiare dhe spiunazhi), për të minuar dhe degraduar sistematikisht me kujdes, sipas një megaplani të mirëorganizuar të gjithë strukturat në ushtrinë amerikane, përmes një puci dhe megatrathtie të turpshme nga brenda. Agjentët kinezë, duke punuar së bashku me organizatat globaliste si Forumi Ekonomik Botëror, kanë financuar në mënyrë strategjike programe që promovojnë ideologji majtiste marksiste përçarëse nën maskën e “progresit”.
Këto përpjekje nuk janë të rastësishme, por ato janë operacione të paraplanifikuara me kujdes dhe të dizajnuara për të dobësuar aftësinë e Amerikës për t’u mbrojtur kundër kërcënimeve të jashtme.
Nuk është rastësi që liderët ushtarakë si Charles Q. Brown, ka nxitur një politikë që është në përputhje me këto axhenda të huaja. Memorandumi famëkeq i Brown, që bën thirrje për një reduktim të numrit të oficerëve të bardhë në Forcën Ajrore, është një shembull i mrekullueshëm.
Kjo nuk ka të bëjë me diversitetin, ka të bëjë me krijimin e ndarjes, dobësimin e besimit midis liderëve dhe sigurimin, që besnikëria ndaj Kushtetutës të zëvendësohet me besnikërinë ndaj një axhende globale.
Pastrimi i korrupsionit dhe reforma e re elitare dhe meritokracie ushtarake e Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Trump 2 i ekspozon këto lidhje. Pas çdo lideri të shkarkuar fshihet një gjurmë aleancash të dyshimta, marrëveshje të prapambetura dhe financime të turpshme sekrete. Kryetari i shtetit amerikan Trump 2, fatmirësisht ka zbuluar komunikime midis liderëve ushtarakë dhe përfaqësuesve të organizatave globaliste, duke zbuluar një përpjekje të koordinuar, për të larguar me Trathti ushtrinë amerikane nga misionet e saj kryesore, për të mbrojtur kombin.
Ushtarët e ndershëm amerikanë, që shprehin patriotizëm, vënë në pikëpyetje iniciativat e DEI-së ose kritikojnë udhëheqjen, shënohen si “rreziqe sigurie” dhe janë të ekspozuar ndaj përpjekjeve të synuara. Ky sistem Orwellian, nuk ka të bëjë me sigurinë, ka të bëjë me mbylljen e gojës së atyre që refuzojnë të konformohen.
Gjithashtu, sinjalizuesit kanë zbuluar edhe shfaqjen e operacioneve psikologjike (psyops), që synojnë riprogramimin e personelit ushtarak. Të financuara nga buxhetet e zeza, këto programe përdorin teknika të fundit të manipulimit të sjelljes, për t’i lidhur ushtarët me vizionin globalist. Kjo nuk është fantashkencë, por po ndodh tani, dhe Trump është i vetmi lider që është i gatshëm të përballet me të. Këta individë patriotë, shumë prej të cilëve kanë vepruar në fshehtësi prej vitesh, po mbledhin informacione, dhe fatmiësisht po ekspozojnë korrupsionin dhe po përgatiten për fazën tjetër të spastrimit.
Në disa media thuhet se Red Phoenix, ka përpiluar baza gjithëpërfshirëse mbi liderët ushtarakë të komprometuar, duke përshkruar lidhjet e tyre me organizatat globaliste, qeveritë e huaja dhe rrjedhat secrete (leak) të financimit.
Shkarkimi i këtyre trathtarëve nga Presidenti Trump 2, është një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj këtyre akteve tradhtare dhe ai është i vendosur t’i sjellë përgjegjësit para drejtësisë.
Lufta për të ardhmen e shkëlqyer të Amerikës (MAGA)
Pastrimi i ferrave apo trathtarëve (ushtarakë) të ushtrisë amerikane nga Trump 2, nuk është thjesht një korrigjim kursi, por është një luftë e drejtë dhe finale, për mbijetesën e republikës sonë.
Infiltrimi globalist marksist të Deep State, Cabala etj., në forcat e armatosura dhe elitare amerikane, përfaqëson kërcënimin më të madh të brendshëm serioz, me të cilin janë përballur ndonjëherë Shtetet e Bashkuara dhe Presidetin i 45 & 47 Donald J. Trump 2. Ai është i vetmi lider brilant dhe vizionar, që ka guximin të përballet me të.
Kjo nuk është një lojë politike rutinë, por është një luftë, një luftë kundër atyre që kërkojnë të shkatërrojnë Amerikën nga brenda. Veprimet e Trump 2 nuk janë thjesht të nevojshme, por ato janë immediate dhe tepër urgjente.
Çdo ditë që këta agjentë mbeten në pushtet është një ditë e keqe, kur Amerika bëhet më e dobët, më e ndarë dhe më pak e gatshme për t’u përballur me kërcënimet reale në horizont.
Rikthimi i rëndësishëm i kryepatriotit të madh atdhedashës Trump 2, ka të bëjë më shumë sesa thjesht heqjen e liderëve të këqij. Riardhja e tij në Zyren Ovale të Shtëpisë së Bardhë, me mbështetjen e 77.3 milion votat e popullore, shohim se më shumë ka të bëjë edhe me rikthimin e ushtrisë si një forcë për të mirën, një forcë për lirinë dhe një forcë për popullin amerikan.
Presidenti i 45 & 47 i SHBA-së Donald J. Trump, fatmirësisht dhe me vullnesëe e Zotit të madh, po udhëheq akuzat me forcën e plotë të së vërtetës, vendosmërisë dhe patriotizmit. Kjo pra, është lufta për shpirtin e Amerikës dhe Trump 2 nuk do të tërhiqet. Ai nuk do të hezitojë, nuk do të ndalet derisa çdo mbetje e hienave të kësaj kabala, deep state (Shteti i thellë) dhe hijet e tyre të zeza të fshihen përgjithmonë si një anderr e keqe dhe kësisoj Ushtria Elitare Amerikane të rikthehet në vendin që i takon si forca luftarake dominante më e fuqishme dhe parimore, që bota ka njohur ndonjëherë.