22/12/2024

Dashuria e pafundme e poetit Prend Ukaj ndaj atdheut!

0
Florim-Zeqa-Prend-Ukaj

Shkruan: Florim Zeqa
Të shkruhet për jetën dhe veprimtarinë atdhetare të ish shokut tim të klasës së shkollës së mesme, për mikun e çmuar të ditëve të sotme, sa është e lehtë po aq është edhe e vështirë. E lehtë është të shkruhet për veprimtarinë e tij të pastër atdhetare, por e vështirë të shkruhet për vuajtjet dhe sakrificat e panumërta të tij nëpër kazamatet serbosllave.

Poeti atdhetar i harruar nga të gjitha institucionet
Prend Ukaj u lind më 4 Prill të vitit 1961 në fshatin Kosh, komuna e Istogut. Mësimet e para i kreu në shkollën fillore “At’ Shtjefën Gjeçovi” në Zllakuqan të Klinës, kurse shkollën e mesme e mbaroi në QAMO-n “Luigj Gurakuqi” në Klinë, për të vazhduar studimet në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Gjakovë, drejtimi Gjuhë dhe Letërsi Shqipe dhe Histori.
Mirëpo, ndjekjet dhe përsekutimet e vazhdueshme të regjimit serb, Prendit i pamundësojnë vijimin e studimeve universitare dhe ia ndalojnë punësimin në institucionet e atëhershme komunale. Prend Ukaj sikurse që nuk u gjunjëzua përballë torturave nëpër burgjet serbe, nuk u dorëzua as para padrejtësive të kohës që atij ju bën nga institucionet e pasluftës në Kosovën e pavarur.
Por, nga harresa e institucioneve të shtetit për të cilin sakrifikoj, Prendi ndjehet i zhgënjyer dhe i thyer shpirtërisht në ish drejtuesit shtetëror dhe komunal deri në ditët e sotme, të cilët asnjëherë nuk u kujdesën për gjendjen e vështirë sociale nëpër të cilën kaloj që nga vitet e para të pasluftës.
Si shumë veprimtarë të tjerë, edhe Prend Ukaj, përveqse u harrua nga të gjithë, nuk u vlerësua nga askush për kontributin e tij vlerëmadh dhe shumëdimensional për lirinë e Kosovës përgjatë viteve të ’90-ta, gjatë luftës çlirimtare dhe pas saj për shtetndërtim dhe konsolidim të pushtetit lokal.
Por, poeti disident dhe veprimtarë i pamposhtur i çështjes kombëtare Prend Ukaj ndjehet krenarë me të kaluarën e tij. Ndjehet krenarë dhe i privilegjuar që i ka mbajtur premtimin dhe besimin e dhënë presidentit historik Ibarhim Rugova nga takimi i parë me të në fillim të vitit 1990.

Çka e thotë zemra e shkruan pena
Në përmbledhjen e parë poetike “ÇKA ME THOTË ZEMRA”, autori Prend Ukaj i thotë të gjitha që i dalin nga zemra dhe thellësia e shpirtit. Në poezitë e tij autori Prend Ukaj udhëhiqet nga dashuria e pafundme për familjen dhe atdheun si dy gjëra të shenjta dhe të patjetërsuara në jetën e çdo njeriu.
Në secilën poezi e hasim atdhedashurinë, respektin dhe nderimin që Prend Ukaj ju bën figurave tona kombëtare dhe historike, luftës çlirimtare, dëshmorëve dhe martirëve të lirisë. E falenderon deri në pafundësi Amerikën, mikun tonë që na ndihmojë në çlirimin dhe pavarësimin e vendit.
Mirëpo nuk mungojnë as poezitë për dashurinë ndaj krijuesit, dashurinë prindërore dhe atë vëllazërore, pa e harruar as atë shpirtërore.
Në poezitë e autorit Prend Ukaj nuk mungojnë as meditimet dhe imagjinata e thellë krijuese, përmes të cilave autori e përhapë ndjenjen e dashurisë ndaj Zotit, Diellit, Tokës, Hënës, etj.
Nuk mungojnë as poezitë që thërrasin si kushtrim për ndërgjegjësim kombëtar, duke ua lënë amanet brezave dashurinë ndaj atdheut.
Nuk u ndala në secilën poezi veç e veç për arsye se, jo një shkrim autorial, por me dhjetra sosh do të jenë të pamjaftueshme për zbërthimin e 100 poezive me mesazhe aq të fuqishme dashurie ndaj atdheut dhe çdo gjëje që frymon shqip, ndaj familjes dhe familjarëve, ndaj miqve dhe shokëve e deri tek dashuria e pafundme ndaj bukurive natyrore që na rrethojnë.
Prend Ukaj edhe pse një penë e mprehtë e krijimtarisë letrare, shumica e veprave të tij kanë mbetur vetëm si dorëshkrime të pabotuara shkaku i mungesës së mbështetjes nga institucionet komunale.
Për fatin e mirë disa nga poezitë e Prendit gjenden në arkivat e gazetave dhe revistave të kohës, siq janë; Bota e re, Fjala e Lirë, Kosova Sot, etj.
Mburrem me veprimtarinë atdhetare dhe krijimtarinë e pasur letrare të ish shokut tim të klasës, z. Prend Ukaj. Libri i parë me përmbledhje poetike “ÇKA ME THOTË ZEMRA” është vetëm fillimi i shpalosjes së një krijimtarie të gjatë dhe të pasur të poetit disident Prend Ukaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok