21/12/2024
Jessica-Padgett

Nga Albert Vataj

Dhjetë muaj para se ata të martoheshin, vdekja u hyri në mes. Por dashuria dhe dita e shënuar e dasmës nuk do të fikeshin atë ditë të kobshme. Asgjë nuk do të ndryshonte nga ajo çfarë ata kishin bërë plan së bashku.

Jessica Padgett, shkon e veshur nuse tek varri i të fejuarit, ditën që kishin lënë të martoheshin. Në këtë ceremoni do të ishin të pranishëm gjithë të ftuarit e dasmës, madje edhe studio fotografike.

Jessica ishte fejuar me Kendall James Murphy, i cili punonte si zjarrfikës në Montgomery, Indiana, SHBA, kur ai vdiq tragjikisht ndërsa kolegu i tij në gjendje të dehur aksidentoi atë për vdekje.

Si ndodhi?

Kendall James Murphy hapi derën e pasagjerëve të makinës së tij, për të tërhequr disa pajisje mbrojtëse, për t’i shkuar në ndihmë një të aksidentuari, ai u godit nga një makinë tjetër duke vdekur në vend.

Shoferi, i cili u akuzua për incidentin, ishte një zjarrfikës vullnetar nga një departament tjetër, që po përgjigjej shkuarjes në vendngjarjen e të njëjtit aksident. Alkooli, shpejtësia, përdorimi i telefonit celular dhe gjendja jo e mirë shëndetësore e shoferit, u përfshinë në raportin e policisë, si shkaktar të aksidentit që pati fundin fatal të vrasjes së kolegut.

Më 29 shtator ata e kishin lënë të martoheshin, por fati i keq do t’i bashkonte ata në dy botë të ndara, dhe një dashuri të madhe, që e mbyste trishtimi dhe lotët.

Jessica Padgett, lejoi studion fotografike të realizonte setin fotografik, jo ashtu siç ata dëshiruan, por gjithsesi së bashku. Dita e tyre e shënuar, duhej të mbeste e tillë, në përpjekje për të sfiduar vdekjen që u kishte hyrë në mes, dhe triumfuar kujtesën, edhe pse të trisht.

Sipas CBS4, nëna e dhëndrrit e pikëlluar kontaktoi fotografin Mandi Knepp, për të pyetur nëse do ta fotografonte nusen e djalit, Jessica Padgett, në ditën e tyre të dasmës. Ajo shpresonte se kjo do të ndihmonte znj. Padgett në procesin e saj të shërimit nga humbja që i kishte thyer zemrën në copa.

29 shtatori ishte për Jessica Padgett një ditë e shënuar, por pa mundur të bëhej dita më e bukur e jetës së saj. Ajo veshi fustanin e nusërisë për ta ruajtur në fotografi ceremoninë e veçantë të martesës së saj.

Nuk mungoi askush në këtë “gëzim” përveç dhëndrrit. Gëzimi u përzie me pikëllim, ashtu siç zemra e dashuruar guxoi të bashkonte në këtë dasëm dy botë, dy vullnete dhe një, të lartin besim në Zot, të gjetjes së paqes shpirtërore.

Ky ishte ndoshta një nga lajmet më të bujshme në rrjetet amerikane të informimit, dhe jo vetëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok