22/12/2024
Nikoleta_Kovaci1

Nga Nikoleta Kovaçi

Dje isha ne nje qytet te vockel! Qe perdite zvogelohet si me dore pushtuesish! Para se sa Dani te dilte ne aksion, po mendoja rrugeve te zbrazuna te tij; thujse mjerim!

Ata pak njerez qe kishin mbete kishin nis fushaten! Aq pak kafene ka, sa te gjithe keto kohe bashkohen ne nji: aty ruhen, fshihen, shihen, urrehen, duhen, perflasin, perqeshin, kapin e japin… si te thuash aty frymojne!

Kalkulimet nuk jane te veshtira; pushteti vec pareve ka edhe cubat e lagjeve me vedi! I paguen, blene, perdor, e manej i garanton; fiks si Danin! Kahu tjeter ka avantazhin e nji emri ndryshe, te ndonje te paperlyemi qe sulmohet mrena lloji, nga frika se do iu zere vendin rrogaxhinjve te pushtetit kriminal, qe tundin flamurin e PD, paguhen te PS, qe ne lojen e tyne te dyfishte sheh se sa ne menyre te ndyre ka shtri tentakulat poshtersia e sistemit kontrollues te instaluem nga Edvin Rama!

Terreni asht bosh dhe i boshte! Te rinjte jane largue! Askush se do ma femijen ta kete ne realitete te tilla: te mundunit i kane çue neper shkolla jashte me idene me ua transmetue stafeten e te qendruemit gjithmone ne dy ane, pjesa tjeter i kane largue jashte me i shpetue llumit! Ne terren jane te njajtit, ata qe para 30 vjetesh ishin te rinj, kurse sod duken te plakun jo vec nga ligji i natyres: te kerrusun, te thyem e te vrazhde ata vijojne t‘i sillen poshte e nalte qytetit dy hapesh si sundues!

Askush ska mendue per qytetin! Per te nesermen e tij; ia ka e vjedh, dhunue e tret, pak a shume model dançe! Ata pak te rinj te implikiem jane ba si modelet me te cilet mpleksen, pjese tjeter s’duket askund ne horizont! Qyteti asht ne skamje idesh, mendimesh, brezash! Kerkush s’ka mendue me rrit e investue nji fyme a frymor ndryshe per qytetin e shkaperdame na ca fshatta te terrte, pa forme e identitet!

…. Ndersa Dani ne barbarine e tij mberrin deri ne qytetin pa forme qyteti e as qendre fshati, ku ziejne ethet me largue te keqen nga nji pale e me mbajte buken e turpit nga nji pale tjeter, une zhytem ne mundesine e pamundshme te bashkejeteses se atyne njerzve me rrengun e pergatitun ne Tiranen e tiranizueme nga mjeshtrat e hajnise, kontrollit dhe vrasjeve! Si te thuash e njejte me bashkejetesat qe kishte mendue Dani ne tane ekzistencen e vet prej killeri!

Ktu, ne kte Shqipnine tone te marrun peng, kuptohet lehte se njeriu nese nuk asht pak Dan e ka te veshtire te mbijetoje ne ligesine e imponueme nga soji politik qe gjithnje favorizon Danat, gjithnje pasuron Danat, gjithnje fuqizon Danat! Njerzit-njerez mbetet veç t’i urojne vedit: Zot mos me perpjek me Danat e pushteteve te ktij vendi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok