22/12/2024

DALLIME TË TJERA SPECIFIKE QË PËRCAKTOJNË PROTON E POPULLIT SHQIPTAR

0
u6_Fahri-Dahri

Nga Fahri Dahri

Jemi ambientuar dhe përshtatur idesë se përcaktimi i vjetërsisë së popujve, është bazuar tek kërkimet arkeologjia, antropologjia, legjendat, gojdhnat, objektet kulturore dhe kultet fetare. Krahas tyre duhet konsideruar edhe alternativa e pozicionit që mban një popull ndër shekuj, lidhur me tiparet, pikpamjet, mënyrën se si sillet ndaj vehtes dhe ndaj popujve të tjërë, karakteret e veçanta, qendrimet dhe perceptimi ndaj natyrës, fenomeneve natryrore e shoqërore, ç’farë aftësie karakterizohet në gjykimet dhe tolerancat tërësore, brenda vetes dhe popujve të tjerë. Kush popull është më rezistent ndaj kushteve të vështira natyrore dhe shoqërore, ç’farë e dallon nga të tjerët që arrin të mbijetojë si njeri eterofizik dhe gjashtëses së të tjerave?.

Këto po mendoja, duke shikuar historinë mijëvjeçare të kombit tonë dhe po i vija përballë ecurisë ndërshekullore të popujve të tjerë. Ndofta ekspertët, studiuesit e fushave përkatëse, duhet të ndalen edhe në këtë alternativë që mundet të shërbejë në vendosjen e fillesës më të parë të vjetërsisë ndërnjerëzore.

Nuk i mendoj të rastësishme të veçantat e mësiperme, që janë dukshëm të dalluara tek tre fiset e mëdha përcaktuese të shqiptarëve (dardanët, arbërorët dhe epirotët), si ndaj popujve të tjerë ballkanikë dhe europianë.

Ne mbështetemi fort në këto karaktere, të cilat i pranojmë dhe i përdorim pa mëdyshje në përcaktimin e kombit.

  1. Gjuha, tregues i pa debatueshëm lidhur me fillesën dhe etnitë e njerëzimit;
  2. Përcaktimi i kombit mbi bazat e gjakut, gjuhës, traditave, territoreve, administrimeve fisnore dhe familjare;
  3. Tolerancat ndaj racave, ngjyrave, besimeve fetare, mikpritja, mos lakmitë për pushtimn e territoreve të të tjerëve.

Ky mos ekspansion është pa diskutim karakter i atij populli që mbart trashëgiminë e fillimnjerëzimit. Protopopulli është i i vetëdijshëm se popujt e tjerë janë produkt i tyre. Është kjo e vërtetë që protopopulli vetvetiu i trajton popujt e tjerë si stërnipër dhe stërmbesa të popullit të parë “Pellazg”, që sot përfaqësohen nga dardanët, arbërorët dhe epirotët. Është kjo arësyeja që buron natyrshëm faktin se

prindërit nuk vrasin, nuk mohojnë, nuk urrejnë, nuk kërkojnë të mposhtin fëmijët e tyre. Veti që përgjithësisht mbizotërojnë tek prindërit; ndërsa këto veti, këto ndjenja, nuk janë të njëjta tek fëmijët ndaj prindërve. Sigurisht si në çdo gjë ka dhe përjashtime.

Kjo dukuri vërteton se populli-prind nuk sulmon popujt-fëmijë, dallim që vrehet shumë qartë tek populli ynë, i cili historikisht ka treguar se nuk është agresor, as zaptues dhe as armiqësor me popujt e tjerë.

  1. Sipas dy akademikëve tanë, Korkuti dhe Shabani, shpella “Temoni” në Çamëri, tregon kohën e saktë, kur nisi të banohej nga njeriu. Atje, ku në atë vend, në atë kohë ka filluar të flitej gjuha më e hershme e njerëzimit!.
  2. Jemi i vetmi popull në Europë, në Gadishullin e Ballkanit pa asnjë rezervë, që njohim dhe e dimë fort mirë, qartë dhe saktë, rrjedhshmërinë pa asnjë ndërprerje historinë e racës tonë pellazge. Dhe kjo vijimshmëri racore – etnike, fillon që nga lashtësia e hershme, shumë të lashtë deri në ditët e sotme. Kjo është veçori e proto popullit tonë që sot quhemi shqiptarë.
  3. Shtrirja gjeografike e popullit Ilir, ka qenë e përcaktuar saktë, e njohur fort mirë që nga lashtësia e deri sot, kufi që rrallë shtete e trashëgojnë. Një fakt i pamohueshëm, që në të vërtetë tregon lashtësinë e këtij populli.
  4. Dallimet e dukshme specifike ndaj popujve të tjerë, të cilat u cituan, krahas pozivitetit, ndeshen edhe me zilinë, smirën e të tjerëve, urrejtjen si protopopull dhe gjuhë, gjë të cilat kanë nxitur luftërat e vazhdueshme. Veprime të dukshme qartë duke filluar me coptimin, ndarjen e Ilirisë në katër provinca nga romakët, e vazhduar më pas në katër vilajete nga perandoria Osmane dhe me vendimin fatkeq të Fuqive të Mëdha të vitit 1913 ku, hapësira territoriale, sëbashku me banorët etnikë shqiptarë të saj, u përpjestua në pesë shtete.

E megjithatë ky protopopull ka mbijetuar duke trashëguar karaktere dhe kulturë të dallueshme, të lakmueshme, njëkohësisht e pa kapërdishme nga të tjerët, të cilët e kundërshtojnë me forcë dhe krijojnë mjedise armiqësore, për shkak të pa aftësisë objektive për ti bërë të tyret.

Dihet: Gjithçka e vyer që nuk arrihet, përvoja tregon se kthehet në urrejtje!

Studjues Fahri Dahri.

Itali, më 06/05/2021.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok