Copëza jete
Nga Rudolf Marku
Zbres nẽ Rinas. Sapo dal jashtë godines së Aeroportit, rrethohem nga një grumbull njerëzish që thẽrrasin- Taksi! Taksi…
Kujtohem se Rinasi eshtë i vetmi aeroport ku pasagjerët nuk vihen nẽ kerkimin e taksive. Janë shoferët e taksive që kerkojnê, me një kembëngulje tẽ admirueshme, pasagjerët. Me një kujdes tepẽr të vemendshëm, përpiqem të zgjedh shoferin që mẽ duket më hallexhiu nga të tjerët, dhe më i heshturi. Dhe ja ku më shfaqet një i tillê, rreth të gjashtëdhjetave, me një fytyrë gjithẽ rrudha të thella, tẽ cilin nẽ Stokholm a nẽ New York do ta hamensonin si një nëntëdhjetë vjeçar, qẽ kurrë nuk i ka qeshur fati ně jetë.
– Më falni- i them – Taksist?
Po, më pergjigjet.
Hyj në taksinë e tij, një makinë që nuk dallohet dhe aq shumẽ pẽr ndonjě higjenë te pẽrsosur. Poshtẽ sediljes sẽ tij shoh njẽ shtresẽ me bishta cigaresh.
Dy minutat e para asnjẽ fjalë. Vẽshtroj jashtẽ dritareve tẽ makines trafikun konkurues tẽ makinave, secila me pẽrpjekjẽn pẽr tẽ dalẽ e para. Njẽ trafik i cili ngjan me njẽ garẽ marathone.
I them shoferit- Ky trafik ngjanë me një marathonë.
Befas ai pergjigjet- e ka shkruar Migjeni!
Nuk u besoj veshẽve. – Kë ka shkruar Migjeni?- pyes, tepẽr i befasuar.
-Atẽ pra, pẽr tẽ cilen e pate fjalen. A nuk e permende ti poezinë qẽ ka shkruar Migjeni?
E pashë edhe njẽ herẽ me vẽrejtje. U kujtova se nẽ Shqipẽri tẽ gjithẽ flasin pẽr letersinë. I them mẽ shumë kujdes- Nëse e ke fjalën pẽr poezine e Marathonomakut, me sa e mbaj mënd, e ka shkruar Fan Noli.
-Migjeni- mẽ pergjigjet me këmbëngulje dhe disi i fyer. Dhe papritur e ndal makinen buzë rruge- Ja, ta tregoj dhe në Google.
E mbledh veten menjẽherẽ, – Tani u kujtova se ke te drejtë- i them- ẽshtẽ e Migjenit. Nuk ka nevojë pẽr Internet.
– Nuk qẽnke kokẽfort- mẽ thotë-E pranoke gabimin!
-Ç’ti bẽsh!- i them.
Nisemi përsëri.
– Mos mẽ gjyko nga veshja- mẽ thotẽ- Kam lexuar shumë libra. Dritẽroin e di pẽrmendsh!
– Nga vjen? – mẽ pyet.
-Nga Londra- i them.
– Kam qẽnẽ dhe nẽ Londer. Si turist. Njẽ qytet qẽ nuk mẽ ka pẽqyer hiç!
– Qytet tmerrẽsisht i shẽmtuar- bie dakort me të.
Dhe nxiton të shtojë-Në fakt, djali im jeton në Liverpool!
Hesht, nga se dakortẽsia ime i erdh e papritur.
– Rrogozhina eshte mẽ e bukur- shton.
Pohoj me kokẽ.
– Dhe vazhdojnẽ ta mbajnẽ arin e vjedhur tẽ Shqipẽrisẽ!-shton papritur.
Shumẽ shpejt e kuptoj se heshtja ime ishte taktika mẽ e gabuar. Ai e merr heshtjen time jo si një ftesẽ qẽ tẽ hesht dhe ai, por si njẽ thirrje qẽ ai tẽ ngjitet nẽ podium, te mikrofoni. Dhe me thotẽ sesa ditẽ me diell ka Shqipẽria. Se çfare aftẽsish kurative ka vaji i ulliri tẽ Borshit, se si Greqia ia ka friken Shqipẽrisẽ, dhe se ai vetẽ ka jetuar plot pesẽ vite nẽ Athinẽ, dhe se si…..
Fatmirẽsisht nuk e dẽgjoj mẽ. Shoh nga dritaret pẽsrẽri luften e makinave, secila prej tyre me ambicien pẽr tẽ dalë e para! Derisa me se fundi taksia kalon pranẽ Kafe Flores.
– Këtu- i them!
-Nuk pi kafè-mẽ thotẽ, ngase mendon se unẽ dua ta marrẽ me tẽ mirẽ dhe dua ta ftoj pẽr njẽ kafe. Dhe shton-Ndonje gotë raki, po. Edhe pse nuk ma mban nga policët.
Kẽtu qesh.
I them se kam lẽnẽ njẽ takim kẽtu afẽr, dhe nuk u ndala per kafe.
– Thash se jeton ne Londer!- pyet me dyshim.
– Nuk tẽ thash se jetoj nẽ Londẽr- u mbrojta unẽ-
U kujtova pẽr atẽ qẽ mẽ kishte thẽnẽ ai vetẽ, se kishte qẽnẽ turist nẽ Londer. Dhe shtova- Isha thjesht per nje vizitẽ turistike nẽ Londer. Turist.
– Po sa mirẽ që ta mban xhepi? -mẽ thotë- Po ah, ç’flas unẽ! Ti jetoke nẽ njẽ vend tẽ mirẽ. Çfarẽ pune bënë?
– Shofer taksie- i them.
– Ku, në ç’vend?
– Nẽ Dukagjin- i them
– Brenda në Dukagjin? me pyet!
– Pak a shumë! – i them- Ti ke qene në Dukagjin?
– Bah!- thotë, me perbuzjen me te madhe. Eshte po ai qe para dy minutash e lavderoi Shqipẽrine si vendin me te bukur ne Botë.
I japim doren njẽri- tjetrit.
– Sa herẽ tẽ vish në Tiranë, mos merr ndonje taksi tjeter veç meje- me keshillon!
– I kam tẽ gjitha arsyet që të mos marrë tjeter- e siguroj.
Ai buzëqesh i kẽnaqur, si një prift qê sapo ka konvertuar me sukses nё besimin e vet një barbar të pyjeve tẽ Amazoneve.
