26/12/2024

Ç’montimi i Albin Kurtit!

0
Albin-Kurti-Florim-Zeqa

Shkruan Florim Zeqa

Në analizën politike të kësaj fundjave, dëshirojë t’ua rikujtojë lexuesve rinjë se, në asnjë shkrim deri më sot nuk i kam mbështetur të korruptuarit dhe kapësit e paraprak të shtetit, sikurse që nuk do i mbështes as në të ardhmen kapësit e vjetër apo të rinjë qofshin ata, të veshur në petkun e reformatorëve!

Përmes hipnozave dhe mashtrimeve n’maje të shtetit

Hipnoza ka të bëjë me krijimin e një gjendjeje ëndërrore tek njerëzit nëpërmjet përdorimit të sugjestionit gojor. Hipnoza nuk është e zbatueshme tek të gjithë njerëzit, megjithëse disa prej tyre përjetojnë nën hipnozë një rritje të të ndikuarit dhe ndjenjës nënshtruese të një gjendjeje të tjetërsuar të ndërgjegjes.

Hipnozat Albin Kurtit i morën fund kur edhe ai e kuptojë gabimin e tij në matamatikë, për të cilën kishte pretenduar se është “gjeni.” Mirëpo, këtë e bëri tek pasi ekspertët matamatikorë i ekspozuan gabimet e tij në mediat elektronike dhe rrjetet sociale. Kjo e detyroi Albin Kurtin ta pranojë përpjekjen për manipulim, diçka që e bëri për herë të parë, por jo të fundit, ngase dështimet e tij politike janë shumfish më të mëdha dhe më të rënda sesa ato matematikore para nxënësve.

Qytetarët duhet të marrin mësim nga matematicientët që e ekspozuan dështimin e Albin Kurtit në matematikë, për të mos i përseritur gabimet në zgjedhjet e radhës.

Parandalimi i mashtrimit fillon me lirimin nga manipulimet dhe hipnozat e Kurtit.

Kthimi në gjendjen reale e qytetarëve të hipnotizuar e paraqet të vërtetën lakuriqe ashtu siq është e jo ashtu siq ua prezanton Albin Kurti.

Në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, Albin Kurti nën efektin e hipnotizimit arriti t’i bind mbi 50% të votuesve kosovar, se periudha kohore 1999 – 2021 ka qenë më e keqja në historinë e Kosovës, duke e harruar qëllimshëm faktin e pamohueshëm se gjatë kësaj periudhe vendi ishte çliruar dhe pavarësuar, kishte ndërtuar institucione kredibile dhe kishte ndërtuar politikë shtetërore me marrëdhënje të mira ndërkombëtare si shtet i pavarur dhe sovran.

Koncepti populist me këmbë të shkurta

Nuk është shqetësues koncepti populist, sa është shqetësues masiviteti i mbështetësve injorant ndaj mashtruesve ordinerë!

Lider populist janë ata liderë që akuzojnë të tjerët për shpërdorim të pushtetit dhe tradhti kombëtare pa e pasur asnjë argument dhe që e paraqesin veten gjithnjë si prijës shpëtimtar pa e dhënë as kontributin më të vogël personal në funksion të shtetit dhe në të mirën e qytetarëve.

Pra liderët egoist e promovojë veten e tyre para subjektit politik duke u vetëshpallur “hero” të “ç’kapjes” së shtetit përmes ndryshimit virtual, duke i ikur gjithnjë realitetit dhe të vërtetës!

Përformanca e një lideri politik nuk matet me njohuri universale, por me aftësi menaxhuese të situatave të vështira politike, me tolerancë dhe bashkëpunim me të tjerët, pragmatizëm politik dhe me dashurinë ndaj shtetit dhe qytetarëve.

Ç’montimi i Albin Kurtit duhet të filloj nga gënjeshtra, se periudha kur vendi u çlirua dhe pavarësua ishtë më e errëta në historinë e Kosovës, për të pëfunduar me përkeqësimin e raporteve më SHBA-të dhe shtetet e Bashkimit Evropian.

Florim Zeqa

06.09.2024

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok