21/12/2024

Çmimet shtypese e tallese ne Shqipni!

0
Nikoleta_Kovaci1

Nga Nikoleta Kovaçi

Tash hasa ne nji kronike qe kishte ba nji çupeline e jona per DW! Kronika kishte te bente me sa harxhojne shqiptaret e Shqipnise per ushqim!

Doli vajza dhe bani blerje per tri vaktet per nji familje me kater persona! Per mgjes mori veze, qumesht, nga kto helmatisesit tone dhe nji buke! Buka bante 70 leke! Une kam 7 vjet qe nuk e blej aq, po nejse! Fatura e mgjesit i shkoi diku te 550 leke! Po flasim me lekun e ktyne vipsave, jo me tonin!

Nisa une llogarite e mia: 4 vete ne mgjes ate qyqen e bukes e zhdukin! Nga qumeshti u bie me pak se 200 gr per shoq, ok thashe, hane nga dy veze dhe e kryen…

Bani blerjen e drekes! Tha: per dreke do hame gjelle! E mire, sa zgjodhi ajo dy tri kokrra patate, nji domate, nja 4 karota, nji tufe sallate as 100 gramshe e dy kokrra qepe, une me mend shkova te dyqani i mishit! Ne fakt ajo tha: marrim edhe nji salce! Dhe kaq mjaftonte! Shkoi fatura diku te 880 leke!

As mish, as djathe, as buke, as frut, as uje, as vaj! Llogarise se saj i shtova me mend edhe nji gjyse kg mish, ia nisa nga pula e brazilit, e larg qofte shkova deri te mishi i viçit! Kahdo kah i rashe mesatarisht me shtohej edhe nje 700-she tjeter pa uje, ndonje kanoçe kancerogjene birre apo pijesh te tjera e larg qofte nji gote vene! Thashe do lihet gjella e lengshme e ska nevoje per shtyse tjeter!

E mire thashe, e ka lane mishin per darke! Doli çupa e per darke tha: do bajme makarona! Bleu nji pako nga ato qe myken skutave te dyqaneve tona, nji shishe kos, se duheshin shtyre teposhte me dicka e tha se me duhet edhe nji gjalp! Kosi ene gjalpi ishin prape te ktyne fabrikave tona kriminale! I shkoi prape diku te 500 lekeshi! As mish, as peshk, as djathe, asnji send prej sendi tjeter!

Fatura e llogaritun nga ata te DW shkonte te 17 euro ne dite, me rroge mesatare te bame sivjet, me letra bahet fjale, 40 mije leke!

Kalkulimet e mia kah sme sorollaten! Llogarita dy prinder me dy femije ne shkolle, here fillore, here 9 vjecare, manej te mesme e larg qofte ne universitet! Meqe sme dilte llogaria gjekundi, u ktheva e i bana te rritun krejt, sme dilnin ushqimet as per bebe, sasisht bahet fjale se cilesisht, as qenit nuk i jepen!

U permenda prape me vedi; dikush as kto qe bleu vajza nuk i blen dot! Pa ilace, tesha, me shkue e me e pi nji kafe diku per hall a gzim!

S’di kurrgja, vec dicka e di te sigurte: kta plehra tallen e na perbuzin çdo sekond!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok