ÇMALLJE
Nga Hazir MEHMETI
Çmallje me vepra në sallën e Bibliotekë Kombëtare “Pjetër Bogdani“ në Prishtinë, e pritur dy vjet. Ata që ishin edhe herëve tjera ndjenë peshën e kohës me gjithë valët e saj, kokëfortësinë e saj në ecje.
Vapë! Hyrje dalje në kërkim të freskisë së ngulfatur në gushtin e rrezeve nuk ndalej. As klimrregullatori!
Ballinat e veprave mbi tryezën përballë publikut shtoheshin të përcjella me rrëzime e shtyrje majtas djathtas. Rendi e YNË e donte!
Kryetari i ardhur nga Parisi i kulturës dhe bukurisë, me Zemër Dardani foli me gjuhën e Rilindësve në porosinë jetike: Letrat shqipe, historia, kultura, gjeografia dhe matematika e Atdheut kërkohet të jenë në shkrimet tuaja!
E çka tjetër!
Mos ndërro Temë!
Është e tëra freski Moteve Shqiptare, pa pasur nevojë për ajrin e ndotur epidemie, më shumë se aq, mbi epideminë shpirtërore e mbjell nga dogma e dogmatët. Shërbesa e huaj gërryen, gërryen!
Hija e Gërmadhës në emër të Zotit, sfidon mbi nëntëdhjetë e nëntë plisat e Pjetër Bogdanit! Vapë e hije! Hije e vapë!
Mërgimtaret me trastën e mbushur mall në shpirte e shkronja qëndrojnë, nuk heshtin.
Jemi dheu,
Jemi djerësa,
Jemi guri,
gjaku i këtij dheu!
Dje, Sot, Nesër!