Çka është dashur të mësojë politika shqiptare nga veprimet politike të Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova?
Nga Nue Oroshi
Tash e nëntëmbëdhjetë vjet me radhë Republika e Dardanisë u nda nga kryetari i saj historik dr.Ibrahim Rugova. Për veprimtarinë e dr.Rugovës tash janë botuar libra, janë thurur këngë dhe janë botuar me mijëra shkrime, studime nga studiuesit shqiptarë dhe të huaj. Tash nga veprimtaria politike e Presidentit historik dr.Ibrahim Rugova janë duke u munduar të përfitojnë vota edhe kundërshtarët më të mëdhenj politik te tij. Më një fjalë ata tash pas vdekjës po e pranojnë një fakt se Presidenti historik Ibrahim Rugova ishte më i madhi politikan i Dardanisë. Por ajo që sot dëshiroj ta shkruaj nuk është historia politike dhe atdhetare e Presidentit historik dr.Ibrahim Rugova. Sot do të analizoj disa çështje se çka është dashur të mësoj politika shqiptare nga veprimet politike të Presidentit historik dr.Ibrahim Rugova.
1.Miqësia me Amerikën dhe shtetët e Evropës që e përkrahën Pavarsinë e Dardanisë
Presidenti historik i Dardanisë dr.Ibrahim Rugova me një çantë dokumentësh në dorë loboj për ta fituar Pavarësinë e Dardanisë. Ai u prit në Administratën Amerikane dhe atë Evropiane duke marrë një përkrahje masive që më pas reflektoj edhe në përkrahje luftarake që na bënë shtetet mike të Dardanisë e qëndresës dhe rezistencës luftarake të djemve dhe vashave shqiptare të UÇK-së, nga të gjitha trojet etnike. Dardania u lirua.Në këtë pikë politikanët post rugovian u munduan të hanë me dy lugë apo te ulën në dy karriga. U munduan që ta mashtronin Amerikën, Evropën dhe politikën e bënin me lindjen. Ata refuzonin dhe vazhdojnë të refuzojnë investimet strategjike më Amerikën dhe Evropën dhe e dorëzuan thuajse komplet ekonominë dhe resorset kryesore të Republikës së Dardanisë në duart e turqve. Pra, refuzuan rrugën e Shkabës dhe e morën rrugën e Babës. Është fjala për atë moton e vjetër të disa politikanve neotoman se nuk duam shkabën por e duam babën. Nuk e duam shqiponjën dykrenare por e duam baba sulltanin. Në këtë rast sulltani u zëvëndësua me Erdoganin.
2.Orientimi ideologjik dhe kombëtar
Presidenti historik i Dardanisë orientimin ideologjik e kishte të djathtë. Të kesh një orientim të djathtë politikë domëthanë me dashtë vendin,me dashtë shtetin dhe me dashtë kombin por duke i respektuar edhe miqtë tradicional shqiptar me moton: “ Se shpia është e Zotit dhe e Mikut ” . Këto veprime dr.Rugova i realizoj në vepër. Ai duke u mishnue në veprën e Pjetër Bogdanit, arriti që ta njoh palcën ashtnore të kombit shqiptar. Kurse urrejtjen për komunizmin e mori që në fëmijëri ku ishte rritur jetim sepse komunistët në mesin e 47.300 shqiptarëve kishin vrarë edhe tre anëtar të familjes se ngushtë të Presidentit Rugova: babanë,gjyshin dhe një anëtar tjetër të familjes.Në këtë pikë politikanët e Dardanisë nuk mësuan asgjë! Ata më ndonjë përjashtim në vend që të forcojnë miqësinë e trashëguar shumica prej tyre e vazhduan kokëfortësinë e tyre me idetë Staliniste-Titiste dhe Enveriste se dy milion jem, që e hamë bukën për dyqind ,e kapim pushkën.
Dhe deri sa e këndonin këtë këngë popullata ju vdiste uni në kampet e përqendrimit të Spaqit dhe Tepelenës dhe kampe të tjera. Kurse politikanëve të sotëm popullata nuk po ju vdes uni por po e braktisin vendin duke ikur në mërgim dhe duke e lanë Dardaninë pa rini. Dhe pikërisht kjo ideologji komuniste Shqipërinë e Mustafa Krujës prej 74 mijë kilometër katror e zvogëloj në 28 mijë kilometër katror
3.Krijoi unitetin ndërpartiak
Presidenti historik i Dardanisë në rrethana shumë të vështira ku shumë lehtë dhe për një fije kashte ka mundur të ndiët një luftë civile në Republikën e Dardanisë ai e krijoj unitetin ndërpartiak aq sa ishte i mundshëm në ato rrethana politike. Ai kur ishte çështja e bisedimeve me Serbinë pa hezituar fare e merrte edhe pozitën edhe opozitën dhe të gjithë së bashku e krijonin një strategji të përbashkët të bisedimeve në të mirë të Dardanisë. Nuk ishte i lehtë edhe në bisedime më ndërkombëtarët. Ishte shumë i prerë sidomos në mbrojtjen e Pavarsisë së Republikës së Dardanisë që e thoshte se është kompromisi më i madh që kemi bërë ne shqiptarët. Por politika e Amerikës dhe e Evropës e respektonin veprimin e tij politikë për faktin se e shihnin orientimin e tij të sinqertë evropian.Kurse politikanët post rugovian e thyen këtë traditë politike dhe secili që luftonte të vinte në pushtet vraponin me shku në Bruksel,Vjenë e vende të tjera madje pa u konsultuar në të shumtën e rasteve edhe me partinë e tyre e mos të flasim më të gjitha partitë shqiptare.
4.E luftoj neotomanizmin
Presidenti historik ishte i vetmi politikanë i Dardanisë që kurrë nuk ia shkeli pragun Turqisë. Ai në këtë pikë ishte shumë i vëndosur dhe nuk bënte kompromise. Kjartë dhe në mënyrë të prerë ju tha: Orientimi politikë i shqiptarëve është Amerika dhe Evropa e qytetnume. Ne jemi popull Evropian dhe nuk mundemi me u tjetërsu.Kurse në këtë pikë politikanët pas rugovian aq u përkulën para Erdoganit sa që pranuan çdo gjë në dëm të historisë, kulturës,ekonomisë, dhe politikës shqiptare. Ata dhe ato e treguan fytyrën e tyre të vërtetë. Nuk shikuan dhe nuk shikojnë se çka po ndodhë dhe si po tjetërsohet kombi shqiptarë në Dardani, por e mbështollën Dardaninë me pantollona të shkurtër, e shami zeza pa harruar edhe rininë që i bën mish për top në shkrepat e Sirisë, Afganistanit dhe vendëve të tjera të Tokës së Shamit. Si përfundim politikanët që sot e udhëheqin Dardaninë shumica prej tyre pas vdekjes se ish Presidentit historik Dr.Ibrahim Rugova më ndonjë përjashtim të vogël, Republikën e Dardanisë e kthyen në një Republikë komerciale ku shitën çdo gja.E shitën historinë tonë qindravjeçare duke e pranuarë neotomanizmin.E shëndrruan Republikën e Dardanisë në një republikë ku çdo gjë shitët e blehët. Shitët atdhetarizmi, shitet nderi, shitet besa, shitet burrnia. Pikërisht shumica e politikanëve të Republikës së Dardanisë pas vdekjes së presidentit historik dr.Ibrahim Rugova u shëndrruan në tregtarë flamujsh, pikërisht ashtu siç i përshkruante i madhi profesor Ernest Koliqi në veprën e tij“Tregtar Flamujsh“. Ja një shembull të shkurtë: “ Ka katër vite që bëj luftë politike më Komunën e Prizrenit dhe Ministrinë e Kulturës dhe ende ma mbajnë peng lejën për Muranën e Gjergj Kastriotit dhe një herë ma kanë refuzuar. Ta refuzosh Gjergj Kastriotin do të thotë që e ke refuzuar prejardhjën tënde kombëtare e historike dhe je mbetur nje neotoman i pavlere. Mos kofsha në lekurën e tyre!