Cili është mesazhi i çmimit Nobel: humanizmi a krimi?
Nga Gani Mehmetaj
Me çmimin Nobel për letërsi dhënë Peter Handkes, Akademia Suedeze e përsëriti gabimin e njëjtë si me Ivo Andriqin, një antihumanisti tjetër, që e projektoi zhdukjen e shqiptarëve. Handke ishte edhe më i paskrupullt, u bë mbështetës i drejtpërdrejt i Milosheviqit, kasapit të Ballkanit, vrasësit të shqiptarëve, boshnjakëve e kroatëve. Milosheviqi shkeli me tanke edhe sllovenët, kur e shpallën pavarësinë mu si sovjetikët që shkelen me tanke njerëz në Pragë e Budapest. Handke ishte edhe kundër gjakut të nënës sllovene, ishte mercenar, i shitur të djalli i Beogradit.
Si do të arsyetoj Akademia Suedeze çmimin për Handken? Për humanizëm e kontribut ndaj njerëzimit? Austriaku i çrregulluar mendërisht u hakërrohej me 1999 refugjatëve shqiptarë, viktima të Serbisë së Milosheviqit: “shkofshi në ferr, ashtu si keni shkuar”, në vend që të vuante për ta, sikurse vuante e tërë bota. Vetëm një kriminel mund t’u thotë ato fjalë viktimave të gjenocidit. Është ky humanizëm, a kontribut ndaj njerëzimit? Duhet t’i marr bota model veprimi tipat e tillë mbështetës të krimit e zëdhënës të së keqes?
Handke më shumë ishte në qendër të mediave për veprimet e çmendura politike e antinjerëzore se sa për krijimtarinë letrare. Ai ishte njeriu më i privilegjuar i Beogradit kur ishte gjallë satrapi i Ballkanit, kishte përcjellje të veçantë, hotele të shtrenjta, i bënin shoqëri bukuroshet serbe të paguara nga shteti i Serbisë.
Më pikëlloi kur e dëgjova këtë lajm. Çfarë turpi. Sa shumë e zhvlerësuan një çmim letrar!
Mesazhi i çmimit Nobel mund të lexohet edhe ndryshe: të amnistohet krimi e gjenocidit serb, të ringjallët fantazma e Jugosllavisë, që po përvijohet frikshëm nga partizanët e Millosheviqit, por edhe nga nipat e Enverit.