14/10/2024

Cilat jane avantazhet dhe disavantazhet e Open Balkan?

0

Nga Enver Bytyçi

Avantazhet:

Do te kete me shume turiste ne bregdetin shqiptar! Keta turiste do te paguajne gjithashtu edhe kur te kalojne trarin e Kalimashit dhe ate te Shupenzes, te ardhura qe do te shkojne te oligarket e kryeministrit tone.

Disavantazhet:

Prodhimi shqiptar do te mbytet nga mallrat serbe te subvencionuara, sepse me marreveshjet e nenshkruara vendi yne nuk lejohet te beje poltika mbrojtese doganore e tatimore! Pra, do te kthehet koha e viteve te para 1990, kur fshataret shqiptar prene per dru pemtoret, sepse mollet vinin me lire nga Greqia e Maqedonia, sesa te kultivoheshin ne Shqiperi!

Infrastruktura shqiptare do te shfrytezohet falas nga biznesi dhe transporti i Serbise. Po keshtu portet dhe gjithcka tjeter. Ne vend qe te perfitohen te ardhura nga pozicioni gjeografik qe kemi, Open Balkan do ta privoje vendin tone nga ky perfitim.

Serbet e permes tyre ruset do te blejne pasurite e patundshme te shqiptareve ne vendin e Shqiponjave! Dhe pas nje ose dy dekadash shqiptaret do te shnderrohen sherbetoret e serbeve dhe ruseve.

Do te perhapet proteksionizmi ekonomik e politik rus dhe serb ne territorin e Shqiperise. Vendi do izolohet e investimet do te sillen rreth oligarkeve te ketyre dy kombeve.

Rusia e Serbia me prezencen e tyre ne Shqiperi do te krijojne rrjetet e shoqatave dhe organizatave te fshehta e te hapura, te cilat do te na bejne ta harrojme Shoqerine e Hapur te Georg Sorosit.

Politika do te ushqehet me marioneta te pafund ne sherbim te interesave serbe e ruse ne vendin tone dhe ne Ballkan!

Dizavantazhe per shqiptaret:

Kosova do te izolohet ekonomikisht dhe politikisht. Kete e paralajmeroi edhe kryeministri i Shqiperise nga Beogradi, kur tha se do te vini ne kufijte e shteteve te Open Balkan dhe nuk do t’ua hapim deren.

Kosova do te izolohet nga pikepamja diplomatike, sepse diplomacia e Shqiperise i eshte bashkuar tashme diplomacise serbe kunder Kosoves, se paku nga orientimi i politikave qeveritare.

Kosova do te jete e kercenuar si shtet ne perpjekje per njohjen e saj, sepse marredhenien e mire me Shqiperine Serbia do ta perdore si “argument” per ta fajesuar ate ne aventurat kunder saj.

Porti i Shengjinit, i premtuar per Kosoven, do te shkoje ne sherbim te Serbise. Rruga e Kombit, e konsideruar si rruge e bashkimit kombetar, do te sherbeje si rruge e bashkimit te Shqiperise me Serbine, duke injoruar Kosoven.

Do te rriten konfliktet midis Kosoves dhe Serbise dhe Shqiperia ose do te duhet te jete asnjanese ne kete konflikt, ose te maje anen e Serbise. Kjo do te coje ne percarje komnbetare, cka tashme eshte arritur me Edi Ramen kryeminister. Percarja e shqiptareve ka qene dhe mbetet strategjia kryesore e Serbise. Open Balkan e realizon kete.

Nese Kosova behet pjese e Open Balkan, atehere Serbia do ta kete me te lehte ta zhbeje ate si shtet! Open Balkani ka per synim rikthimin e Kosoves nen sovranitetin e Serbise.

Open Balkan ka per synim gjithashtu rikthimin e Malit te Zi nen sovranitetin serb. Ndoshta Beogradi mund te pranoje fillimisht rikrijimin e nje federate me Kosoven dhe Malin e Zi pjese te saj, por pa te drejte shkeputje. Me pas qellimi eshte qe edhe Shqiperia, Maqedonia e Veriut dhe Bosnje-Hercegovina te behen pjese e kesaj federate. Atehere do te kete marre fund edhe sovraniteti i Shqiperise, Kosoves dhe shteteve shy-sem shqiptare ne Ballkan!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok