22/12/2024

Cikël poetik nga Drita LokaHaxhillari

0
Drita-LokaHaxhillari

*KAOS NË PËRJETIM TË DHIMBJES

Nëse sërish…

eci në errësirë, kuturu…

Lermë ta gjej vetë shtegdaljen!

Mund të më cjerrin,

gjemba kryenec…

herë të bërë lëmsh,

e herë vec e vec.

Mund të rrëzohem,

të vritem gjithkund…

në duelin e heshtur, të mbijetesës…

Zgjatma dorën kur të kem sfiduar,

errësirën e dhimbjes…

në siluetat e shpresës!

© Drita LokaHaxhillari.

Të gjitha të drejtat e autorit janë të rezervuara

Dt:27.08.2017

Koha i ndryshon njerëzit..!?

Pakëz relax…për reflektim,

parfumosur në grimca vërtetësie,

meny kulinarie, lloj-lloj, si c’do herë,

në sfond, e njëjta kolonë  melodie.

Mozaikun e vlerave…ruajtur ndër breza,

me fanatizëm, krenari,

tiranët kllounë, e shkërrmoqën copë e cik…

Sa keq..!

Mbetë panoramë kokëposhtë, bardhë e zi.

Si u bëmë kështu..!?

Ku humbi zëri i ndërgjegjes !?

Ishim më mirë kur ishim keq,

se ishim bio, ishim Njeri,

sot shëmti e veshur në manekinë,

fallcitet, shtirje, neveri.

Ishim më mirë kur ishim keq,

të varfër në jetesë,

imazh tipik mesdhetar,

ama kishim formim,

dashuria dhe respekti në vend të parë..

Ishim ashtu si ishim,

një turmë nga “lart” e monitoruar,

por kishte lezet, ishim të thjeshtë,

të sjellshëm, të kulturuar,

sot antivlerat, rreshtuar në kor,

zhveshën, shpërfytyruan,

shpirtin njerëzor.

Shëndet-i thua tjetrit,

ëmbël, me pastërti,

acarohet, tërbohet,

Plac-ta kthen ai,

ti ul kikën, hesht duke u menduar…

Ai c’njerëzor, ciklon, oreks për të shkatërruar.

Si u bëmë kështu oree aman,

as mirë, as keq, s’na gjendet derman.

Ishim më mirë, kur ishim keq,

ishim bio, kishim vlera..

sot “dreq” e për “dreq”

Ah c’farë realiteti…!

A do bëhemi një ditë,

të dhemsur, të dashur, plot mirësi..

me të gjitha cilësitë..!?

Pyes veten shumë herë..

në dilemë jam, c’të them s’po di,

secili brenda vetes, duhet të jetë Njeri !!

© Drita LokaHaxhillari.

Të gjitha të drejtat e autorit janë të rezervuara

Dt:01.09.2019

Përqafoje momentin !

Kape momentin,

përqafoje,

mbaje në duar,

si peshore kohe,

qe të çelë udhët e fatit!

Udhëto me momentin,

si dallëndyshja,

tek foleja e vjetër,

për shtegtimin e ri,

të pranverës t’tjetër!

Koha ecën…

si një tren ekspres,

duhet përjetuar momenti,

që fryma të mos “vdesë”!

© Drita LokaHaxhillari.

Të gjitha të drejtat e autorit janë të rezervuara

Dt:02.09.2019

**Trokitje lumturie

Sot,

ca miq të mirë,

më surprizuan,

si uragani plot zhurmë,

buzëqeshur, përqafime,

zemër plot,

atmosferë gazmore.

Në vizionin e pafund,

të botës së dijes,

u ngjitëm në Bogovë,

duke shijuar c’do qelizë,

si alpinistët aventurierë!

701 shkallina,

një mbi një…

si fëmijë lozonjarë, aventurë, buzëqeshje, krahëruar qafë më qafë,

Megi mis- buzëqeshja, kujtime rinore,

më n’gjallmoj.

Me një premtim,

më përqafuat,

do vimë përsëri,

për ty !

Miq të mirë,

qofshi të bekuar !

© Drita LokaHaxhillari.

Të gjitha të drejtat e autorit janë të rezervuara

Dt:04.09.2019

BUZËQESHI JETËS, O NJERI..!!

Ashtu si Dielli kur lind,

dhe të përkëdhel,

me rrezet çdo mëngjes,

buzëqeshi jetës,

ditë për ditë,

çiltërsisht !

Nën Diellin që shkëlqen,

dhe merr falas ngrohtësi,

përcille me butësi,

me buzëqeshje,

dhe bukuri!

Brenda,

një shpirti të bukur,

që derdh veç mirësi,

dritë në sy rrezaton,

dhe çel gonxhe,

plot aromë!

Shpirt i bukur,

në c’do kohë,

si Dielli që lind e perëndon,

kështu jeta jonë,

me dashuri,

çdo ditë vazhdon…!!

© Drita LokaHaxhillari.

Të gjitha të drejtat e autorit janë të rezervuara

Dt:05.09.2019

STOP realitetit të trishtë !!

Në përkujtesë të Stërmillit,

geni femëror seç m’u zgjua,

nuk jam Dija,

sentimentale,

por femer rebele,

fatale.

O prozator real,

jepmë borxh dy fjal,

asgjë tjetër, vecse…

Sikur t’isha djalë !

Në realitetin e trishtë,

c’do ditë femra dhunohet,

nga maskiluteti I verbër, xheloz dhe injorant.

STOP!

Botë mashkullore,

ajo të dha jetën,

ajo është leva e Arkimedit për ty,

duhet ta mbrosh,

jo ta dhunosh!

Në këtë botë mizore,

unë jam shpirt i lirë…

JO robërisë!

JO skllavërisë!

Jetojmë në shek. 21, duhet nderuar,

jo seksi,

por NJERIU !

© Drita LokaHaxhillari.

Të gjitha të drejtat e autorit janë të rezervuara

Dt:07.09.2019

*Duaj sic të duan

Me mua, sillu mirë,

bëhu vlerë si një stoli,

më duaj sic të dua…

asgjë tjetër, s’të shko,

me asgjë s’më josh,

bëhu NJERI jo letër bosh !

Me mua, mos..mos…!!

Durimin po ma sos,

mos…për të fundit herë,

më lër të cel, të lulëzoj…

si lulja në pranverë.

Jo inat për inat,

por dashuri,

mos më dhuro lotin,

por Diell, ngrohtësi.

Bëhu buzëqeshje shpirti,

në përmasa të mëdha,

mos i kalo limitet,

bëhu mencuri jo shaka !

Bëhu impuls fuqie në mendim,

jo enigëm, mister, lëmsh i ngatërrueshëm,

bëhu dëgjues i mirë, bëhu besim,

eliksir i amnueshëm.

Me mua joo…jooo !!

Asgjë s’të shko,

as heshtje, as frikë,

as si e fundit ditë,

të lutem ik..ik…ik !!

Me mua joooo !

Me mua, mos guxo !

Me mua, dot nuk luan,

duaj si të duan !!

© Drita LokaHaxhillari.

Të gjitha të drejtat e autorit janë të rezervuara

Dt:09.09.2019

**KU TË KAM MOTRUSHJA IME ?

Sa të kam kërkuar e nuk po të gjej..

Edhe sonte po të kërkoj…

Ku je, ku ke ikur ?

Sonte më ke mbetur pikë loti,

loti që më dhuron veç dhimbje.

Ku të kam motrushe,

jeni gjysma e shpirtit tim,

përse më le në dhimbje,

po më rëndon ky pikëllim.

Në të njejtën kohë u lindëm,

bashkë u rritëm…

Me një lugë kemi ngrënë ne të dyja,

në një ritëm frymuam-lozëm,

njëra-tjetrës, jetë i kemi dhënë.

Dorë për dore, bashkë vrapuam…

Kemi lozur e kemi kënduar,

kemi qeshur e kemi qarë,

jemi rrëzuar e jemi vrarë,

po kurrë nuk jemi ndarë !

Deri në orët e vona qëndronim,

flisnim e qeshnim me lot.

Deri në kupë të qiellit na dëgjohej zëri,

këlthet shpirti im se ku je sot..

Ku të kam, ku je të lutem..?

Përse ike e me le në vetmi !?

Ti më ike larg nga sytë,

Në dhe’ të huaj diku jetoni..

Ku të kam motrushja ime ?

Më thuaj- më thuaj ku të zë nata ?

Mos më lër kështu pa përgjigje,

gjysmake në dëshpërim për ty..

Me dërgo një mesazh vet,

të di ku je ti..

Bëhu Dielli im pash një ata sy !

Më ike pa më thënë as lamtumirë,

më le me dorën e shtrirë..

Loti i syrit udhëton për faqe, për ty,

malli i zemrës të përqafo, më djeg.

Eja- eja se sonte po të pres,

me plot mall e me shumë shpresë.

© Drita Loka Haxhillari.

Të gjitha të drejtat e autorit janë të rezervuara

Dt:07.09.2019

*Zenel Bastari je krenari !

Do këndoj, do thur vargje, poezi,

për ty Zenel Bastari,

fjalëartë, bejtexhi.

Nën thundrën turke,

shekuj më parë…

ujëra, toka e kullota,

në duar njerëzish cifligarë.

Tri fise, në Bendën time,

në konkurrencë e konfrontime,

fise në gjendje të vështirë,

emigruan, për një jetë më të mirë,

të tjerë, u larguan…

për shkak të gjakmarjes,

mbiemrat ndërruan.

Ram Hyka, zbriti nga Bastari në Tiranë,

u mor me punë krahu, bahcevan,

nga fisi i Kollcijve,

me një vajzë u martua,

me dy djem, Zenelin e Rexhepin, u bekua.

Zeneli studoi në medrese,

veshur një pallto të shkurtër,

një callmë të vogël mbi kokë,

Zeneli jetim, pa babë e nënë,

e kaloj jetën artizan,

qep e qëndis sumbulla në xhamadan.

Zenel Bastari, vjershëtor e bejtexhi,

demaskoi në vargje, c’do padrejtësi.

Tirana jonë, si mësoi,

kush ish në krye, e teproi,

të pasurit, respektohen,

të varfrit, raskapiten e mundohen…

Dëshpërohet e shqetësohet,

poeti bejtexhi,

demaskoi në vargje,

c’do padrejtësi…

I dhimsesh realiteti,

dhimbjen nuk i’a mbante vizhdani,

“kush s’do të mirën e atdheut, Shqipërisë,

pastë mallkimin e Perëndisë”

Patrioti im, me derte e halle,

këndoi vargje dhe për dashurinë,

jo thjesht ndjenjë sentimentale,

por si motiv lumturie për njerëzinë.

Kush e ‘diktonte’se c’shtë jeta,

me zgjuarsi lëshonte bejtet e veta.

Në breg të lumit të Tiranës,

dy mullinj, pronë agallarësh,

dhe pse ndihet i kërcënuar,

ai me bejte i demaskon.

apeloi dhe për drejtësi,

në c’do varg të shkruar.

Poeti i vuajtur, i drejti i dynjasë,

pranon sakrificën, jo mallkimin e fukarasë.

Koha e nderon dhe përjeton,

xhevahir të rrallë,

një rrugë me emrin e tij,

dhe shkolla 9-vjecare Bastar,

Patrioti ynë vjershëtor,

fjalëartë, bejtexhi,

poeti Zenel Bastari,

krenari në përjetësi !

© Drita LokaHaxhillari.

Të gjitha të drejtat e autorit janë të rezervuara

Dt:13.09.2019

**Pak dritë për të ardhmen

Eh…! Mikja juaj,

vjen si një fjalë,

c’do ditë shkruan vargje,

me jetën duke u përballë.

Me vargun e saj,

si një zë i ëmbël,

dalë nga një shpirt,

me të tjerë, sa bukur flet..

sjell të gjallë një realitet.

Ah ky realitet..!

I trishtë ky realitet,

sa mijëra zemra pa faj,

i heshtur, po i vret.

Varfërinë e mbjellë në tokë,

si fara më e keqe e njerëzimit..

Kush na e solli këtë,

të hyjë në c’do shtëpi,

të jetë vërtet kjo demokraci !?

Interesi lakuriq, përcmon,

xhelozon dhe cmira mbijeton..

Njerëzit e ndershëm, për drejtësi,

në disnivele, udhës Jetë i con…

Ku po vemi, as vetë nuk e di,

s’di në ka mbetur më shpresë…

Vallë dhe humanizmi si shprehje gjuhësore,

do të ngelet në harresë..!?

A do lexohet nga brezi i ri,

trashëgimia plot vlerë,

që të parët tanë kanë mbjell..!?

Pena e vargut të shkruar,

si retorike, si mesazh e sjell.

Uroj ky apel te ketë ardhur i qartë,

ndryshimi si kthesë shprese te nisë,

si rrezet e diellit qe na vijnë nga lartë,

E gjithë kjo botë kështu duhet te ndrisë..!

© Drita LokaHaxhillari.

Të gjitha të drejtat e autorit janë të rezervuara

Dt.14.09.2019

*Ecur në shi, duke ardhur tek ti*

Stinë vjeshte…

sërish, ardhur përsëri,

qielli nga re mbuluar,

shpirti dhemb, përse..s’e di.

I nxirë qielli, sikur rënkon,

sytë e mi te një vajzë përqëndrohen,

me vrap udhës, ajo kalon,

pellgjeve me ujë pengohet.

Buzë mbrëmje, e shkujdesur, e menduar,

ecën ajo e hapin nuk e ndalon…

kjo vashë e bukur, syshkruar,

s’do t’ja dijë, askush s’e pengon.

Trupi i laget, zemra lëshon vlagë,

kërkon të mbërrijë te shpirti binjak,

shpirti i gjallëron, mbushet plot freski,

rend të mbërrijë sa më parë tek ai.

Ecën shpejt, si në ritmin e stërvitjes

kërkon ta pushtojë përsëri,

të nxjerrë mallin e pritjes,

ah kjo stinë vjeshte, sjell brishtësi !

Zemrat e dashuruara,

duan prezencë, ngrohtësi,

po nuk qenë pranë,

Do ndiejnë ftohtësi…

© Drita LokaHaxhillari.

Të gjitha të drejtat e autorit janë të rezervuara

Dt:29.09.2019.

SI MË NJIHNI JU MUA…

Kësaj bote në virtualitet,

nuk të njoh e s’më njeh në realitet.

Në do të më njohësh më tepër,

mos qëndro larg, mos u mbyll në oazë tërë vaj,

pranë vetes eja, si rreze drite të të mbaj…!!

Ecim rrugëve të jetës bashkë o NJERI…

E madhe…sa e gjerë kjo botë !

Endemi të kërkojmë pakëz qetësi,

mes shtigjeve të lagura në lot.

Në shpirt ndihemi si fëmi të dy,

shpresa na jep krahë, na jep dritë në sy.

Një cast, mbyllim sytë..flemë në lumturi,

përkundur në ninulla, si dallgë deti, unë e ti.

Mos jam e verbër që nuk të shoh..!?

Si një erë e ngrohtë, thellë në shpirt qëndron.

Mos jam në “dehje” që nuk të njoh..!?

Rërën e nxehtë, në këmbët e mia lëshon.

Më muros si një Mumje, kohës t’i tregoj,

se ende nuk kam vdekur, por do mbijetoj.

Endem duke jetuar mes kotësive, kuturu,

shpresa më flet me vonesë, eja këtu !

E unë kërkoj një kthim..në jetë reale,

më kot mundohem, është botë virtuale.

Rastësia të sjell njohje, të sjell surpriza cudi,

të sjell njerëz virtualë, nga Sahara..në Siberi.

O zemër e vogël, me fatin mos u gremis,

mos luaj, mos bëj as më të voglin kompromis !

Mos u brengos, pranoje si të vjen,

nëse je e mirë, fati vjen vetë e të gjen.

Shënjtorët, rolet kanë ndërruar,

njerëzit grinden, c’do  ditë duke u ngatërruar.

Duke u mbytur në pusin e mëkatit,

përpëliten për shpëtim, në labirinthet e fatit.

Mos kërko tek unë ta zgjidhësh këtë nyje !

Mos më gjyko keq, mos më gjyko pa arsye !

Në do të më njohësh si jam unë, në të vërtetë,

eja më mbaj pranë, krah për krah, në realitet !!

© Drita LokaHaxhillari.

Të gjitha të drejtat e autorit janë të rezervuara

Dt.30.09.2019.

Drama e jetës

Oh…Sa shumë u desha !

Për ju sa kam sakrifikuar..!

Ku ju kam nipër e mbesa..!?

Kam kohë, zërin pa u dëgjuar.

Bëja c’mos t’u ushqeja mirë,

prisja sic ju dua, të më doni,

e sot unë në kohë të vështirë,

s’kam as një numër telefoni.

Më pikëllon zemra, e di vec unë..

O Zot, s’e përshkruaj dot..!

Bëra gjithcka, u desha shumë…

Sa keq, askush, me mua sot !

U mërzitët me mua,

e unë shpesh qaj…

Por unë përsëri u dua,

në mëndje e zemër u mbaj.

Në ditët e mia të heshtura…

Ju lutem, një grimcë vëmendje, dashuri.

Në ditët e mia, të mbetura…

ju lutem për pakëz lumturi.

O Zot..Sa fatkeqësi !

Dramë e madhe e jetës.

Pakëz RESPEKT për të qenë NJERI,

si i vetmi virtyt i të vërtetës !!

© Drita LokaHaxhillari.

Të gjitha të drejtat e autorit janë të rezervuara

Dt:01.10.2019

STINË VJESHTE

Në dritaren e shpirtit,

vjeshtë sapo trokitur..

Si një fllad i ftohtë,

vetëm për mua vjen,

përse më gjen mërzitur !?

Shpirtin e pastër,

fillon e ngacmon,

brockollin si gojë e ligë,

syve lotin më lëshon…

ditë e natë, nuk pushon.

Eh.o  Zot në ka Perëndi,

mos më sill mua fatkeqësi !

Mbështetem te forcat e mia,

në këtë botë…

Kam ecur gjithnjë, me këmbë në tokë.

Akoma duhet të derdh lot..!?

Akoma do më mbash si dje…dhe sot..!?

Nuk ngacmoj, nuk trazoj njeri,

shikoj punën time, mbyllur në shtëpi..

Shyqyr që kam një celular,

ku shikoj botën mbarë…

Stinë vjeshte ardhur,

ende pa e parë…

Stuhi e bubullima,

lëshojnë sytë lakmitarë.

Ngjyrat e saj reflektuar,

përflakur botës mbarë.

Qetësinë e shpirtit kanë vrarë,

si njerëzit fallco me dy fytyra,

kur xhelozinë, si armë mbajnë..

harrojnë të shihen te pasqyra.

Eh moj natyrë …

që katër stinë na sjell..

Shpirti ynë, i ftohtë kallkan,

kërkon ditë vetëm me diell…

Të mos rreshket nga erërat, asnjëherë,

por të cel lule si në pranverë.

Poetët jetojnë të katërta stinët..

Shkruajnë vargje, sjellin ndjesi,

por sa vuajnë, nuk e di njeri..

Me hallet e të tjerëve

e bëjnë gjumin copa copa,

që mbarësi të ketë bota..!!

© Drita LokaHaxhillari.

Të gjitha të drejtat e autorit janë të rezervuara

Dt:03.10.2019.

*Për ty mirësi, e thjeshtë deri në madhështi*

Me ty sonte, në ëndërr, në gjumë,

gjithnjë në mendje e zemër,

në c’do sekond, ti jeton tek unë…

MIKE e MADHE-më i bukuri emër.

Më je ëngjëll, e qetë, pa fjalë,

të afrohem lehtë, me kujdes,

të puth duar, të puth në ballë,

shpirt/qeshur të them MIRËMËNGJES !

Shoqe, mike, motër, nënë, je ti,

ngjyrat e ylberit, rrezaton si c’do herë,

trup e shpirt veshur në mirësi,

në c’do stinë je Diell, je Pranverë.

Tik-taket e zemrës, penë e ngjyer në pulsim,

oksigjen në c’do germë, jetë në dedikim,

aromë lulesh që sjell pranvera,

je diamant, thesar me plot vlera.

Pedagoge e shkëlqyer, nënë heroinë,

tempull dije, dritë për shoqërinë,

det zemërgjerë, zemër bardhë si bora,

c’të ndjen zemra bujare, me zemër ta jep dora.

Shkëmb graniti, e fortë qëndron,

në maturi, qetësi, c’do dhimbje kalon,

të dhemb në shpirt, sa vec ti e di,

gjen forcë e ngushëllim, në kujtimet përjetësi.

Një jetë të këndoj, për ty në pafundësi,

është shumë pak, nuk mjafton, o mirësi,

të kemi busull në jetë, dritë e dashuri,

e ëmbël, e thjeshtë, deri në madhështi.

Urimi im vjen për ty, si trëndafila në buqetë,

jetofsh e gëzofsh, plot shëndet e jetë !

Me ZOTIN para, për ty urata e bekime,

të dua shumë, je kryefjala e ditës sime !

FALEMINDERIT ZOTIT që EKZISTON !

Për ty zemra ime gjithmonë këndon.

FALEMINDERIT që të kam në jetën time,

Për ty dhe me ty, uroj vec gëzime !!

© Drita LokaHaxhillari.

Të gjitha të drejtat e autorit janë të rezervuara.

Dt:13.10.2019.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok