27/12/2024

Cikël me poezi lirike

0
u1_Perparim-Hysi

Nga Përparim Hysi

 

1.Unë, fusharaku!

 

Kam bredhur fushave pa fund

SE në fshat fushor kam lindur e jetuar.

Por shuhurimën e pyllit nuk mund,

Nuk mund të rri pa kujtuar.

 

Kam parë dhe rrëkenë që zbret nga mali

Tek zbret e përplaset mbi gur

SE kot nuk jam nip prej SKRAPARI

Ku verave veroja dikur.

 

Çditem se tani jam i moshuar

Dhe turrem, tutje, fëmijërisë

Mallngjehem duke kujtuar

Dhe mbytem prej nostalgjisë.

 

2.Ti

 

Ti i ngjan një peme plot me kokrra

Kokrra që piqen, tani, në vjeshtë

Dua që në krahë të të marrë”hopa”

Dëshirën po ta them me këtë vjershë.

 

Bëhem si fëmijë, i nxitur nga nepsi

Dhe dorën drejt teje zgjat

AH, kjo dreqdore, mu mbi gji ngeci

Dhe trembëm  se mos thuaj”mjaft”.

 

Nuk fole fare, por u skuqe fare pak

Dhe unë, tani, bëra më tutje

Ta hajë dreqi, ç’pret nga një çunak

Që është i mbushur me”huqe”?!!!

 

3.Keq me kujtesën

 

M’u bë kujtesa si një pus i tharë

“Kova” kot rri varur mbi “pus”!

Dua të kujtoj ca vite më parë

Por”kovën e kujtesës” dot nuk e mbush.

 

Mjegulla e harresës zë më mbulon

Mundohem që mjegullën ta përzë

Ah, kjo gjendje, sa më ligështon

Mbeta si”film pa zë”.

 

4.Sytë e tu

 

Sytë e tu rrezatojnë një drltë gjallese

Buzët të fryra, të trasha e tërë lëng

Këta sy më hapin udhën e një shprese

SE gati koka më bën”tëng”.

 

“Tëng” se dua që t’i puth ata sy

Dhe buzët e fryra e të trasha

Pa të treguar të vërtetën nuk rri:

Plasa, moj mike! Plasa!!!

 

5,  Tërë kohën

 

Tërë kohën ju qëndroni e gjallë

Si e gjallë mu brenda shpirtit tim

Ah,  sa mall që kam! Ah, sa mall!

Që t’ju jap qoftë dhe një përqafim

 

Pas përqafimit, shtohet “oreksi”

Dhe  rinisim lojën e bukur të dashurisë

TA dish, moj mike,  më ka pushtuar stresi

Dhe ligështohem prej nostalgjisë.

 

Dua të vë krahë si zog e të nisem fluturim

Atje, në emigrim,  ku jeton tani

I brengosur dhe me shpirtin  pelin

E shkrova për ty këtë poezi.

 

  1. Kontradiktë

 

Jam i lumtur dhe i mbushur me gaz

Se ty po të puth me qindra herë

Mbushur me helm dhe sa nuk pëllcas

Se po trilloj këtë herë.

 

Por unë e kuptoj pse nuk jam i lumtur

Si mund të jesh i lumtur, po qe mendjekthiellët?

Atëherë, kur qeshë i lumtur, mendjen e kisha humbur

Pas një të bukure dhe mend zija qiejtë.

 

  1. Troket era në dritare

 

Troket era në dritare

Si një zog që po jep shpirt

Tek të pres jam si në alarme

Sy e veshë jam bërë i gjithë.

 

Dhe, pastaj,  troket dera

Unë sulem që ta hap

Nuk qe ti, po ishte era

Tani erën kam “inat.”

 

Çfarë pres unë dhe çfarë më del

T’ma punoj era mua?!!!

Tash nga nervat që jam bërë”erë”

S’erdhi mikja që e dua.

 

Tiranë, 14 shtator 2023

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok